Një 78 vjeçar nga Lezha ka humbur jetën në 24 orët e fundit, si pasojë e Covi-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë që nga 766 testime kanë rezultuar të infektuar 290 qytetarë, 448 pacientë janë shëruar nga virusi.
Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 79 në Tiranë, 45 në Fier, 15 në Vlorë, nga 13 qytetarë në Durrës, Kavajë, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Lushnje, Berat, nga 10 qytetarë në Vorë, Sarandë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Lezhë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Himarë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Mirditë, Kurbin, Delvinë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Has, Poliçan, nga 1 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Dimal, Skrapar.
Në të gjithë vendin janë 6,030 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë.
Statistika (10 Korrik 2022)
Raste të reja ditore            290
Të shëruar në 24 orë        448
Të shtruar në spitale          34
Humbje jete në 24 orë         1
Testime ditore                  766
Testime totale               1,866,191
Raste pozitive                  287,984
Raste të shëruara              278,440
Raste Aktive                        6,030
Humbje jete                         3,514
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë	         3,630
Fier			             427
Durrës		         430
Vlorë		 	           356
Shkodër		       246
Berat			           225
Elbasan		        211
Gjirokastër		    170
Lezhë		    	      142
Korçë		   	          94
Dibër		    	        69
Kukës		     	        30
 
	    	















