• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erdogan një autokrat i bezdisshëm, por Perëndimi duhet të bëjë paqe me të

16:31 : 24/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA
FOTO: GENT SHKULLAKU/AFP VIA GETTY IMAGES

FOTO: GENT SHKULLAKU/AFP VIA GETTY IMAGES

Nga Maximilian Hess “Foreign Policy”

Perëndimi demokratik, ka një histori të gjatë dhe të diskutueshme të hyrjes në aleanca pragmatike me diktatorët dhe liderët autoritarë mbarë botën. Pra me partnerë të pakëndshëm, por të nevojshëm në përballjen me kërcënimet ndaj rendit ndërkombëtar.

I denoncuar si i dyshimtë nga pikëpamja etike, ky lloj qëndrimi është gjithashtu një politikë realiste e ekuilibrit të pushtetit. Ai i dha mundësi botës të bëhej bashkë për të mposhtur Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Perëndimit të fitonte Luftën e Ftohtë.

Në krye të listës së partnerëve të tillë, Perëndimi ka nevojë urgjente për marrëdhënie më të mira me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Është e qartë që ai është një lider problematik:ka minuar në mënyrë aktive demokracinë turke, ka zhbërë dekadat e liberalizimit në vend, ka përdorur si armë emigrantët, ka terrorizuar pakicën kurde si në shtëpi ashtu edhe në Sirinë fqinje, dhe e ka ndihmuar Iranin të shkelë sanksionet e SHBA-së.

Së fundmi, Erdogan ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Do të duhet shumë kohë, përpara se Perëndimi të mund besojë vërtet tek Erdogan. Por realiteti është se Perëndimi ka nevojë më shumë se kurrë për të. Lufta brutale dhe e gjithanshme e Rusisë kundër Ukrainës, e ka ngritur shumë profilin e Turqisë në skakierën gjeostrategjike globale.

Lexo edhe:

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

Ankaraja është shfaqur si një furnizuese kryesore e Kievit më dronë ushtarakë, dërgesa që për fat të mirë nuk ka treguar se synon t’i ndalë. Shanset e fitores së Ukrainës do të përmirësoheshin ndjeshëm, nëse do të shtoheshin dërgesat e armëve nga Turqia.

Erdogan, që kontrollon hyrjen në Detin e Zi përmes Ngushticave të Bosforit, e mbylli kalimin për anijet luftarake që në fund të muajit shkurt. Po ashtu, Ankaraja ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me Moskën për Ukrainën, ku Erdogan sheh një mundësi. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, diskutoi në Ankara më 8 qershor planet për të siguruar një rrugë kalimi për eksportet e grurit ukrainas me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Ai kërkoi në këmbim një ulje prej 25 për qind të çmimit të grurit rus që blen Turqia. Pa Ankaranë me vete, çdo propozim perëndimor për të çarë bllokadën ruse të porteve të Ukrainës, është i destinuar të dështojë. Por Perëndimi ka nevojë për Turqinë, edhe për luftën e tij ekonomike kundër Rusisë.

Vetëm mbështetja e Ankarasë, mund ta kufizojë rrjedhën e mallrave ruse brenda dhe jashtë Detit të Zi, e cila vazhdon edhe pse anijet ukrainase janë bllokuar në portet e tyre. Ndihma e Ankarasë është thelbësore edhe në shkurtimin e linjave të qarkullimit të parave dhe kleptokratëve rusë.

Turqia është shndërruar muajt e fundit një destinacion kryesor për paratë ruse (dhe jahtet e oligarkëve ) që po i shmangen sanksioneve, dhe po luan një rol në rritje në mbështetjen e ekonomisë së re autarkike të presidentit rus Vladimir Putin. Turqia është një nga vendet e pakta kryesore që pranon lirisht pagesat në rublën ruse, duke e zbehur kësisoj ndikimin e sanksioneve bankare perëndimore.

Përfshirja e Turqisë në koalicionin perëndimor, do të mbyllte një nga vrimat më të mëdha në regjimin e sanksioneve. Por më e rëndësishmja:Turqia do të jetë një lojtare kyçe në riorganizimin e furnizimeve evropiane me energji, dhe jo vetëm sepse kontrollon qasjen përmes një numri linjash të transportit.

Për shembull, thelbi i strategjisë së Evropës me Korridorin Jugor të Gazit, është gazi që vjen nga Azerbajxhani nëpërmjet gazsjellësve Trans-Anatolian dhe Trans-Adriatik, të inauguruara përkatësisht në vitet 2018 dhe 2020, që furnizojnë rrjetin evropian të gazit në Ballkan dhe Itali, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, Erdogan po synon të zhvillojë burimet e gazit në vend, dhe madje të lidhë fushat e gazit në bregdetin izraelit dhe qipriot me rrjetin energjitik evropian. Përpjekje të tilla ndërlikohen nga mosmarrëveshjet greko-turke mbi Qipron dhe pronësinë e ujërave përreth. Një partneritet i ringjallur europiano-turk, mund të jetë e vetmja mënyrë për të shfrytëzuar plotësisht burimet e pasura energjetike të Mesdheut Lindor. Një partneritet i tillë mund ta shtyjë Erdoganin të nisë një përballje direkte me Rusinë.

Së fundi, afrimi me Erdogan, do t’i ofronte Perëndimit më shumë mekanizma ndikimi gjeostrategjikë mbi Kremlinin përtej luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër, Turqia është një lojtare kyçe në 3  konflikte shtesë ku përfshihet Rusia:Siri, Libi dhe në mosmarrëveshjen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabak.

