• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Pse protestova në 7 korrik

10:21 : 10/07/2022
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Jona Koprencka

Protestova sepse çdo ditë mendoj për miqtë dhe familjarët që kanë emigruar. Sa herë që me duhet të përshëndes dikë që po ikën jashtë, përveç trishtimit ndjej edhe dyshimin e përhershëm që ka kohë që na bren të gjithëve ne që kemi mbetur këtu: Mos po bëj gabim? Mos duhet të iki edh eunë? Mos bëra gabim që qëndrova kaq gjatë? Mos duhet të iki përpara se të jetë tepër vonë?

Kam dëgjuar që jeta në emigrim është shumë shumë e vështirë, megjithatë mesa duket jeta në Shqipëri është akoma më e vështirë, përderisa nga ata që ikin, shumë pak kthehen.

Të jetosh këtu ka peshë psikologjike. Kjo peshë nuk vjen nga një shkak i caktuar, si një gur i madh që të qëndron mbi shpatulla por është si një thes i madh me guralecë dhe guralecët shtohen dita-ditës, derisa pesha të bëhet e papërballueshme, e ti të mos shohësh mundësi tjetër përveçse tia mbathësh nga sytë këmbët.

Guralecët janë të ndryshëm e me pesha të ndryshme. Ka guralecë të përditshëm, si psh. stresi i trafikut, rreziku i aksidenteve rrugore, stresi i vendit të punës që qëndron si shpata e demokleut mbi shumë shqiptarë, një bandit që kalon rrugët e ngushta të lagjeve me shpejtësi (të cilin polici asnjëherë nuk e sheh), çmimet që rriten çdo ditë (dhe jo vetëm ato të karburanteve).

Lexo edhe:

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

Protesta masive në Nepal kundër korrupsionit, shkon në 72 numri i viktimave

Ka guralecë episodikë, këto të fundit me peshë më të madhe: të tilla do të ishin (këto mos ti dhëntë Zoti): një problem shëndetësor i cili do të të detyronte të përfundoje në klinikat apo spitalet shtetërore, një përballje me institucionet shtetërore (per çfarëdo lloj arsyeje), dhe akoma më keq të përfundoje për ndonjë hall në polici, prokurori apo gjykata.

Guralecët e mëdhenj, ata pesha e të cilëve fillon e të shtyp ngadalë por gjithmonë e më tepër janë ata që janë pak si më metafizikë: ndjenja e pafuqisë, të ndjesh se jeta jote nuk ka edhe aq vlerë, pamundësia për të bërën dryshimin, të ndjerit në kurth pamundësi për të dalë, ndjenja e poshtërimit të përditshëm që ndjen kur dëgjon çdo ditë lajme për miliona euro që paguhen, vidhen, transferohen, harxhohen andej këndej si pa të keq, ndërkohë që ti numuron paratë në xhep dhe ditët deri në fund të muajit! Miliona euro!!! Për një shqiptar që merr 50 mijë lekë në muaj, 1 milion euro janë 200 vjet punë (3 breza). E ata që i vjedhin nuk kapen, ose (akoma më keq) kapen dhe i legalizojnë duke bërë ca muaj burg. Shtojmë këtu edhe lajmet e përditshme: vrasje mafioze, tritol, vjedhje, korrupsion, drejtësia funksionon, drejtësia nuk funksionon, konçesione, ppp, do prishen këto shtëpiat këtu, u rrahën nga policia ata banorët atje…

Dalëngadalë jeta fillon të të duket si një fushë e minuar ku ti ecën duke shtrënguar dhëmbët e duke shpresuar se nuk do kesh fatin e keq të shkelësh ndojërën prej tyre. Jeta në Shqipërinë tonë është bërë si një lojë rulete ruse, një lojë që shumë e kanë humbur, e që pashmangshmërisht do ta humbësh edhe ti o lexues. Të mbeten veç dy rrugë: të protestosh ose t’ia mbathësh…

Prandaj protestova! Protestova se nuk dua t’ia mbath! Nuk dua të iki! Mos më detyroni të iki! Mos më dëboni!

Etiketa: 7 korrikkoprenckaprotesta

Lajme të lidhura

BOTA

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025
BOTA

Protesta masive në Nepal kundër korrupsionit, shkon në 72 numri i viktimave

14:52 : 14/09/2025
RAJONI

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

13:11 : 14/09/2025
BOTA

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër! Çfarë ndodhi në protestën “Unite the Kingdom” (Video)

11:43 : 14/09/2025
AKTUALITET

Ervin Salianji propozon protesta në ditën e parë të Parlamentit

16:19 : 10/09/2025
AKTUALITET

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

15:59 : 10/09/2025
Para
Foto ilustruese

Rënie temperatura dhe reshje, si ndryshon moti ditën e sotme

TË GJITHA

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com