• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Venecia dha përgjigje mbi procesin e vetingut të drejtësisë në Kosovë

20:52 : 18/06/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, tha të shtunën se Komisioni i Venecias i është përgjigjur pozitivisht nismave të qeverisë së vendit për reformim të sistemit të drjetësisë nëpërmjet vetingut dhe themelimit të byrosë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Zonja Haxhiu tha në një konferencë për media se të dy këto nisma janë mbështetur nga anëtarët e Komisionit në seancën e mbajtur të premten.

“Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe në prokurori nëpërmjet një mekanizmi të jashtëm, pra niveleve si Këshili Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe kryetarët e të gjitha gjykatave dhe kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive themelore. Pastaj do të vazhdohet me vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga këshillat tashmë të verifikuar”, tha ajo.

Zonja Haxhiu tha se në projekt opinionin e Komisionit të Venecias, i cili pritet të publikohet javën që po vjen, thuhet se një reformim tërësor i sistemit të drejtësisë në Kosovë, duket se është përgjigje për problemet si mungesa e besimit, korrupsioni gjyqësor, stërzgjatja e gjykimeve, mungesa e efikasitetit të mekanizmave disiplinor, nepotizmi e së fundi edhe problemet me përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri te shtetit.

Ndërkaq sa i takon projektligjit për byronë për verifikimin dhe kofiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, zonja Haxhiu tha se në opinionin e Komisionit të Venecias thuhet se korrupsioni është një problem serioz e sistemaik andaj lufta kundër tij duhet të rritet dhe konfiskimi civil mund të jetë i dobishëm në këtë drejtim.

Lexo edhe:

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

“Pra Komisioni i Venecias njeh mekanizmin për konfiskim me bazë civile dhe jep sugjerime se si një mekanizëm i tillë do të duhej fuqizuar dhe i cili do të ishte kompetent për verifikimin fillestar e më pas konfiskimin përfundimtar do ta kryejë gjykata”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky është fillimi i ri për sundimin e ligjit në Kosovë dhe kthimin e besimit të qytetarëve në këtë sistem.

“Sot fillojmë me jetësimin e punës një vjeçare të ministrisë së Drejtësisë në realizimin e këtyre proceseve jetike për Kosovën, me përkrahjen e Komisionit të Venecias. Çdo gjë që kërkohet nga qeveria e Republikës së Kosovës, do t’i dërgohet kuvendit në një afar rekord, pasi që reforma në drejtësi nuk pret më e qytetari më nuk mund të durojë”, tha kryeministri Kurti.

Nisma e qeverisë së Kosovës për procesin e vetingut është përcjellur me kundërshtime nga pjesëtarë të disa organizatave joqeveritare, parti opozitare dhe diplomatë të huaj. Në raportin e fundit të progresit nga Komisioni Evropian thuhet se “rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet shqetësim serioz”.

Organizatat që vëzhgojnë punën e sistemit të drejtësisë, vazhdimisht bëjnë thirrje që vetingu në sistemin prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë të bëhet me konsensus ndërmjet partive politike e institucioneve të drejtësisë dhe në bashkërendim të plotë me komunitetin ndërkombëtar.

Organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare vazhdojnë ta paraqesin sistemin e drejtësisë në Kosovë si të brishtë, me mungesë të besimit nga ana e qytetarëve dhe të ndikuar nga politika.

Vetingu është proces që synon shqyrtimin e së kaluarës së bartësve të sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda sistemit gjyqësor e prokurorial të vendit./VOA/

Etiketa: kosovereforma ne drejtesivoa

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

17:50 : 21/08/2025
RAJONI

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

17:11 : 21/08/2025
AKTUALITET

Trafikanti shqiptar kërcënon me armë policinë e Kosovës, hedh çantën me drogë dhe arratiset

09:19 : 21/08/2025
RAJONI

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu, konstituimi i Kuvendit i pasigurt

19:25 : 19/08/2025
RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
Para

Merkoçi thirrje avokatëve: Të hënën protestë para Kryeministrisë, ose ...

TË GJITHA

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

17:50 : 21/08/2025

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

17:37 : 21/08/2025

Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

17:19 : 21/08/2025

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

17:11 : 21/08/2025

Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person

16:54 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

16:45 : 21/08/2025

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë

16:36 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com