• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëri-Kosovë, rriten tregtia e investimet, por ka më pak biznese

07:58 : 20/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Pas ndërtimit të rrugës së Kombit, marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rritur me shpejtësi.

Për 5 mujorin e parë të vitit 2022, volumi tregtar me Kosovën (importe+eksporte) arriti 21.7 miliardë lekë (178 milionë euro), duke shënuar nivelet me të larta rekord të regjistruara ndonjëherë në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor. Kosova është partneri i gjashtë i Shqipërisë, sa ai përket volumit tregtar, pas Italisë, Turqisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kinës, me gati 4% të totalit.

Kosova është e rëndësishme për eksportet shqiptare, duke u renditur e treta, pas Italisë e Gjermanisë, me 7.6% të totalit, ndërsa pesha e importeve nga Kosova zë vetëm 1.63% të totalit për 5 mujorin e parë 2022.

Kosova është nga të paktat shtete, me të cilat Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv, dmth që eksportet janë më të larta sesa importit (shiko grafikun: Bilanci tregtar me Kosovën).

Metalet bazë mbeten produkti më i eksportuar, me 43% të totalit, ku rolin kryesor e zë kompania e përpunimit të çelikut, Kurum, që e ka Kosovë një nga tregjet kryesore të rajonit. Në vend të dytë renditen produktet minerale, ku përfshihet dhe nafta, me 17% të totalit (shiko grafikun: Eksportet drejt Kosovës, sipas kapitujve, 5 M I).

Lexo edhe:

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Edhe nga Kosova, produktet që importohen më shumë në Shqipëri janë metalet, me 33% të totalit, të ndjekura nga mineralet, me 32%. Ndonëse Shqipëria ka një peshë më të lartë të bujqësisë së ekonomi (rreth 20% gati dy herë më shumë se Kosova), importet e “Ushqime të përgatitura, pije alkolike, duhan” për 5 mujorin ishin pak më të larta sesa eksportet e të njëjtit kapitull drejt Kosovës.

Numri i bizneseve, më i ulët se në 2017-n

Viti 2017 shënoi dhe numrin më të lartë të bizneseve nga Kosova në Shqipëri, me 478 të tilla, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitet e mëpasshme, numri i tyre shënoi rënie, duke arritur minimumin në 2020-n, që përkon me periudhën e pandemisë. Në 2021, numri i tyre u rrit sërish, duke arritur në 469, ose 7% e totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta në vend, por pa e arritur rekordin e 2017-s (shiko grafikun: Nr i ndërmarrjeve, të huaja e të përbashkëta nga Kosova gjithsej).

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndërmarrjet nga Kosova janë përgjithësisht të vogla. Vetëm 7 prej tyre kishin më shumë se 50 punonjës në fund të vitit 2021, ndërsa 377 të tjera kanë 1 deri në 4 punonjës dhe janë kryesisht në fushën e shërbimeve.

Rriten ndjeshëm investimet e huaja nga Kosova

Viti 2021 shënoi 41 milionë euro investimeve të huaja që e kishin origjinën nga Kosova, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i investimeve nga Kosova, i regjistruar ndonjëherë në vend (shiko grafikun: Fluksi vjetor i investimeve të huaja nga Kosova në Shqipëri). Gjithsesi, në raport me shtetet e tjera, investimet nga kosova zunë vetëm 4% të totalit në vitin 2021. Qeveria e Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë do të mbajnë të hënën mbledhjen e përbashkët. Sipas agjendës, në këtë takim pritet të nënshkruhen disa marreveshje. /Monitor/

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: Banka e Shqipërisë

Etiketa: ekonomiakosoveShqiperi

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
Para

Të shtëna në Uashington, vritet një 15-vjeçar, plagosen tre të tjerë

TË GJITHA

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com