• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptari e goditi 7 herë me thikë, ish-gruaja zgjohet në spital: Ku i kam fëmijët?

11:43 : 11/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Ku janë fëmijët e mi? Si janë”? Këto janë fjalët e para të 26-vjeçares shqiptare, e cila u plagos me thikë nga ish-partneri në La Spezia të Italisë.

E reja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ndodhet në spital. Ajo është ende në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Gjëja e parë që u interesua kur u bë e vetëdijshme në spital ishin fëmijët. Siç shkruajnë mediat, ka qenë avokati që e ka njoftuar që ata janë mirë, por e reja shqiptare ka vazhduar të qajë për disa minuta.

Ndërkohë, autoritetet arrestuan ish-burrin e saj, Sokol Begaj, 37 vjeç. Javën e kaluar ai mori një thikë dhe e goditi ish-partneren në një autobus, mes personave të tjerë, duke i terrorizuar të gjithë ata. Avokati i shqiptarit ka thënë për mediat se Begaj është në gjendje të vështirë psikologjike dhe nuk kupton se çfarë ka ndodhur. Sipas hetimeve, vetëm një ditë para ngjarjes, Begaj dhe 26-vjeçarja kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.

Mësohet se shqiptari e goditi të paktën 7 herë me thikë ish-gruan. Por çfarë ndodhi që situata shkoi deri në këtë pikë?

Sipas mediave italiane, harmonia në çift kishte marrë fund prej disa kohësh. Ish-gruaja denoncoi Begajn për dhunë në familje. Kjo bëri që të ndërhynin punonjësit socialë të cilët i besuan fëmijët të ëmës. Muajt e fundit, Begaj ishte përpjekur që të gjente një kompromis me ish-gruan. E enjtja ishte dita e madhe! Ata u paraqitën në një studio ligjore dhe ranë dakord për gjithçka. Fundjava alternative dhe vizita gjithnjë e më të shpeshta nga babai për fëmijët.

Lexo edhe:

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

Sipas avokatëve gjithçka ishte gati për ta çuar marrëveshjen në gjykatë. Por këtu mësohet se Sokol Begaj është shtruar në spital mbrëmjen e së enjtes. Bëhet fjalë për probleme psikologjike, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht. Pas daljes nga spitali, Begaj ka shkuar të vizitojë prindërit që i ndodhen në të njëjtën zonë ku ndodhi plagosja. Në apartament me gjyshërit ishte edhe djali i vogël, ndërsa i madhi ishte në një kamp veror. Mësohet se ish-gruaja është informuar dhe ka shkuar pranë shtëpisë së ish-vjehrrëve. Por ajo nuk është ngjitur në banesë, pasi ka pasur një përplasje të ashpër verbale me Begajn.

Pjesa tjetër është ajo që raportuan mediat dhe që për pak nuk u kthye në tragjedi. Sokoli zbriti shkallët me shapka dhe pa këmishë. Në dorë kishte një thikë kuzhine. Gruaja u përpoq të largohet dhe mes britmave kërkonte ndihmë. Por askush nuk e dëgjoi. Ajo tentoi të ngjitej në një autobus, por burri e kapi dhe e plagosi disa herë.

Njerëzit brenda në mjet u tmerruan nga pamjet. Ajo u shpëtua nga disa persona të cilët i gjetën disa peshqirë dhe i shtypën plagët për të shmangur gjakderdhjen.

Ndërkohë Sokoli u kthye në shtëpinë e prindërve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Disa minuta më vonë do të arrestohej nga policia. Pritet që ditën e sotme të mësojë masën e arrestit me burg.

Ndërkohë, gjykata deri më tani ua ka besuar kujdestarinë e fëmijëve përkohësisht gjyshërve nga babai. Ndërkohë e ëma është shprehur mes lotësh nga spitali se kur të bëhet më mirë nuk do t’i lërë më kurrë.

Etiketa: gruajaItaliShqiptari

Lajme të lidhura

BOTA

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025
SHOW BIZ

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
Para

Situata e bujqësisë në vend/ Tabaku: Duhet menaxhim, jo propagandë

TË GJITHA

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

21:20 : 31/10/2025

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

21:08 : 31/10/2025

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

21:07 : 31/10/2025

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025

Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

20:48 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com