• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fluturojnë kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë, fatura u fry nga 50 mln në 108 mln euro

15:39 : 26/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë kanë kapur shifra te frikshme. 33 kilometrat e këtij aksi interurban të kategorisë C2, kanë kushtuar gati 13 miliardë lekë afro 108 milion euro, ndërkohë që në fillim i gjithë projekti ishte parashikuar me një kosto totale mes 50-60 milionë euro. Ndërtimi ka filluar që në vitin 2008 nga qeveria Berisha e cila tenderoi lotin e parë me 679 milion leke, sipas ARRSH, ose rreth 5,6 milion euro, për një gjatësi 7.1 kilometra.

Me ndërrimin e qeverive projekti u zvarrit për disa vite, ndërkohë që përmes një skeme të copëtimit të punimeve në shumë lote, paratë u shpërndanë në disa tendera. Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si janë prokuruar paratë nga ARRSH pasi në shumë raste për lote të caktuar janë zhvilluar shtesa punimesh në vlera të konsiderueshme, të cilat janë fituar nga të njëjtat kompani që kishin fituar tenderin fillestar.

ARRSH bëri të ditur për “News24” se lotet 2 dhe 3 kanë kushtuar në total më shumë se 1 miliard lekë ose 8,7 milion euro. Ndërkohë skema me dy tendera për të njëjtin lot ka nisur me lotin numër katër, që është fituar në shtator të 2018 me 99% të fondit limit nga Cobial shpk dhe Gjoka konstruksion për rreth 2,4 miliardë lekë ose 20 milionë euro për 6,1 kilometra. Por 20 milionë euro nuk mjaftuan dhe ARRSH prokuron 3,8 milionë euro të tjera në prill të 2021.

Negociatat e punimeve shtesë bëhen me bashkimin e operatorëve “Cobial shpk” dhe “Gjoka Konstruksion”, që pati fituar tenderin e parë. Dokumenti i shpalljes së fituesit mban firmën e Ergys Verdhos. E njëjta procedurë edhe për lotin 5, ku në shtator të 2018 fituese ka dalë kompania “ALB-STAR” me një ofertë prej 1.78 miliardë lekësh ose 14 milionë euro, për 3,3 kilometra rrugë. Oferta ishte sa 98% e fondit limit, ndërkohë më pas në prill të 2021 e njëjta kompani ka negociuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar një kontratë për shtesë punimesh 332 milionë lekësh, afro 2,6 milionë euro.

Në tetor të 2018 ARRSH shpalli fituese për lotin 6 bashkimin e operatorëve “Agbes shpk” & “Arberia” që dhanë një ofertë prej 2,37 miliard lekësh gati 20 milion euro, për rreth 4,5 kilometra. Edhe në këtë rast oferta është shumë pranë fondit limit, por pavarësisht kësaj në prill të 2021 ashtu si për lotet 4 dhe 5 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka negociuar 467 milion lekë ose 3,9 milion euro shtesë punimesh. Në të treja rastet kompaninë ndërtuese kanë justifikuar shtësën e punimeve me probleme gjeologjike të hasura rrugës.

Lexo edhe:

Shtresa e mesme, nën presionin e kostove të larta të jetesës

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

Për lotin 7 tunelin e Skërficës fituesi është shpallur në korrik të 2020 nga ARRSH pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Kontrata u lidh me bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga Gjoka Konstruksion me një vlerë gati 1,8 miliardë lekë ose rreth 15 milion euro. Ndërkohë skandali me kostot shtesë thellohet pasi në të gjashta lotet e gjatësisë së rrugës janë zhvilluar shtesa të treta punimesh. Një kontratë prej 1,43 miliardë lekësh, rreth 11 milion euro është fituar në maj të këtij viti nga Gener 2 për sistemimin dhe rivitalizimin e Skarpateve, dhe një kontratë tjetër prej 220 milion lekësh rreth 1,8 milion euro është fituar në shkurt po të këtij viti nga kompania “Jubica” për sinjalistikën rrugore. Kësaj rradhe dokumentet mbajnë firmën e pasuesit të Ergys Verdhos, Evis Berberit.

Normalisht çdo rrugë që tenderohet dorëzohet tek autoriteti kontraktues me sinjalistikë, dhe me tërësinë e punimeve të skarpateve të realizuara, ndërsa procedura e ndjekur nga Autoriteti Rrugor Shiqptar i ka nxjerrë kostot e projektit të aksit Kardhiq- Delvinë jashtë kontrollit. Plot 3 kontrata shtesë punimesh dhe 2 kontratat për punime ekstra kanë bërë që Kardhiq-Delvinë të kushtojë plot 13 miliardë lekë afro 108 milion euro për 33 kilometra rrugë interurbane dytësore. Askush nuk mban përgjesi deri më tani për këtë fryrje të madhe të kostove, ndërkohë që kjo është një faturë me një drejtim, qytetarin shqiptar. /BW/

Etiketa: kardhiq delvinekostotrruga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtresa e mesme, nën presionin e kostove të larta të jetesës

08:05 : 24/05/2025
AKTUALITET

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Protesta në Hotolisht/ Banori shpërthen ndaj Ballukut: Na mashtron ajo k*rva e m*tit! Deri në vrasje do shkoj

14:51 : 02/05/2025
AKTUALITET

DETAJET/ Ja çështja për të cilën dëshmoi për 4 orë Mazniku, hetimi mund t’i kalojë SPAK-ut

14:56 : 28/04/2025
AKTUALITET

“Fshati prishet, Belinda krihet”/ Banorët e Hotolishtit sërish protestë për ndërtimin e rrugës

10:58 : 27/04/2025
Para

Lojërat Mesdhetare, parakalimi i sportistëve shqiptarë (VIDEO)

TË GJITHA

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë, adoleshenti u qëllua me armë zjarri në një piceri/ DETAJE

19:49 : 01/06/2025

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com