• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Teuta nis përgatitjet për sezonin e ri, dy emra të rinj i bashkohen klubit

23:35 : 05/07/2022
në SPORT

Teuta ka nisur dje përgatitjet për sezonin 2022-2023 në kompleksin stërvitor pranë stadiumit “Niko Dovana”.

Nën drejtimin e Renato Arapit, durrsakët kanë zbritur në fushë dhe me dy emra të rinj.  Seancat e para stërvitore do t’i shërbejnë stafit për të bërë një seleksionim të futbollistëve për sezonin e ri, pasi gjatë kësaj periudhe priten disa afrime.

 

 

Në seancën e parë janë parë dhe dy elementë të rinj, Uheid Hoxha dhe Aldrit Oshafi. I pari vjen nga Vllaznia, ndërsa Oshafi vjen nga huazimi te Tomori.

Krahas futbollistëve që janë konfirmuar nga sezoni i kaluar, me ekipin pritet të bashkohen futbollistë të tjerë cilësorë, si tregu vendas dhe i huaj, kryesisht nga rajoni. Me skuadrën në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët e konfirmuar, të cilët dukeshin në formë të mirë fizike, edhe pse vijnë pas një pushim 40-ditor.

Stërvitjet kanë shkuar sipas planit, ku stafi teknik ishte mjaft i kënaqur me përgatitjen fizike të futbollistëve, të cilët e kanë ruajtur formën e tyre edhe përkundër që ishin në pushim disa javor.

Lexo edhe:

Zyrtare/ Teuta ndërhyn në merkato, një 24-vjeçar për sulmin e durrsakëve

Zyrtare/ Teuta bën merkato te Dinamo, afron mesfushorin 28-vjeçar

Në stërvitjen e parë ishte një atmosferë shume e mirë brenda klubit, ku të gjithë futbollistët e stafi teknik janë të gatshëm të punojnë shumë që t’i arrijnë synimet që kanë.

Ekipi dje kishte grumbullimin e parë, që pas 27 majit, ku u mbyll edicioni i shkuar. Në seancën e parë nuk kishte asnjë mungesë, përveç të larguarve që nga fundi i sezonit.

Skuadra pritet të kompletohet në ditët në vijim. Lojtarët që nuk banojnë në Durrës janë kthyer në rezidencën e tyre dhe nën urdhrat e trajnerit Arapi kanë nisur punën për sezonin e ri.

Për shkak të temperaturave të larta, seanca e parë stërvitore nisi në orën 19:00 dhe të pranishëm ishin 20 futbollistë. Fillimi i përgatitjeve të Teutës për edicionin e ri u ndoq nga një numër i konsiderueshëm sportdashësish durrsakë.

Ata ishin aty për t’u komunikuar mirëseardhjen lojtarëve, si dhe për t’u uruar një sezon sa më të mbarë dhe me trofe, por edhe për të shuar kureshtjen e tyre.

Normalisht, ditët e para do të kalojnë me teste të ndryshme, mjekësore dhe fizike dhe me kompletimin e grupit Teuta do të nisë fazën intensive përgatitore, që pritet të kryhet larg Durrësit.

Para fillimit të përgatitjeve drejtuesit e skuadrës u uruan lojtarëve suksese dhe një sezon sa më të mbarë.

Drejtuesit e Teutës po përpiqen të formojnë një ekip që të luftojë për të dy trofetë, ndaj po punojmë për përforcime sa më cilësore.

Gjithsesi, trajneri Arapi ka deklaruar se ka besim te lojtarët dhe do të vazhdojë që edhe për këtë sezon ta bazojë lojën te grupi i vjetshëm.

Një sezon më parë durrsakët kanë pasur në gjirin e tyre lojtarë cilësorë dhe loja e tyre ka qenë e bazuar te grupi. Falë dyshes së trajnerëve Arapi-Hodo, Teuta shpëtoi duke mos u përfshirë në zonë “e ftohtë”.

Gjithsesi, mbetet një sezon tepër zhgënjyes për “djemtë e detit”. Ambiciet e klubit dihen, ndaj gjatë periudhës së merkatos pritet të mbërrijnë në Durrës lojtarë që do të bëjnë të mundur të plotësojnë mangësitë dhe të garantojnë suksesin e kërkuar, si në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

Etiketa: Aldrit OshafipërgatitjetRenato ArapiteutaUheid Hoxha

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Teuta ndërhyn në merkato, një 24-vjeçar për sulmin e durrsakëve

16:19 : 30/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Teuta bën merkato te Dinamo, afron mesfushorin 28-vjeçar

15:51 : 22/07/2025
SPORT

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025
SPORT

Selmani shihet si zgjedhje e parë te Teuta, portieri tjetër i durrsakëve njofton largimin

20:24 : 21/07/2025
SPORT

Vllaznia para ndeshjes në Europë, pas Kevin Dodaj-t largohet edhe një tjetër lojtar

11:54 : 20/07/2025
SPORT

Teuta forcon sulmin, durrsakët prezantojnë futbollistin më të ri të skuadrës

08:08 : 20/07/2025
Para

Nis largimi i masave të nxehta afrikane, çfarë ndodh me motin

TË GJITHA

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025

VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para

16:27 : 24/08/2025

Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen

16:14 : 24/08/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

16:02 : 24/08/2025

VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit

15:45 : 24/08/2025

Zelensky: Ukraina nuk do ta humbasë luftën kundër Rusisë

15:34 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com