• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Monitorimi: Si Partia Socialiste nuk i mbajti premtimet elektorale për arsimin

22:26 : 23/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Të enjten paradite organizata Qëndresa Qytetare prezantoi në një forum me studentë, aktivistë dhe përfaqësues të medias, rezultatet e monitorimit mbi premtimet e mazhorancës per arsimin në vendin tonë.

Sipas monitorimit shumica e këtyre premtimeve rezultojnë akoma të papërmbushura gjatë vitit të parë të mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

“Partia Socialiste nuk pati program politik të shkruar dhe i vetmi material i referueshëm ishte një video e kryeministrit Rama ku fliste për vizionin e Partisë Socialiste për arsimin, në të cilën identifikohen 11 premtime”, u shpreh Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, gjatë fjalës së tij.

Sipas raportit të monitorimit një ndër premtimet kryesore të fushatës zgjedhore të PS-së për arsimin ishte investimi në infrastrukturën arsimore, si ndërtimi i kampusit prej 28 mijë metrash katrorë në Qytetin Studenti, kampusit të arteve dhe kampusit të UPT.

 

Lexo edhe:

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

Krahasuar me peshën që kishte në buxhetin e shtetit për vitin 2021, buxheti për arsimin është rritur me 28 milion euro në vitin 2022.

 

Ndërkohë buxheti për zhvillimin e sportit dhe rinisë është reduktuar me rreth 2.5 milionë euro krahasuar me vitin 2021, pavarësisht se u krijua një ministri e dedikuar për rininë si edhe Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Qëndresa Qytetare, një organizatë jofitimprurëse që ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme premtimet e partive politike lidhur me arsimin, solli në vëmendje rolin kryesor të qytetarëve dhe studentëve jo vetëm në raportim të mosmbajtjes së premtimeve por dhe në kërkesën për llogaridhënie ndaj institucioneve përgjegjëse.

“Kampuset universitare janë premtuar që prej vitit 2019, por akoma sot ne nuk kemi facilitete dhe ndërtesa që mund të quhen kampuse të mirëfillta”, tha Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

Ai theksoi se rikonstruktimi i Universitetit Politeknik dhe Akademisë së Arteve si edhe ai i Akademisë së Sigurisë nuk kanë nisur ende, ndryshe nga c’ishte parashikuar në projektet e prezantuara nga kryeministri Edi Rama. Në godinat e Qytetit Studenti, nga 27 të tilla, vetëm 2 godina konviktesh janë ndërtuar të reja ndërsa 3 të tjera janë në rikonstruktim.

Sipas Qiraxhit, vetëm godina e Universitetit Bujqësor të Tiranës mund t’i përafrohet standarteve të një kampusi, por edhe aty mungojnë facilitate të një kampusi të mirëfilltë.

“55% e studentëve shprehen se infrastuktura mbështetëse në universitete është e pamjaftueshme”, vëren monitorimi.

Premtim tjetër i pambajtur i qeverisë është edhe heqja e sistemit të mësimit me dy turne.

“Fundi i mësimit me dy turne është premtuar që prej vitit 2013, e më pas në 2017, rishtazi në 2019, e së fundmi në 2021”, tha Qiraxhi.

“Mesa duket më shpejt po na vjen fundi neve sesa mësimit me dy turne, i cili akoma nuk është hequr”, ironizoi ai.

Aktivisti e cilësoi si dramatik faktin që akoma 30 vite pas tranzicionit të flasim për mësim me dy turne, i cili zhvillohet në pothuajse 100 shkolla të Shqipërisë.

Edhe premtimi i qeverisë për digjitalizimin e shkollave, sipas aktivistëve ka qenë një dështim total.

“Digjitalizimi ishte një dështim katastrofik sidomos gjatë krizës së Covid-19, kur u ndje nevoja e mësimit online. Por kjo do t’i japë efektet më vonë tek profesionistët e rinj”, tha Qiraxhi.

Fatjon Biba, aktivist i organizatës Qëndresa Qytetare gjithashtu shtoi se portalet e vëna në dispozicion të studentëve nga qeveria për arsimin, nuk ishin funksionale për më shumë se një vit.

“Një vit pas protestës studentore në 2018, u miratua Pakti për Universitetin, e bashkë me të u hap dhe portali ‘u-transparenca’, në të cilin nuk u përditësuan kurrë të dhënat nga Ministria e Arsimit dhe nuk u bënë kurrë publike buxhetet siç ishte parashikuar”, tha Biba.

As verifikimet e sistemit të plagjiaturës nuk u kryen kurrë, sipas aktivistëve.

Po ashtu dhe portali “Punë të mbarë” i cili u lançua nga Rama në mbështetje të studentëve ekselentë në tregun e punës ishte aktiv për një vit, e tashmë ai portal nuk ofron më asnjë lloj alternative, madje nuk është më as funksional.

Karta e Studentit është një tjetër premtim të cilët aktivistët e cilësojnë si dështim, pasi ajo i ka shërbyer gjithë këto vite vetëm fushatave të qeverisë, por asnjë shërbimi apo përfitimi të ofruar ndaj studentëve.

Premtime të tjera per të cilat nuk është dëgjuar implementimi në terren janë ato të ndërkombëtarizimit të programeve universitare, hapja e programit kombëtar të arteve dhe zejeve për profesionet e lira, si edhe hapja e programit dhjetë vjeçar të kodimit për të rinjtë e moshës 12-18 vjec./BIRN

Etiketa: monitorimps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Jemi bërë arrogantë”, Braçe: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

19:25 : 31/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

19:05 : 31/05/2025
Para

Kryemadhi: Rama-Veliaj, dyshja me lidhjet kriminale

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com