• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Albert Nushi/ “Zari” i Geron Xhafaj arrestohet për manipulim provash

12:14 : 28/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Arrestimi i zyrtarit të lartë të Policisë, Albert Nushi, nuk duhej të konsiderohej aspak surprizë për një vend normal.

Zv.drejtori aktuali i Policisë së Beratit u arrestua të hënën e kësaj jave (27 qershor 2022) me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “deklarim të rremë”, pas përplasjes me armë gjatë fushatës elektorale të vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Më qartë, Nushi, i cili në atë kohë ishte numri dy i Policisë së Elbasanit, akuzohet për “manipulim provash”.

Dhe, kjo nuk është hera e parë që Nushi bën diçka të tillë.

Lexo edhe:

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

“Rama urdhëron të fshihet krimi”/ Berisha: Kandidatja e Suel Çelës, menderosi zgjedhjet në Elbasan

Ai është një prej personave përgjegjës për manipulimin e provave në çështjen “Geron Xhafaj”, për të cilin u ngritën dyshime se vijonte trafikun e narkotikëve, ndërkohë që ishte i dënuar në Itali dhe vijonte lëvizjen lirshëm në Shqipëri.

Një audio-regjistrim i bërë publik në pranverën e vitit 2018 tregonte se Agron (Geron) Xhafaj, bisedonte me një person tjetër për trafik narkotikësh nga Vlora drejt Italisë.

Ky regjistrim ishte një goditje e fortë për vëllain e trafikantit, Fatmir Xhafaj, i cili mbante pozicionin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë “Rama 2”.

Ndaj, duhej bërë gjithçka që regjistrimi dhe të gjithë provat e tjera të manipuloheshin dhe trafikanti Agron (Geron) Xhafaj të dilte i pastër.

Këtë “detyrë partiake” e mori përsipër Albert Nushi, i cili, në pozicionin e drejtorit të Policisë së Fierit në atë kohë, manipuloi në mënyrë të trashë dëshmitarin e rremë, Fredi Alizoti, për të rrëzuar bisedën e regjistruar ndërmjet Agron (Geron) Xhafaj dhe një personi tjetër, Albert Veliu.

Të dhënat e dosjes hetimore të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila ndoqi rastin “Geron”, e tregojnë drejtuesin e lartë policor, Albert Nushi, në rolin e një “zari” përballë kriminelit Fredi Alizoti.

“Boldnews.al” ka publikuar më herët një prej përgjimeve më pikante të dosjes “Geron”, në të cilën dallohet qartësisht se Albert Nushi ishte i gatshëm të bënte gjithçka, të telendisej nga dëshmitari i rremë, vetëm e vetëm që ky i fundit të jepte dëshmi të rreme që mbronin vëllain e Fatmir Xhafajt.

Në 29 Gusht 2018 e konkretisht në orën 8.46 të mëngjesit, drejtori Nushi telefonon Fred Alizotin. Ky i fundit përgjigjet në telefon, duke i thënë drejtorit që “më merr pas një minute, se jam duke bërë shurrën”. Drejtori Nushi bindet.

Një minutë më vonë, në 8.47, Fredi Alizoti, pasi mbaron nevojat fiziologjike, i kthen telefonatën drejtorit të Policisë së Fierit.

Në këtë bisedë të dytë, drejtori Nushi interesohet se kur e ka “axhendën” e lirë Alizoti, pasi dëshiron ta takojë.

Gjatë kësaj bisede, Fredi Alizoti i thotë që është i gatshëm të takojë drejtorin rreth orës 12-13, në Tiranë. Zyrtari i lartë i Policisë i garanton se do të mbërrijë nga Fieri në Tiranë, në orarin që caktoi Fred Alizoti.

Në dosjen hetimore ka edhe shumë detaje të tjera, se si Nushi e shoqëron Fredi Alizotin me automjet, se si i paguan ushqimin dhe i jep “disa pare xhepi”, vetëm e vetëm që dëshmitari i rremë të luante lojën e tij në mbrojtje të Geronit.

Manipulimi i dosjes hetimore, që mban firmën e Albert Nushit, por edhe të një morie prokurorësh e gjyqtarësh që u vendosën nën këmbët e Fatmir Xhafajt, rezultuan “të suksesshme” për trafikantin Agron (Geron) Xhafaj.

Ai i shpëtoi hetimit në Shqipëri, ndërkohë që udhëtoi si “pako postale” drejt Italisë, për të kryer dënimin me 7 vjet e 6 muaj burgim, si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafik narkotikësh.

Albert Nushi, i cili ishte pjesë e manipulimit të provave për Geron Xhafaj, u transferua në Elbasan, ku vijoi i qetë ushtrimin e funksionit.

Kjo qetësi vijoi deri në 21 Prill 2021.

Pas një incidenti të dhunshëm me sfond blerjen e votave, mbetet i vdekur me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, kolegut të tij Nikollaq Palla dhe një dyzine policësh të tjerë.

Hetimet e prokurorisë se Elbasanit kanë zbuluar se të gjithë oficerët e policisë kanë mashtruar autoritetet hetimore, duke deklaruar të dhëna të rreme për ngjarjen.

Albert Nushi ka deklaruar para prokurorëve se ka parë të qëllojë me armë vetëm Arbër Paplekajn, pjesëtar i grupit për mbrojtjen e votës nga ana e Partisë Demokratike.

Por, ekspertiza ka zbuluar se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, të qitura nga të paktën tre armë.

Ky detaj dëshmon se mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri. Por, zv.drejtori Nushi ka deklaruar se ka qenë vetëm një armë, pra sërish një “manipulim”, tipik i tij.

Albert Nushi “shpëtoi” herën e parë kur manipuloi provat për “Agron Geron Xhafajn”.

Herën e dytë, nuk e ka më në krah Fatmir Xhafajn.

Tashmë duhet të përjetojë arrestimin dhe çnderimin e uniformës, të cilën gjithësesi e ka mbajtur me shërbime të rëndomta dhe, pse jo edhe kriminale, në favor të pagatorëve politikë socialistë.

Etiketa: albert nushielbasangeron xhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Rama urdhëron të fshihet krimi”/ Berisha: Kandidatja e Suel Çelës, menderosi zgjedhjet në Elbasan

17:34 : 13/05/2025
AKTUALITET

Foto/ Votuesi lë shënimin epik mbi fletën e votimit: Forca Real Madrid

11:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Qarku Elbasan/ Ja kush kryeson deri më tani

08:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku Elbasan/ PS kryeson, numërohen 22 kuti

03:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025
Para

Arrestimi i Albert Nushit, Boçi: Rama po i lëshon për të shpëtuar kokën e tij

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

FOTOLAJM/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

18:04 : 16/05/2025

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

17:40 : 16/05/2025

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

17:37 : 16/05/2025

Noka nga protesta: Edi Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi

17:27 : 16/05/2025

Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

17:20 : 16/05/2025

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com