• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Për aeroportin e Vlorës u dha zonë e mbrojtur. Kumbaro: Sipas procedurave

16:56 : 23/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot në Kuvend se për ndërtimin e aeroportit të Vlorës u dha një zonë e mbrojtur.

“Këtu është dhe ministrja e Mjedisit për aeroportin e Vlorës. Kam komunikuar dhe kam kërkuar sqarim për aeroportin e Vlorës. Shqetësimi i parë për mua është shkelja e marrëveshjes për Stabilizim-Asociimit, ku me një garë i është dhënë një kompanie, me lidhje pranë kryeministrit, që ndërtoi edhe spitalin e Fierit. Si shpërblim mori një kontratë koncesionare në aeroportin e Vlorës”, tha Tabaku.

“Shqetësimi që ekziston është që një zonë e mbrojtur, e gjitha, u hoq nga mbrojtja dhe u dha për ndërtim. Ashtu siç u kafshua Butrinti, po kafshohet dhe aeroporti i Vlorës, pa pasur asnjë konsultim. Në kontratën koncesionare përsipër të gjithë riskun e mban shteti. Nëse nuk ekziston trafiku, qeveria do të kompensojë kompaninë. Qeveria nuk pyet, e ka shkeljen e ligjit si gjë të lehtë. Kjo aferë korruptive duhet të ndalojë menjëherë!”, shtoi ajo.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot në Kuvend se “njolla e projektit të Aeroportit të Vlorës ndodhet në një zonë që nuk është me ligj, me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit të 2020 dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, nuk është zonë e mbrojtur, është në njollën e vjetër të aerodromit”.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila akuzoi qeverinë se ka dhënë një zonë të mbrojtur në Vlorë për të ndërtuar aeroportin, Kumbaro tha se “të gjitha procedurat  e parashikuara nga ligji për dëgjesat publike dhe lejet mjedisore, që kanë prodhuar më tej lejen e zhvillimit të dhënë nga KKT janë respektuar një më një”.

Lexo edhe:

Minimumi jetik/ Tabaku – PS në Konferencën e Kryetarëve: Lejoni diskutimin, ose mbylleni fare Parlamentin

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

“Çdo koleg deputet, apo media e interesuar për informacion mund ta marrë pranë Ministrisë së Mjedisit, pa asnjë lloj problemi siç e kemi dhënë e ridhënë tashmë disa herë. Kur flasim mirë është që të shikojmë realisht se çfarë po ndodh me këto zona të mbrojtura”, tha Kumbaro.

Etiketa: Jorida Tabakumirela kumbaro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minimumi jetik/ Tabaku – PS në Konferencën e Kryetarëve: Lejoni diskutimin, ose mbylleni fare Parlamentin

11:10 : 17/11/2025
AKTUALITET

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025
AKTUALITET

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

10:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

12:08 : 10/11/2025
Para

Latifi mungon në stërvitje, vihet në dyshim e ardhmja te Vllaznia

TË GJITHA

Korrupsion në zgjedhje/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për ish-deputetin e PD-së dhe 4 të tjerë

12:51 : 17/11/2025

Meteorologia: Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën nis bora

12:46 : 17/11/2025

“Urdhëron partia, vendos kartoni”/ Bardhi: PS ka 83 memec-deputetë në Parlament

12:42 : 17/11/2025

Veliaj kërkon laptop në burg!

12:22 : 17/11/2025

“21 janari”/ SPAK: Sali Berisha u njoh sot me fletëthirrjen dhe firmosi shkresën

12:17 : 17/11/2025

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

12:13 : 17/11/2025

Nis në GJKKO gjyqi për dosjen “Buka” ndaj Arben Ahmetajt, prokurori jep detajet

12:01 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com