Katari është një nga vendet më pak të njohura por njëkohësisht edhe më të pasura të planetit. Shteti nga Lindja e Mesme ku këtë dimër do të zhvillihet botërori është sa mistik aq edhe i hapur për të huajt.
Një ndër 8 stadiumet pritës të Kupës së Botës që cilësohen kryevepra të arkitekturës është “Al Janoub Stadium”, forma e të cilit ka ngjallur debat të vazhdueshëm.
Me kapacitet 40 mijë vende, stadiumi me formën e çuditshme që disa e krahasojnë me organin gjenital të femrës, ndodhet 20 milje nga qëndra e Dohas. Zyrtarisht, arkitektura e stadiumit lidhet me formën e velave të varkave tradicionale të Katarit.
Ka një sistem inovativ aspirimi shumë efikas dhe është një nga të paktat stadiume ku mund të luhen ndeshje edhe gjatë stinës së verës. Është dizenjuar nga arkitekti me origjinë iraliane Dame Zaha Hadid i cili ndërroi jetë në vitin 2016 për shkak të një ataku kardiak dhe si pasojë nuk arriti ta shikonte të përfunduar veprën e frymmëzuar prej tij.
“Al Janoub Stadium” ishte stadiumi i parë që përfundoi pasi u zyrtarizua në maj të 2019-ës ndërsa 20 mijë ulëse do të hiqen pas përfundimit të Kupës së Botës.