• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi/ Shkarkohet Elvis Koçi, drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave

Ja kush e zëvendëson

17:12 : 22/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimi për shkarkimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi, ndërsa në vend të tij është emëruar Iris Ago.

Elvis Koçi mbante këtë detyrë prej disa vitesh, ndërsa Shqipëria në raportet ndërkombëtare renditej në atë që konsiderohej si “lista gri” përsa i takon kritereve për pastrimin e parave.

Sipas raportimeve, shkarkimi i Koçit ka ardhur me propozim të ministres së Financave, ndërsa vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë. Koçi u emërua në funksionin që u shkarkuar sot gjatë periudhës kur ministria e Financave drejtohej nga Anila Denaj, ndërsa u shkarkua me propozimin e Delina Ibrahimajt, që drejton Ministrinë e Financave.

Në vitin 2017, Elvis Koçi ishte një nga pjesëtarët e stafit të Kryeministrit, ndërsa mbante funksionin “analist” në Këshillin e Ministrave.

Lexo edhe:

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

Ndërkohë Iris Ago, e diplomuar për Financë-Kontabilitet, rezulton se ka mbajtur pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që prej muajit dhjetor 2021.

Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në vitin 2021.

Ndërkohë që gjatë periudhës 2017 – 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe në vitet 2016 – 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Kush është Iris Ago

Iris Ago ka lindur në Tiranë 1987. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë-Kontabilitet gjatë periudhës 2005-2009, më tej ka vazhduar studimet Master Shkencor VITET, pranë Universitetit Europian të Tiranës, si dhe zotëron titullin MSc Bankë dhe Sigurime.

Që prej muajit Dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në vitin 2021. Gjatë periudhës 2017-2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ago ka ushtruar profesionin e saj si konsulente financiare, koordinatore dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme në sektorin privat prej vitit 2009 deri në 2016-ën. Ajo ka përvojë dhe ekspertizë të thelluar në fushën e konsulencës financiare; tatimore dhe kontabilitetit për kompanitë të sektorëve të ndryshëm; këshillim për fondet e investimeve; planifikim marketingu; studime fizibilitetiti; studim tregu; plan biznesi; konsultim për marrëdhëniet e shoqërisë me institucionet financiare për kreditim ose financim; konsultim për marrëdhëniet e kompanisë me sektorin publik. Pjesë e rëndësishme e detyrave gjatë përvojës në sektorin privat ka qenë dhe angazhimi në disa projektë strategjike, si ai i gazsjellësit TAP.

Është trajnuar mbi Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SKK & IFRS), Sfidat e Lidershipit në Shqipëri organizuar nga Universiteti George Washington, si dhe ka kontribuar në programin e “Doing Business” për vite me radhë. Ajo zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Etiketa: elvis kocipastrim parashshkarkimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH
AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409
AKTUALITET

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

22:54 : 30/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi/ Besnik Muçi: Kushtetuesja të guxojë dhe të interpretojë pozicionin e Veliajt

21:21 : 30/09/2025
Para

“Air Albania” hap dyert për Tiranën dhe Partizanin për ndeshjet europiane

TË GJITHA

BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

15:35 : 10/10/2025

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

15:34 : 10/10/2025

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com