• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tritan Kalo: Dje “ish brekëgrisur e kacidhjarë”, por sot puthadorë

23:13 : 22/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria nuk është e disa qindra milionerëve, deri dje “ish brekëgrisur e kacidhjarë”, por sot puthadorë, këpucëfshirës e pjestarë të “oborreve qeveritare të djeshme dhe të sotme”, por ajo është e të gjithë shqiptarëve.

“Organet Ligjzbatuese humbasin kohën me “krasitje hashashi” skërkave të kodrave dhe maleve, duke lënë të lulëzojë krimi ndaj jetës në mes të qyteteve, dhe siguria e saj sa vjen e bëhet më e pasigurtë…

Strukturat administrative u mbushën e vijojnë të mbushen me turli aguridhesh e çupërlinash pa asnjë eksperiencë e pa as më të voglën ndjenjë përgjegjësie, për detyrën e caktuar dhe detyrimin ndaj këtij populli…”, shkruan ai.

Postimi nga Tritan Kalo

A mundet të quhet funksional një SHTET ku përpos KORRUPSIONIT në të gjitha hallkat e tij si dhe VARFËRIMIT tonë të përditshëm, çdo gjë shkon lumë e më lumë?!?!….

Lexo edhe:

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

Skandali/ Specat me pesticide të kapur në Slloveni u certifikuan me vulë sigure nga autoritetet shqiptare

Bëjmë Reformë teritoriale “gjoja për minimizimin e strukturave administrative, kursimin e 80 milion dollarëve në vit, afrimin e shërbimeve dhe cilësimin e tyre ndaj popullatës, dhe rezultati një Rireformë tjetër teritoriale po brënda mandateve të Rilindjes….

Bëjmë Reformë në Drejtësi dhe më shumë e çorientojmë funksionalitetin e saj, se sa u ofrojmë optimizëm për zgjidhjen e çështjeve të gjithëve NE, që shpresuam se edhe pse e vonuar DREJTËSIA NUKU DO TË ISHTE E MUNGUAR….

Organet Ligjzbatuese humbasin kohën me “krasitje hashashi” skërkave të kodrave dhe maleve, duke lënë të lulëzojë krimi ndaj jetës në mes të qyteteve, dhe siguria e saj sa vjen e bëhet më e pasigurtë…

STRUKTURAT ADMINISTRATIVE u mbushën e vijojnë të mbushen me turli aguridhesh e çupërlinash pa asnjë eksperiencë e pa as më të voglën ndjenjë përgjegjësie, për detyrën e caktuar dhe detyrimin ndaj këtij populli…..

GËZOHEMI se ua lehtësojmë testet e provimeve maturantëve, në vënd që të ndodhë dijesimi i tyre sa më cilësor përgjatë 12 viteve të arsimimit, dhe në fund të këtij cikli në përputhje me programet e dijedhënies të hartohen teza, të cilat të stratifikojnë si duhet dijemarrësit, dhe jo të kënaqemi me fiktivitet rezultatesh, sepse dijeshumët janë shumë më të dobishëm si për veten e tyre, po ashtu edhe për vetë NËNË LOKEN SHQIPËRI….

RRAHIM GJOKSIN se do luftojmë korrupsionin pronësor, dhe e pa drojë dalim e flasim për katrahurën që vijon të mbretërojë në zyrat tona hipotekore e kadastrale?!?!….Për çdo vit priten e rrënohen me qindra hektarë pyjesh, toka po ekspozohet edhe më shumë ndaj EROZIONIT, dhe çuditërisht askush nuku kapet e ndëshkohet për këtë krim mjedisor ndërbrezor….

Flakët përpijnë fusha, kodra e male dhe ne vijojmë të presim të na ndihmojnë fluturakët e huaj për t’i shuar ato sepse jemi të zënë me projekte portesh e aeroportesh, thua se ky vënd është qindra-mijra kilometra katrorë, por që edhe popullata vëndore së bashku me atë turistike kurrë nuk pritet të mbrijë në 14-15 “meleonë”….

Fillojmë e ndërtojmë rrugë dhe ato në vijim të të shumëbujëshmes “Ruga e Kombit” po mbeten rrugëve, si edhe kostot e tyre janë marramendëse, të pa krahasueshme me asnjë të përngjashme të tyre në Europë e më gjërë….Lëmë djerr tokat tona dhe me sytë nga Bota presim të na sjellin grurë, misër, elb, lule dielli.”, etj. ose edhe më keq akoma kur fermeri ynë i prodhon ato preferojmë të mos ua blemë disi më lirë nga produkti i importit, por të favorizojmë me blerjet tona fermerët sërb, rus, ukrainas, kanadezë apo francezë….

Blegtoria dhe produktet e saj po njohin vetëm ulje në mbarështrimin e krerëve apo në prodhimet blegtorale, të cilat pak kontrollohen për cilësinë e tyre para se t’i ofrohen konsumatorit….I prishëm të gjithë uzinat prodhuese të plehrave kimike, dhe tashmë importuesit e tyre oreksmëdhenj ua kanë çuar në stratosferë çmimet, duke ua bërë të pamundur fermerëve tanë blerjen dhe përdorimin e tyre….Vëndi i cili kishte jo pak por pesë (5) Rafineri të përpunimit të naftës të cilat mbrinin të prodhonin deri në gazoil avjonësh e vajra lubrifikues, sot i pret këto prudukte që të vinë nga deti, dhe çmimet e tyre variojnë sipas oreksit të atyre pak duarve të cilat zotërojnë importimin e tregtimin e hidrokarbureve….

Vëndi i cili para 1990-ës siguronte së paku një gjysëm miliard dollarë vetëm nga eksporti i kromit, sot ka bërë miliarderë shfrytëzuesit e kësaj pasurije natyrore të Shqiptarëve, por që në xhepat e tyre hynë pak ose as një cent i vetëm nga “kromi që dikur çante bllokadën”….ENDE nuku kemi përcaktuar minimumin jetik, çka shërben si bazë për përcaktimin e pagës minimale, të pensioneve minimale/sociale, të asistencës sociale, etj…..

NË KËTË MËNYRË do të vijojmë “t’a mbrothësojmë” këtë vend dhe do “t’i mbajmë shqiptarët” në vendin e tyre “ku balta është më e ëmbëk se mjalta”?!?!….

SHQIPËRIA NUKU ËSHTË E DISA QINDRA MILIONERËVE deri dje “ish brekëgrisur e kacidhjarë”, por sot puthadorë, këpucëfshirës e pjestarë të “oborreve qeveritare të djeshme dhe të sotme”, POR AJO ËSHTË E TË GJITHË SHQIPTARËVE!!!!…..Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!

Etiketa: analizakalopolitika

Lajme të lidhura

BOTA

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025
AKTUALITET

Skandali/ Specat me pesticide të kapur në Slloveni u certifikuan me vulë sigure nga autoritetet shqiptare

12:04 : 07/09/2025
BOTA

Pacienti francez dhe makthi i përhapjes së sëmundjes

11:51 : 03/09/2025
AKTUALITET

Sistemi shëndetësor në kolaps financiar/ PD: QSUT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve

11:14 : 30/08/2025
AKTUALITET

Video/ Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

16:37 : 24/06/2025
AKTUALITET

Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

16:14 : 20/06/2025
Para

Suficiti buxhetor në rekorde, qeverisë i “mbeten” 164 mln euro për 5-mujorin

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com