• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet nga Bordi, ja pasojat në tregun e karburanteve/ A po rritet evazioni

08:07 : 23/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Fiksimi i çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës po krijon pasoja në tregun e karburanteve, nga falimetimi i kompanive të vogla, mbajtja e çmimeve artificialisht më të larta sesa do të ishin nëse operatorët do të manovronin vetë në treg dhe sidomos po çon në një evasion masiv në rrethe, përmes deklarimeve më të ulëta të sasive të shitura.

E para është mbyllja e kompanive të vogla, që nuk po arrijnë të mbijetojnë përballë ndryshimeve të shpeshta të çmimeve nga Bordi. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bëri të ditur për Monitor se 83 stacione shitjeje në periferi nga Shkodra në Kukës, Pogradec, Dibër etj janë mbyllur tashmë. Rreth 100 pika të tjera furnizohen një herë në tre javë dhe po mbijetojnë me zor. Këto përbëjnë të paktën 10% të pikave totale të karburantit në vend.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se nëse vazhdon kjo situatë rrezikohet dhe furnizimi me naftë nga importi, pasi askush nuk po negocion kontratë të re. “Kapitali qe duhet për punë është 3 fishuar, bankat dhe fondet ndërkombëtare që mbulojnë çmimin e naftës në bursa kanë rritur kostot, pasi me luhatjet e tregut është rritur shumë rreziku i falimentimeve dhe janë 3- 4 fishuar primet.  Bordi ynë nuk i njeh këto dhe as shumë elementë që po aplikohen mbi çmimin Platz, ndërsa operatorët e shpërndarjes po luajnë për cent”.

Nëse nuk do të ndërhynte Bordi, çmimet do të ishin 10-15 lekë më lirë për litër

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë se nëse nuk do të kishte ndërhyrje nga Bordi, çmimet sot do të ishin të paktën 10-15 lekë për litër më pak sesa janë aktualisht. “Kompanitë kanë përvojë me çmimet dhe manovrojnë kur ai luhatet në  +- 150 – 200 $/toni dhe nëse çmimi bie do të blinin më shumë, duke arritur që të benin mesatarizime të kostove. Por, me ndërhyrjet që bën sot Bordi, që sapo ulet në Bursë i ul çmimet, të gjithë po mbyllin vetëm nevojat ditore, sepse po ra akoma, kompanitë dalin me minus”.

Lexo edhe:

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

Shoqata tha se operatorët prisnin që Bordi të bënte transparencë mbi çmimin, duke treguar koston e një litri naftë (Çmimi Platz në dollar, kursi, premium, taksat kombëtare, taksat locale, shpenzimet operative të mbështetura në dokumente ligjore kontabël), çka sipas tyre do të lehtësonte dhe spekulimet dhe sqaronte paradokset në treg.

Sipas vendimit të fundit të Bordit, të datës 18 qershor, çmimi me pakicë i naftës shtë 261 lekë për litër, afër niveleve rekord maksimale prej 265 lekë për litër. Në krahasim me fundin e muajit shkurt, përpara fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, çmimet janë 34% më të larta. Bordi u krijua në fillim të muajit mars, pasi nafta në tregun vendas arriti në 235 lekë për litër në ditët e para të luftës.

Po rritet evazioni?!

Operatorë të tregut pohuan për Monitor se fiksimi i çmimeve nga Bordi po ndikon në rritjen e evazionit tek karburantet, sidomos në rrethe. Sipas një prej financierëve të këtyre kompanive evazioni po bëhet me sasitë e deklaruara dhe në rrethe kjo dukuri po bëhet massive.

Sipas operatorëve, ndryshimi i çmimeve po i falimenton të vegjlit, se nëse kanë gjendje me çmim të lartë dhe Bordi ditën tjetër ul çmimin, kjo po bën që ata të manovrojnë me sasitë e deklaruara në pompa.

Bie konsumi

Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i gjithë fenomeni u përqendrua në tre muajt e fundit mars-maj, pasi nisi lufta në Ukrainë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 54 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%. Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me dy muajt paraardhës.

Operatorët e tregut pohojnë se konsumi po bie çdo ditë. Diferenca nga Shkodra në Mal të Zi është gati një euro dhe shumë makina furnizohen përtej kufirit (edhe me shtetet e tjera kufitare, përveç Greqisë, ka diferenca të larta të çmimeve për litër të naftës). Edhe turizmi i fundjavës nuk po ndikon në shtimin e konsumit, pasi të gjithë vijnë me serbatorët plot dhe pritshmëritë janë të ulëta edhe për sezonin e verës. Operatorët thonë se nëse nafta do të lehtësohej nga taksat, të paktën për tre muajt e verës, kjo do të ndikonte në uljen e çmimeve, ndërsa shteti do të arrinte të kompensohej përmes shtimit të konsumit, uljes së evazionit, duke ruajtur njëkohësisht dhe vendet e punës në pikat e karburanteve që me kushtet aktuale rrezikojnë falimentin. /Monitor/

Burimi: Ministria e Financave
Etiketa: bordicmimekarburante

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

11:38 : 03/08/2025
AKTUALITET

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

10:07 : 03/08/2025
BOTA

Produktet e shportës në Europë/ Cilat qytete kanë çmimet më të larta?

21:35 : 01/08/2025
AKTUALITET

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

12:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Fshatari, rosa dhe turisti

16:33 : 12/07/2025
Para
In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy delivers his speech addressing the nation in Kyiv, Ukraine, Friday, Feb. 25, 2022. Russian troops bore down on Ukraine's capital Friday, with explosions and gunfire sounding in the city as the invasion of a democratic country fueled fears of wider war in Europe and triggered new international efforts — including direct sanctions on President Vladimir Putin — to make Moscow stop. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

“Presim një vendim kyç”, Zelensky flet me 11 liderë në prag të samitit të BE-së

TË GJITHA

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com