• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi: 10 miq të Ramës përfituan 36 investime strategjike 4.6 mld euro

13:43 : 23/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi deklaroi këtë të Enjte nga foltorja e Kuvendit se miq dhe persona të lidhur me kryeministrin Edi Rama kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Bardhi tha se 10 miq të Ramës përfituan 36 investime strategjike me vlerë 4.6 mld euro.

Ai u shpreh se mes përfituesve të investimeve strategjike është ndërtuesi i vilës personale të Edi Ramës në Surrel.

Ai u shpreh se Rama refuzon komisionin hetimor për investimet strategjike, sepse është përgjegjës për abuzimet me pronat publike.

Sipas Bardhit, Edi Rama është arkitekti i shndërrimit të ligjit për investimet strategjike në një ligj klientelist dhe korruptiv.

Lexo edhe:

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

Asnjë investitor i huaj nuk ka përfituar nga ligji, shtoi ai.

Deklarata

“Sot krahu i majtë i kësaj salle, deputetët e Partisë Socialiste, janë udhëzuar nga partia të votojnë kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Në cdo vend demokratik vepron parimi që Kuvendi miraton ligjet; qeveria zbaton ligjet; Kuvendi kontrollon mënyrën sesi qeveria zbaton ligjet. Kushtetuta jona, duke e përfytyruar Shqipërinë si një vend normal demokratik, jo vetëm parashikon ngritjen e Komisioneve Hetimore, por e detyron Kuvendin të ngre Komision Hetimor kur këtë e kërkojnë 35 deputetë.

Kjo është qartësuar edhe në ligjin për Komisionet Hetimore ku thuhet shprehimisht: ‘Komisioni Hetimor krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimit të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit.

Çfarë kemi kërkuar ne 35 deputetë të opozitës? As më shumë dhe as më pak një të drejtë që na e njeh Kushtetuta: të kontrollojmë mënyrën sesi qeveria ka zbatuar një ligj të miratuar nga ky Parlament, ligjin për investimet strategjike. Ky është rasti tipik se kur mund të ngrihet një Komision Hetimor. Nëse Qeveria ka zbatuar ligjin, çfarë e shqetëson që Parlamenti ta kontrollojë”, tha Bardhi.

“Prej 45 ditësh shqiptarët kanë parë Edi Ramën të gjejë justifikim pas justifikimi për të bllokuar ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.

Secili prej jush pyet veten çfarë e detyron Edi Ramën që të shkel Kushtetutën, të shkel ligjin, dhe të pengojë kontrollin nga Parlamenti të mënyrës sesi ai dhe qeveria e tij kanë zbatuar ligjin.

Përgjigjen secili prej jush e ka në këtë tabelë. Janë 36 projekte që kanë marrë statusin e investitorit strategjik me firmë të Edi Ramës, me vlerë investimi 4.6 miliard euro, aq sa është Buxheti vjetor i shtetit shqiptar. 80 % e investimeve janë në fushën e turizimit, ku Edi Rama pa garë i ka vënë në dispozicion pasuri publike, brigjet e detit dhe plazhet me të bukura në jug të vendit.

Nëse prisni të shikoni në këtë listë ndonjë investitor të huaj, do të zhgënjeheni. 36 projekte të investimeve strategjike, me vlerw 4.6 miliard euro, i kanë marrë jo më shumë se 10 individë, ku secili prej tyre ka 3 apo 4 projekte. Në këtë listë sigurisht mund të ketë ndonjë projekt që e meriton statusin e investitorit strategjik, por pjesa dërrmuese janë abuzive, klineteliste, korruptive.

Kush janë përfituesit do të thotë ju? Asnjë surprizë edhe këtu. Janë të njëjtët, ato që kanë përfituar në këto 9 vite cdo koncesion, cdo PPP dhe cdo tender të madh nga kjo Qeveri. E vetmja shtesë në këtë listë janë ministrja Olta Xhacka dhe aktori Gaz Paja.

Pra Kuvendi në vitin 2015 miratoi një ligj, gjoja me sebepin se do sillte investime të huaja dhe do krijonte lehtësi për investitorë serioz të huaj, por përfundimi është që përfitues nga ligji janë 10 individë, miq dhe oratakët e përhershëm të Edi Ramës, shtuar Olta Xhackën dhe Gaz Pajën.

Në listë nuk mungon ndërtuesi i sajareve personale në Surrel të Edi Ramës, Pandeli Carapuli; eksponentë të kallëzuar në SPAK për krime zgjedhore dhe që blenë vota për partinë socialiste, shantazhojnë votuesit si Pëllumb Gjoka, apo kompani që janë në proces likujdimi për shkak se kanë falimentuar.

Pra ligji për investimet strategjike është shndërrua nga Edi Rama në një plackë për të shpërblyer me pasuri publike, kryesisht me prona në bregdet, në kundërshtim me ligjin, miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

E për abuzimet me këtë ligj; Edi Rama si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, nuk thotë dot që nuk dija gjë, e ka bërë ministri me kokën e vet; apo kam firmosur pa lexuar. Për abuzimet me këtë ligj përgjegjësia është direkt e Edi Ramës. Prandaj ka urdhëruar sot deputetët e tij të bllokojnë ngrtijen e Komisionit Hetimor.

Fakti që Edi Ramë dhunon Kushtetutën dhe Ligjin, duke mohuar një të drejtë kushtetutese të opozitës, është në fakt prova më e mirë që ai vetë, personalisht, jo vetëm është përgjegjësi për abuziimet me ligjin, por është edhe arkitekti i shndërrimit të ligjit për investimet strategjike në një ligj klientelist dhe korruptiv”, shtoi ai.

Etiketa: gazment bardhiinvestime stretegjikekuvendparlament

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

08:47 : 02/10/2025
AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve për Tiranën/ Bardhi: Begaj, robot që komandohet nga Rama! Kreu puç kushtetues

16:37 : 01/10/2025
Para

Lavrov fajëson Ukrainën për bllokimin e eksporteve të grurit

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com