• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

2 mln euro për Covid/ “Swissmed” fiton me 10 herë më lirë se fondi. Kush po abuzon?

11:41 : 19/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë ka mbyllur një tender të çuditshëm për blerjen e testeve të shpejta anti-Covid.

Procedura është hapur në Prill 2022 dhe fondi limit ishte 201 milionë lekë të reja ose 1.66 milionë euro.

Në garë rezulton se kanë marrë pjesë 11 operatorë ekonomikë, nga të cilat 6 janë skualifikuar.

Në përfundim, fitues i tenderit është shpallur shoqëria “Siwssmed”, e cila ka paraqitur edhe ofertën më të ulët.

Lexo edhe:

“Shkarkim i Veliajt, hap i debatueshëm”/ Rama nis fushatën: Ja ç’tregojnë anketat për Manastirliun

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

Por, pikërisht tek çmimi i ofertës qëndron edhe “çudia” e këtij tenderi.

Kompania “Swissmed” ka paraqitur ofertën me vlerë 23.5 milionë lekë të reja, ose rreth 10 herë më lirë se sa çmimi limit i vendosur në tender nga vartësit e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo situatë krijon më së paku dy dilema; nëse cilësia e testeve është e ulët dhe rrjedhimisht me çmim të lirë; ose Autoriteti Kontraktor ka fryrë fondi limit në vlera ekstreme.

Dyshimet më të mëdha qëndrojnë mbi institucionin shtetëror.

Në foto: Kompania fituese ka paraqitur ofertë 10 herë më të lirë se fondi limit

Të dhënat zyrtare të tenderit dëshmojnë se edhe ofertat e kompanive të tjera në këtë tender variojnë nga 35 milionë deri në 120 milionë lekë të reja, dukshëm shumë më të ulta se sa fondi limit i përcaktuar nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Tiranë prej 202 milionë lekë.

Pra, testet anti-Covid mund të gjenden në treg shumë më lirë se sa fondi që ka parashikuar Operatori i Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Procedurat normale të tenderave parashikojnë që institucionet, para se të hapin procedurat e prokurimit publik, fillimisht testojnë tregun për të nxjerrë një çmim mesatar për produktin që kërkojnë.

Si rregull, edhe Operatori i Kujdesit Shëndetësor i kryeqytetit duhet ta ketë kryer këtë testim paraprakisht.

Por, ajo që ngre pikëpyetje është se ku është bazuar për të përcaktuar fondin limit 1.6 milionë euro, kur në tender rezulton se kanë marrë pjesë 11 kompani dhe të gjitha kanë paraqitur oferta shumë më të ulta se parashikimi i institucionit.

Prej vitesh, ekspertët e prokurimeve publike kanë ngritur dyshimet se autoritetet shtetërore shtojnë në mënyrë fiktive fondin limit të tenderave.

Ka nga ata që besojnë se këto “manovra” janë një paradhomë për korrupsion në procedurat e prokurimit publik.

Në tenderin 1.6 milionë euro për blerje testesh anti-Covid nuk ka, të paktën deri më tani, pretendime për korrupsion apo veprime abuzive.

Megjithatë, oferta fituese 10 herë më lirë se sa fondi limit, krijon të gjithë terrenin për të ngritur dyshimet publike.

Kompania fituese “Swissmed” është pjesë e grupit financiar “Intermedica”, në pronësi të biznesmenit Vasil Llajo.

Kjo kompani administratohet aktualisht nga Aris Llajo, djali i drejtuesit të “Intermedica”.

Etiketa: Manastirliuswissmedteste covid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shkarkim i Veliajt, hap i debatueshëm”/ Rama nis fushatën: Ja ç’tregojnë anketat për Manastirliun

18:18 : 24/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

Sot seanca në Kuvend, në rend dite projektligji për marrjen e rreth 77 mln eurove hua nga BERZH

08:22 : 26/06/2025
AKTUALITET

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

17:12 : 16/06/2025
AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Dështimi i sistemit arsimor, qeveria gjen “fajtorin”, Manastirliu: Mbyllim TikTok-un

13:50 : 21/12/2024
Para

Zhduket pa gjurmë 21-vjeçari në Tiranë

TË GJITHA

Jordan Daci i bindur: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com