• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“BE të gjejë zgjidhje për Ballkanin”, eurodeputetja: Rrezikojmë t’a humbasim

19:39 : 23/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Qeveritë e BE duket janë dakord që Ukraina e Moldavia të marrin statusin e vendit kandidat për në BE. Por si do dalë BE nga ngërçi i krijuar me Ballkanin Perëndimor? Eurodeputetja holandeze Sophie In’t Veld e ka një ide.

Takimi i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet të enjten (23.06) në Bruksel u parapri nga një dramë e pazakontë. Të mërkurën madje u mendua, se ai do të dështonte, për shkak të mosardhjes së disa krerëve ballkanikë. Ishte kancelari gjerman Olaf Scholz, që shprehu madje mirëkuptim për pakënaqësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë”, tha Scholz të mërkurën në Bundestag.

“Ne rrezikojmë që t’i humbasim këta njerëz”

Bashkimi Europian duhet të gjejë një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor. Eurodeputetja liberale holandeze, Sophie In’t Veld, megjithëse e përshëndet sinjalin për Ukrainën është shprehur, se “e kuptoj dhe e ndaj zhgënjimin (e vendeve të Ballkanit). Sipas saj BE e rrit rrezikun në këtë rajon nëse e lë mënjanë Ballkanin. “Ne rrezikojmë që t’i humbasim këta njerëz, ne e shohim se Rusia dhe Kina atje e kanë një këmbë brenda dhe i ndikojnë zemrat dhe gjendjen e njerëzve.” Në BE ka shqetësim për kursin miqësor rus të Serbisë.

Lexo edhe:

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

Prandaj eurodeputetja holandeze kërkon, ashtu si edhe Të Gjelbrit në Parlamentin Europian që BE me vendet e Ballkanit Perëndimor të dakordohet për një plan realist veprimi brenda një kohe të përcaktuar. Nuk mund të kërkosh nga këto vende, që të reformohen, dhe pastaj të votosh për anëtarësimin e tyre një brez më vonë, thotë Sophie In’t Veld.

Eurodeputetja Sophie In’t Veld është në një linjë me këtë qëndrim me ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, i cili ka kërkuar në një non-paper për BE që “të ketë një integrim me faza, pa e ndryshuar procedurën.” Që do të thotë, që vendet e Ballkanit Perëndimor që i plotësojnë kriteret në fusha të caktuara të trajtohen si vende anëtare. Kjo mund të vlejë për fushën e transportit, energjisë apo shkencës, ka thënë Schallenberg./DW

Etiketa: ballkanBEeurodeputete

Lajme të lidhura

BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025
BOTA

BE dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, Belgjika bllokon planin

10:07 : 24/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

20:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
Para

Leskaj: Çështja çame e pazgjidhur, duhet të ndërkombëtarizohet

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com