Një partneritet i ri me Erdogan, do t’i jepte Perëndimit mjete të mëtejshme presioni, në përpjekjen për ta kufizuar ndikimin global të Moskës. Po çfarë ndodhi që Erdogan u distancua nga Perëndimi, dhe mban sot marrëdhëniet më të ngushta me Moskën? Perëndimi po paguan një kosto të lartë pse nuk i dëgjoi shqetësimet e tij.

Ndryshimi i raporteve nisi në vitin 2011, kur Pranvera Arabe përfshiu Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Rebelimet ofruan perspektivën e ngjitjes në pushtet të partive islamike të ngjashme me AKP. Erdogan u ndje i tradhtuar kur presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, dështoi të mbrojë “vijën e tij të kuqe” në Siri”, dhe e braktisi presidentin e atëhershëm egjiptian Mohamed Morsi, i lidhur me Vëllazërinë Myslimane dhe i mbështetur publikisht nga Erdogan, kur ushtria egjiptiane e rrëzoi përmes një grushti shteti.

“Turqia e ka mësuar në mënyrën më të vrazhdë, se SHBA-ja nuk është e gatshme të investojë në rajon”- më tha Muhammet Kocak, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare me qendër në Ankara. “Shqetësimet turke mbi sigurinë, nuk janë perceptuar si një çështje e rëndësishme në axhendën e NATO-s”- thotë Elizabete Aunina, studiuese në Universitetin e Amsterdamit, e fokusuar mbi politikën turke të sigurisë.

Por ajo që e përshpejtoi largimin e Erdoganit nga Perëndimi – dhe afrimin me Moskën – ishte ndjenja se ishte tradhtuar pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, për të cilin ai akuzoi publikisht Shtetet e Bashkuara si nxitësja kryesore. Po ashtu u ndje i braktisur nga aleatët e tij të NATO-s, kur Uashingtoni tërhoqi sistemet e tij të mbrojtjes raketore “Patriot” nga Turqia. Por edhe kur NATO reagoi dobët, kur Turqia rrëzoi një avion luftarak rus që hyri në hapësirën e saj ajrore, incidenti i parë i këtij lloji në dekadat e fundit. Që atëherë, Erdogan e ndjeu se Moska ofronte një rrugë më të mirë për të përmirësuar pozicionin e tij rajonal dhe të brendshëm. Dhe që nga ajo kohë bashkëpunimi turko-rus, përfshin ndërtimin e gazsjellësit “Turk Stream”, dhe planin që Rusia të ndërtojë një termocentral bërthamor prej 20 miliardë dollarësh në Turqi.

Po çfarë mund t’i ofrojë Perëndimi Erdoganit për ta braktisur Moskën? Kriza ekonomike e Turqisë mund të jetë një shans. Me inflacionin në nivelin 73.5 për qind në maj, rezervat valutore pranë niveleve më të ulëta të të gjitha kohërave, dhe me zhvlerësimin e lirës turke në masën 30 për qind përkundrejt dollarit, është rritur rreziku i falimentimit të Turqisë.

Investitorët e huaj kanë ikur nga vendi. I dëshpëruar për kapital të ri të huaj, Erdogan u detyrua të rregullonte disi marrëdhëniet me rivalin e tij kryesor në rajon, Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman. Do të ishte më mirë që Perëndimi t’i ofronte Erdoganit mundësinë për ta dalë nga kriza, sesa ta lejojë Moskën që ta bëjë këtë.

Erdogan e di se ka shumë gjëra në dorë, dhe ka të ngjarë të bëjë kërkesa të tjera. Ai e ka ushtruar ndikimin e tij mbi çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke e kushtëzuar atë me një dorë më të lirë të Turqisë kundër kurdëve sirianë, të cilët kanë qenë aleatët e Perëndimit në luftën kundër Shtetit Islamik.

Ai mund të bëjë kërkesa për interesa të tjera rajonale ,dhe sigurisht që do të përpiqet të zbusë kritikat e  Perëndimit ndaj qeverisjes së tij të brendshme. Këto lëshime mund të jenë të kushtueshme për interesat e tjera perëndimore. Për momentin ka një hezitim të qartë për t’u afruar me Erdoganin.

Strategjia e Perëndimit duket se bazohet tek skenari, sipas të cilit Erdogan mund të humbasë zgjedhjet e qershorit 2023, thotë Kocak. Por të shpresosh që Erdogani do të lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend, si dhe një transferim të mundshëm paqësor të pushtetit pas 1 viti, është idealiste në rastin më të mirë, dhe naive në rastin më të keq.

Erdogan është një personazh problematik, dhe ka të ngjarë të mbetet i tillë. Por është në interesin e Perëndimit që ai të jetë në anën e tij – dhe jo të Rusisë – në mënyrë që ta dobësojë Putinin, dhe të sigurojë mbijetesën e Ukrainës.

Etiketa: autokratErdoganLuftaperendimiukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025
AKTUALITET

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025
BOTA

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump: Do jemi të ashpër ndaj të dy shteteve nëse konflikti nuk ndalon

19:12 : 05/06/2025
BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
BOTA

Trump bisedë telefonike me Putin për 75 minuta: Nuk pritet paqe e afërt me Ukrainën

19:10 : 04/06/2025
BOTA

Britania zotohet të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë brenda 11 muajve

17:54 : 04/06/2025
Para

“Do të të rrjep”, nëna e të zhdukurës në Librazhd përplaset me shoqen e të bijës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com