• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Salillari” do të mirëmbajë sërish rrugën e Borshit, Berberi i jep 14 mln euro

Tenderi për rrugët e Jugut

14:50 : 21/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Skandali i shembjes së rrugës në Borsh, në të cilën u përfshi direkt firma “Salillari”, nuk e ka penguar kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, që t’i japë sërish kësaj firme të njëjtën rrugë për ta mirëmbajtur.

Nëse në atë kohë shembja u lidh direkt me emrin e firmës që e mirëmbante, në këtë kohë skandali thellohet pasi autoritetet të cilat duhet të merrnin masa për “ndëshkimin” e fajtorëve ia japin sërish tenderin e mirëmbajtjes firmës “Salillari”.

Redaksia e Boldnews.al ka siguruar dokumentet e kontratës D për mirëmbajtjen e rrugëve, ku në këtë procedurë tenderuese ka marrë pjesë vetëm firma “Salillari”, e cila ka fituar me 99.9 % të fondit të akorduar. Pra, e njëjta firmë, e cila duhet të mirëmbante atë segment, por që shteti shqiptar pagoi një shumë prej 1.6 milionë euro për t’a riparuar, fiton sërish mirëmbajtjen.

Por, kush i pagoi kostot e rindërtimit?! Natyrisht, me taksat e shqiptarëve, të cilët panë sesi iu “grabitën” miliona euro. Për më tepër, asnjë person, qoftë shtetëror apo privat, nuk mban përgjegjësi.

Lexo edhe:

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

EMRAT/ Abuzim me tenderin 22 mln euro të Salillarit, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

Faksimile: Njoftimi i fituesit për kontratën D, të mirëmbajtjes së rrugëve, e cila është fituar nga firma “Salillari”

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar kontratën D të mirëmbajtjes së rrugëve. Dokumenti i mësipërm është shpallja e fituesit e këtij tenderi, e cila ka pasur si objekt “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”.

Fondi i kësaj kontrate ka qenë 1.411.691.646 lekë, ndërsa ARRSH thotë se në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “Salillari”, e cila ka ofruar 1.411.597.878 lekë, ose 99.9 të fondit limit. Firma e oligarkut të ndërtimit ka lënë rrugës vetëm disa qindarka, ndërsa ka dyshime të mëdha se mes firmave fituese të këtyre tenderëve dhe ARRSH-së ka pasur një “pakt” se në këto procedura do të merrte pjesë vetëm një ofertues.

Boldnews.al ka raportuar në vijimësi për këto kontrata, ku firma “Alko Impex” e familjes së ish deputetit Sadri Abazi fitoi e vetme kontratën B me objekt “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”, ku vlera e kësaj kontrate ishte rreth 14 milionë euro.

Ndërkohë, kontratën C, me objekt “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Juglindor, me vlerë sërish 14 milionë euro, e fitoi firma “2 T”, e vëllait të komandantit të Gardës së Republikës. Kontratën A e fitoi firma “Geci”, me pronar z. Ramë Geci, ku vlera ishte mbi 8.5 milionë euro. Fituesit të të katërtave kanë “garuar” me veten, duke i marrë shtetit edhe qindarkat. Pra, s’ka pasur garë!

Faksimile: Në dokumentet shoqëruese të kontratës D, është parashikuar edhe aksi Vlorë-Sarandë, që përfshin edhe rrugën e Borshit që u shemb

Në dokumentet e siguruara nga BoldNews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon se kontrata D parashikon edhe mirëmbajtjen e akseve të jugut, përfshirë edhe rrugën Vlorë-Sarandë, pikërisht rrugën e shembur të Borshit.

“Rruga është e gjatë 121.8 km. Rruga përshkon terrene të rrafshëta, kodrinore/kodrina, dhe ato të pjerrëta/malore (Llogara, ku janë re rrëshqitje toke)” thuhet në këto dokumente. Sipas saj, rruga e Rivierës, nisur nga parametrat e seksionit tërthor, është me nji karrexhatë me dy sense lëvizje. Më tej thuhet se sinjalistika rrugore dhe shenjat horizontale janë në gjendje të dobët.

“Të gjitha urat dhe strukturat janë përgjithësisht në kushte të mjaftueshme. Sistemi i drenazheve kërkon punime rehabilitimi” thuhet në dokumente, pa përmendur shembjen në Borsh. Ndërkohë, për sigurinë, thotë se në përgjithësi është në gjendje të mjaftueshme, ndërsa ka shumë hyrje të papërshtatshme dhe të paautorizuara të rrugëve dytësore ose private që kryqëzojnë rrugën kryesore.

Në datën 8 janar 2021, rruga e Borshit u shemb, megjithëse mirëmbahej nga firma “Salillari”. Kjo e fundit kishte një kontratë 13.7 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Jug. Pas ngjarjes, pati një hetim nga KLSH, por deri më sot, askush nuk mbajti përgjegjësi. Aq më tepër, që të njëjtën rrugë, tashmë do e mirëmbajë sërish “Salillari”. Në këtë vend, çudia më e madhe 3 ditë zgjat, pavarësisht se në lojë janë miliona euro, që konsiderohet dëm në buxhetin e shtetit.



Etiketa: berberirruga e BorshitSalillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzim me tenderin 22 mln euro të Salillarit, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

10:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025
AKTUALITET

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025
BOTA

Franca tronditet nga vrasja e berberit tunizian, policia: Krim racist anti-mysliman

09:28 : 05/06/2025
AKTUALITET

S’kanë fund abuzimet/ Edhe ura e Kukësit me probleme, e pranon vetë koncensionari

15:52 : 24/04/2025
Para

Rama flet për suksese, prodhimi vendas përfundon në kanal (FOTO)

TË GJITHA

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com