• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

NATO nën shantazhin e Erdoganit

16:15 : 27/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Në aftësinë e tij për të bërë keq, Rexhep Tayip Erdogan është i pakonkurueshëm. Këtë po e provon edhe NATO me bllokimin e kërkesës për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës nga Turqia, në një kohë aspak të përshtatshme si kjo e situatës së re, të krijuar nga pushtimi i Ukrainës prej Rusisë.

Më shumë se për gjendjen e luftës duket sikur presidentit turk është i interesuar të mbrojë interesat e tij, që prevalojnë mbi rregullat elementare të funksionimit të një aleance, brenda së cilës ai po sillet si një mashtrues.

Ndoshta është e kotë të pritet ndonjë presion më i madh gjatë samitit që do të nisë të martën 28 qershor, në Madrid, kur dihet se tashmë presidenti turk negocion nga pozicioni i forcës.

Ai do të vazhdohë të luajë midis Rusisë dhe aleatëve zyrtarë perëndimorë, sipas llogaritjeve të veta strategjike, duke nënvizuar edhe më tej humbjen e ndikimit të Shteteteve të Bashkuara.

Megjithatë, vlerat e shpallura nga Rexhep Tayip Erdogan nuk kanë të bëjnë aspak me ato të NATO-s, dhe mënyra e tij e qeverisjes, i ngjan gjithnjë e më tepër asaj të Vladimir Putinit apo i Xi Jiping: një shoqëri civile e kapur për fyti, një parlament fasadë, një drejtësi nën urdhra.

Lexo edhe:

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

Turqia do të ndërtojë luftëanijen më të madhe në Evropë, 16 metra më e gjatë se ajo britanike

Kjo u pa në prill, me vendimin për filantropin turk Osman Kavala, i cili u dënua me burgrim të përjetshëm pas një procesi qesharak.

Në Turqinë e Rexhep Tayip Erdogan, gazetarë, deputetë, kryetarë bashkie, akademikë, shpesh akuzohen për “terrorizëm” dhe dënohen për fajin e vetëm se kanë kritikuar veprimet e “Reis”-it (“shefi”, një nga pseudonimet e presidentit).

A është vallë ai në pozicionin më të volitshëm për të kërkuar llogari nga Suedia dhe Finlanda, me akuzën se ato janë treguar pasive në luftën kundër terrorizmit, të cilën e përdor si justifikim për bllokimin e tyre?

Nga ana tjetër, dehja nga pandëshkueshmëria mund të rezultojë një kurth për Erdoganin. Është në interesin e vet që të mos i nënçmojë, në këtë mënyrë aleatët, teksa një vit para zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative situata po i përkeqësohet me shpejtësi në Turqi.
E konsideruar për një kohë të gjatë si pika e fortë e presidentit, ekonomia është bërë sot barra e tij kryesore. Standardi i jetesës së popullsisë vazhdon të ulet. Inflacioni vjetor arriti në 73.5%, në maj, norma më e keqe që nga viti 1998, borxhi i jashtëm i vendit është rreth 180 miliardë dollarë (170.2 miliardë euro), ndërkohë që shtatë nga dhjetë familje kanë kredi konsumatore që nuk mund ti shlyejnë dot.

Politikat aspak ortodokse të presidentit, që vuri bast për besimin e tij se se normat e larta të interesit nxisin inflacionin, çuan në rënien e monedhës, duke shterruar rezervat e bankës qendrore, dhe duke nxitur ikjen eikje kapitaleve.

Ky kolaps e ka detyruar tashmë Erdoganin ti nënshtrohet një pakti turpërues me Arabinë Saudite dhe sidomos me princin e saj trashëgimtar, Mohammed Bin Salman, që dyshohet si urdhëruesi atentatit të tmershëm në Stamboll, ndaj disidentit Jamal Khashoggi, në 2018.

Megjithatë, lufta në Ukrainë rrezikon ta “përkeqësojë situatën” brenda Turqisë, duke prekur “importet e lëndëve të para, sektorin e turizmit dhe investimet”, nënvizon agjencia financiare “S&P Global”, në një studim të fundit. Presidenti turk mund të mendojë se diplomacia e tij shantazhuese do ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
Por ai duhet të jetë më i kujdesshëm për efektet e politikës së vet monetare. Duke u sjellë kështu, ai po ushqen një krizë që mund përfundojë duke e marrë edhe atë me vete, pas nëntëmbëdhjetë vjetësh qëndrimi të pandërprerë në pushtet. /Le monde/ Perktheu per Lapsi.al: T Çela

Etiketa: Erdogannanoturqia

Lajme të lidhura

BOTA

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

13:43 : 05/07/2025
BOTA

Turqia do të ndërtojë luftëanijen më të madhe në Evropë, 16 metra më e gjatë se ajo britanike

21:11 : 04/07/2025
BOTA

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

20:20 : 04/07/2025
BOTA

Izrael-Turqi, rivaliteti që po “zien” në Lindjen e Mesme

18:23 : 04/07/2025
AKTUALITET

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

19:18 : 30/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Arriti me Kombëtaren në çerekfinalet e “Euro 2024”, Montela rinovon me Turqinë

16:25 : 30/06/2025
Para

Zyrtare/ Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare bëhet zv.trajner te Nice

TË GJITHA

Rama nuk ndalet: “Kabinat e kriminelit” në Theth do i marrë shteti

18:13 : 07/07/2025

Shpopullimi/ Jo vetëm vendasit, Shqipëria braktiset edhe nga emigrantët e “botës së tretë”

18:11 : 07/07/2025

Pistë e re për Kristjan Asllanin, mesfushori i Interit kërkohet në La Liga

18:05 : 07/07/2025

Qëlloi me armë rojet kufitare në Teksas, policia amerikane ekzekuton agresorin

17:52 : 07/07/2025

Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet për defekt elektrik

17:49 : 07/07/2025

Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

17:44 : 07/07/2025

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

17:43 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com