• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Goditje e rëndë”, DW: Humbje e ndjeshme për Macron në zgjedhjet parlamentare

08:25 : 20/06/2022
në AKTUALITET, BOTA

Presidenti francez i saporizgjedhur, Emmanuel Macron me kampin politik të qendrës, “Ensemble” ka humbur shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare franceze, sipas llogaritjeve të para, madje më shumë se pritej.

Në raundin e fundit të zgjedhjeve parlamentare të dielën (19.06) liberalët arritën 210 deri 250 vende nga 577. Për shumicën absolute nevojiten 289 vende.

Zëdhënësi i qeverisë franceze, i pyetur, se si do t’ia bëjë qeveria pa shumicën absolute në parlament është shprehur, se ne do të punojmë me të gjitha partitë e moderuara që duan ta çojnë vendin përpara.

Aleanca e majtë ia doli të mobilizonte votuesit

Rezultati konsiderohet si një goditje e rëndë politike për Macron, i cili aktualisht kishte shumicën absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit. Normalisht zgjedhjet që mbahen pak pas zgjedhjeve presidenciale shihen si konfirmim, pasi fuqia kryesore politike normalisht fiton edhe shumicën absolute.

Lexo edhe:

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

Bylykbashi te Ligjet: Task-Forca e SPAK dështoi, raporti i ODIHR tregoi se krimi zgjedhor nuk u parandalua

Aleanca e majtë e Jean-Luc Mélenchon, Nupes, arriti sukses në këto zgjedhje duke u kthyer në grupin më të fuqishëm opozitar në vend. Aleanca e majtë do të jetë e përfaqësuar në parlament me 150 deri në 180 vende.

Po ashtu edhe e djathta ekstreme e Marine Le Pen, “Rassemblent National” arrin sukses të madh në raundin e dytë zgjedhor duke pritur të marrë 80 deri në 100 vende në parlamente, 10 herë më shumë se deri më tani dhe bëhet forca e tretë më e fortë në parlament.

Humbje të rëndë zgjedhore pësoi edhe grupi opozitar më i fuqishëm deri tani në parlament, republikanët konservatorë. Ata arritën të marrin vetëm në 60 deri në 80 vende. Megjithatë qeveria e Macron në kërkimin e saj për mbështetje në parlament, me gjasë mund të orientohet më shumë nga republikanët.

Në këto zgjedhje parlamentare bëhej fjalë, nëse Macron do mund të realizonte projektet e tij politike në mandatin e dytë, për të cilat ai ka nevojë për shumicën absolute parlamentare. Me një shumicë relative, presidenti dhe qeveria janë të detyruar të kërkojnë mbështetjen e kampeve të tjera. Edhe pse shumë francezë ishin të pakënaqur me mandatin e parë të qeverisjes së Macron, 44-vjeçar përfitoi nga ajo që zgjedhjet parlamentare shpesh shihen si konfirmim i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje marrin pjesë tradicionalisht përkrahësit e fituesit të zgjedhjeve presidenciale. Por aleanca e majtë ia doli të mobilizonte votuesit.

Në zgjedhjet vendimtare për parlamentin u shënua një pjesëmarrje më e lartë zgjedhore se në raundin e parë. Disa qendra zgjedhore qëndruan të hapura deri në orën 08:00 në mbrëmje. /DW/

Etiketa: humbjemacronzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bylykbashi te Ligjet: Task-Forca e SPAK dështoi, raporti i ODIHR tregoi se krimi zgjedhor nuk u parandalua

12:29 : 24/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale

10:17 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025
Para

Detyroi të renë të kryejë marrëdhënie seksuale dy ditë rradhazi, në pranga regjisori

TË GJITHA

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025

Tension në burgun Santé, të burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë Sarkozy

15:07 : 24/10/2025

Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon

14:57 : 24/10/2025

Përdoreshin nga grupet kriminale, SpaceX çaktivizon mbi 2,500 pajisje Starlink

14:50 : 24/10/2025

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja në seancat gjyqësore

14:25 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com