• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Profil/ Kush ishte Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë

16:24 : 08/07/2022
në BOTA

Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, ishte i njohur për politikën e tij të jashtme të ashpër dhe një strategji ekonomike që u bë e njohur gjerësisht si “Abenomics”.

Nacionalist konservator sipas shumicës së përshkrimeve, politikani 67-vjeçar e udhëhoqi dy herë drejt fitores Partinë Demokratike Liberale.

Mandati i tij i parë në krye të qeverisë ishte i shkurtër, zgjati pak më shumë se një vit, dhe u shoqërua me kundërthënie.

Megjithatë, ai bëri rikthim të befasishëm politik më 2012 dhe qëndroi në pushtet deri më 2020, kur dha dorëheqje për arsye shëndetësore.

Japonia ishte në recesion, kur Abe e filloi mandatin e tij të dytë, ndërsa politikave të tij ekonomike, të ndërtuara në bazë të lehtësimit monetar, stimulimit fiskal dhe reformave strukturore, u janë dhënë meritat për rikthimin e rritjes së një ekonomie që po dobësohej.

Lexo edhe:

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

Japoni, 80 vjet nga hedhja e bomb*s atomike nga SHBA-ja në Hiroshima

Ai ishte në pushtet edhe gjatë rimëkëmbjes së vendit nga tërmeti i fuqishëm i vitit 2011, kur kishin vdekur gati 20.000 njerëz dhe kur ishte shkaktuar katastrofa bërthamore e reaktorëve në Fukushima.

Abe dha dorëheqje më 2020, duke treguar se vuan nga një sëmundje e zorrëve, që e kishte detyruar të jepte dorëheqje edhe në vitin 2007.

Politikani i njohur u zëvendësua nga aleati i ngushtë, Yoshihide Suga, por ende shihej si figurë e fuqishme në politikën e Japonisë.

Ngritja në pushtet

Si djalë i ish-ministrit të Jashtëm, Shintaro Abe, dhe nip i ish-kryeministrit, Nobusuke Kishi, Abe i përkiste një familje politike.

Më 1993, Abe u zgjodh deputet, ndërsa më 2005 u bë pjesë e kabinetit qeveritar, kur kryeministri i atëhershëm, Junichiro Koizumi, e emëroi në postin e sekretarit të kabinetit.

Ngritja e tij në majë të pushtetit u bë shpejt. Më 2006, Abe u bë kryeministri më i ri pas Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, një varg skandalesh, përfshirë humbjen e të dhënave të pensioneve, e goditën rëndë administratën e tij.

Partia e tij pësoi humbje në zgjedhjet e vitit 2007 në Dhomën e Lartë. Abe dha dorëheqje në shtatorin e atij viti për shkak të sëmundjes së zorrëve.

Më 2012, Abe u bë prapë kryeministër. Në atë kohë, ai kishte thënë se e ka tejkaluar sëmundjen me ndihmën e ilaçeve.

Ai u rizgjodh kryeministër edhe më 2014 e 2017, duke u bërë kryeministri me mandatin më të gjatë në histori të Japonisë.

Në fund, vendin e tij e zuri Yoshihie Suga, veteran i politikës dhe pjesëtar i vjetër i kabinetit qeveritar.

Menaxhimi i ekonomisë dhe pandemisë

Strategjia ekonomike e tij vlerësohet se ndikoi në rritje ekonomike gjatë mandatit të parë.

Në këtë strategji përfshihej shkalla e ulët e interesit, që ua bëri më të lirë marrjen e huave klientëve dhe kompanive, rritja e shpenzimeve qeveritare për infrastrukturë dhe reformat, me të cilat synohej rritja e numrit të grave në fuqinë punëtore.

Sidoqoftë, përpjekjet e tij u ballafaquan me një sfidë të madhe, kur Japonia u fut në recesion në pranverën e vitit 2020. Popullariteti i Abe-s u dëmtua edhe më tutje nga shqetësimet për menaxhimin e pandemisë.

Kritikët besojnë se fushatat e tij për fuqizimin e turizmit të brendshëm kishin ndikuar në rritjen e numrit të të infektuarve.

Dorëheqja dhe vdekja

Dorëheqja e tij më 28 gusht të vitit 2020 shkaktoi përplasje në mesin e grupeve brenda partisë për shkak se Abe nuk caktoi pasardhës.

Më 8 korrik, Abe ishte duke mbajtur një fjalim zgjedhor në qytetin Nara për të përkrahur një kandidat që është në garë për Dhomën e Lartë të Kuvendit.

Një burrë 41-vjeçar e qëlloi dy herë me një armë të improvizuar ish-kryeministrin Abe. Besohet se sulmuesi ishte pjesëtar i Forcës Vetëmbrojtëse të Japonisë.

Abe ishte me vetëdije, kur u dërgua në spital, por vdiq më vonë nga plagët.

Etiketa: atentatjaponiakryeministriShinzo Abe

Lajme të lidhura

RAJONI

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

16:38 : 08/08/2025
BOTA

Japoni, 80 vjet nga hedhja e bomb*s atomike nga SHBA-ja në Hiroshima

16:28 : 05/08/2025
BOTA

Lirohet me kusht pas 11 vitesh burg ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader

18:30 : 04/08/2025
AKTUALITET

Bankers si inceneratori dhe roli i Belindës

10:11 : 28/07/2025
BOTA

BBC: Çfarë do të thotë dakordësia mes SHBA-së dhe Japonisë për Azinë dhe botën

16:09 : 23/07/2025
AKTUALITET

Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen

13:08 : 21/07/2025
Para

Shkëmbim “kokë më kokë”, Atletico Madrid ofron Moratën për Lewandowskin

TË GJITHA

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com