• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rreziku amerikan” si shpëtim për Shqipërinë

19:30 : 30/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Preç Zogaj

Enver Hoxha pat përcaktuar si armikun e parë më të madh për Shqipërinë e pasluftës “rrezikun angloamerikan”. Nga fundi i jetës pat shkruar edhe një libër me ketë titull.

Pse anglomerikanët? Për një arsye të vetme: Sepse SHBA dhe Britania e Madhe ishin (dhe janë) demokraci të forta e fitimtare.

Çfarë rreziku i vinte Shqipërisë prej tyre? Asnjë rrezik nuk i vinte Shqipërisë. Por i vinte Enver Hoxhës personalisht, ambicies së tij për të sunduar kësaj nahije me dorë të hekurt si Stalin i vogël. Rrezikun që i kanosej atij vetë e tregonte si rrezik për vendin dhe popullin.

Koha ka treguar qartë se për më shumë se katër dekada “rreziku angloamerikan” ishte një shans i humbur për Shqipërinë, që u përkthye në shtypje, izolim dhe mjerim për popullin shqiptar.

Lexo edhe:

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

Me hapjen e vendit pas vitit 1990 SHBA u rikthyen . Bashkë me ta një histori e madhe e marrëdhënieve dypalëshe, shënjuar nga përfitimet e mëdha të Shqipërisë dhe kombit tonë. Kjo ka bërë që SHBA të jenë për shumicën dërmuese të shqiptarëve vendi më i dashur në botë.

Por kohët e fundit, sidomos pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit, vihet re një ringjallje në artikulime i “rrezikut amerikan për Shqipërinë”, ndikuar sa nga narrativa e tij spekulative plot me gënjeshtra në lidhje me arsyet e shpalljes non grata, sa nga denoncimi prej tij i reformës në drejtësi me bashkautorësi amerikane dhe europiane

E shohim në rrjetet sociale, por edhe nëpër studio televizive: Fara e “rrezikut amerikan” ka mbirë dhe errësuar mendjet e shumë prej berishistëve. Që janë edhe më të drejtpërdrejtë se lideri i tyre në shprehjen e alarmit dhe aversionit kundër “Amelikës”!

Shqipëria e sotme u dedikon SHBA dhe NATO-s as më shumë e as më pak se sigurinë e saj dhe të qytetarëve të saj. (Kjo nuk do të thotë se duhet të vëmë kapelën mbi sy dhe të tundim zinxhirin).

Miqësia me SHBA është aseti më i madh që kemi në arenën ndërkombëtare. Ajo na jep më shumë përfillje, respekt, konsideratë dhe emër në marrëdhënie me të tjerët.

SHBA kontribuon si asnjë vend tjetër për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Pa ta do të ishim shumë më keq se jemi. Një ditë prej ditësh, gjashtë-shtatë vite të shkuara, duke parë sa e madhe dhe e rrezikshme ishte bërë për Shqipërinë pandëshkueshmëria në sferat e larta, SHBA vunë gishtin dhe konceptuan zgjidhjen. Kjo ishte reforma në drejtësi. Bajraktarët politikë vendas e votuan me prapamendimin tipik për t’ja përdredhur lozën e kontrolluar rrugës. E gjithë historia e ngritjes së institucioneve të drejtësisë së re dhe e vendosjes së tyre në punë në përputhje me ligjin dhe pritshmëritë ka qenë dhe është një si tërheqje litari me SHBA në njërin skaj dhe kastën Berisha-Meta-Rama në skajin tjetër, në role specifike secili prej tyre, ku Rama kishte edhe atë të kalorësit të reformës me flamurin amerikan në dorë.

Për ta kuptuar më mirë këtë që po themi duhet të nënvizojmë sërish se në Shqipëri, prej dy dekadash e më shumë, kapja e drejtësisë nuk ka kuptimin e ndërsimit hakmarrës të fituesit ndaj humbësit, por të mosfunksionimit të saj në sferat e larta. Si e tillë kapja e drejtësisë i ka kaluar dhe i kalon si pakete e gatshme kryeministrit të radhës .

Nga pikëpamja e mosveprimit në sferat e larta, drejtësia e re ka vijuar të jetë e kapur nga Rama për një kohë bukur të gjatë. Ka arsye të mendohet se vonesat dhe hezitimet e saj për të goditur lart kanë qenë (dhe janë ende) tregues i përmasave të mëdha, tej parashikimeve, të së keqes që duhet të luftojë.

Por diçka e rëndësishme ka ndryshuar e po ndryshon. Drejtësia e re si korporatë e mbyllur ndaj politikës po merr mbështetje dhe garanci të shtruar nga SHBA; po ndërgjegjësohet më shumë për misionin, po guxon të hetojë e ndëshkojë korrupsionin në sferat e larta. Për herë të parë kemi parë jo thjesht hetime që hapen e mbyllen, por pranga në duar ish ministrash e deputetësh të partisë në pushtet.

Këtu edhe nervozizmi dhe deklaratat e stampës së partisë-shtet kundër SPAK-ut nga ana e Ramës kohë me parë.

Këtu edhe shpërthimet dhe zotimet e Berishës për zhbërjen e reformës në drejtësi. Zotime pa asnjë të ardhme për shumë e shumë arsye, të destinuara të mbeten në nivelin e kërcënimeve për prokurorët dhe gjyqtarët aktualë. Të cilët Berisha është mësuar t’i tutë e kompleksojë me deklarata , me gjeste, me fotografi të vetat me turma nga prapa prej nga ka marrë, në keqpërdorim të saj, pra të turmës, luspat e të paprekshmit nga ligji.

Këtu edhe “rreziku i ri amerikan” për Shqipërinë që është rritja ditë pas dite e pavarësisë dhe kurajos së prokurorëve dhe gjyqtarëve në institucionet e drejtësisë së re

Politikanët e korruptuar që kanë përdorur pushtetin për të pasuruar vetën, të afërmit dhe miqtë e tyre, kanë arsye të jenë realisht të frikësuar.

Siç ka ndodhur rëndom, të rrezikuarit nga deviza e re “askush mbi ligjin” po bëjnë çmos ta trajtojnë rrezikun që u kanoset atyre personalisht si rrezik që i kanoset Shqipërisë. Duke e maskuar këtë me termat e rrezikimit të sovranitetit . Kush ta hajë, ta hajë.

Shumica dërmuese e di mirë se politika amerikane e luftës kundër korrupsionit në sferat e larta është krejt e kundërta e rrezikut për Shqipërinë. Është zgjidhja e vetme, është shpëtimi i saj.

 

Etiketa: analizaPrec Zogaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

22:50 : 23/05/2026
RAJONI

Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?

15:39 : 16/05/2026
Në Foto: Drejtori i ISUV, Ilir Ajdini, dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla
AKTUALITET

Skandal te ISUV! Gjysma e laboratorëve pa akreditim, tendera të dyshimtë me ‘flamuj të kuq’

20:40 : 16/04/2026
AKTUALITET

Berat/ 80-vjeçari pret 4 muaj për analiza, “Shëndetësia falas” e lë në derë!

21:00 : 07/04/2026
AKTUALITET

Udhëzim të gjitha degëve, PD nis procesin e analizës për rezultatin e 11 majit

18:16 : 04/12/2025
Para

Zyrtare/ Besir Iseni vishet bardheblu, kontratë 3-vjeçare me Tiranën

TË GJITHA

Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

14:37 : 16/07/2026

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

14:03 : 16/07/2026

Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Pezullohen dhe gjobiten Gjikuria dhe 4 kompani të tjera

14:02 : 16/07/2026

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş