• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I shpëtoi drejtësisë shqiptare, prokuroria ‘lan duart’ me Kajmakun: Apeluam vendimin

11:00 : 14/06/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Prokuroria ka reaguar për rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, që përpos se u kap me 20 kg kokainë në Itali, ishte në kërkim edhe nga drejtësia shqiptare.

Organi i akuzës shprehet se ka ndjekur procesin ndaj Kajmakut, pasi ai nuk ka plotësuar në rregull formularin e dekriminalizimit dhe se çështja është apeluar.

Njoftimi:

Me qëllim informimin e medias dhe publikut mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin A. K. i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Falsifikimi i vulave, i stampave, ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal,

Lexo edhe:

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

“Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”,  kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni  186/2 i Kodit Penal, si dhe

“Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, parashikuar nga neni 249 i Kodit Penal,

Informojmë se, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari i vetëm znj. Shefkie Demiraj, pasi ka shqyrtuar dhe administruar në seancë gjyqësore në prani të palëve ndërgjyqëse aktet e fashikullit të procedimit penal Nr. 8185 të vitit 2019, si dhe dëgjoi palët të cilët përfundimisht kërkuan:

Organi i akuzës: “- Deklarimin fajtor të të pandehurit A. K. për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave, ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal, duke e dënuar me 9 (nënte) muaj burgim.- Në aplikim të nenit 63 te K. Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushe një punë në interes publik, në masën prej 80 (tetëdhjetë) orë pune.-  Tërheqjen e akuzës dhe në bazë të nenit 388 germa “b” të K. Pr. Penale, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A. K., për veprat penale  “Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë”, në bashkëpunim dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 249 të K. Penal.”

I pandehuri A. K.:  “Pafajesi” dhe përfaqësuesi i tij ligjor:  “Deklarimin e pafajshem te te pandehurit A. K., per veprat penale “Falsifikimi i vulave stampave ose i formulareve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë”, në bashkëpunim dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, të parashikuara nga nenet 190/1,  186/2 dhe 249 të K.Penal, (neni 388 germa b , i K.Pr.Penale)”;

Në datë 30 dhjetor 2021, me Vendimin Nr. 3549, ka vendosur: “1. Pushimin e gjykimit të çështjes penale Nr. 154 Akti, në ngarkim të të pandehurit A. K. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare” në bashkepunim, parashikuar nga neni 186/2 i K Penal. 2. Pushimin e gjykimit të çështjes penale Nr. 154 Akti, në ngarkim të të pandehurit A. K. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” parashikuar nga neni 249  i K Penal. 3. Pushimin e gjykimit të çështjes penale Nr. 154  Akti  në ngarkim të te pandehurit A. K. akuzuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave stampave ose i formulareve”, parashikuar nga neni 190/1 i  K.Penal.”

Gjykata, ka arritur konkluzionin se nuk provohet që fakti penal i cili i atribuohet të pandehurve ekziston, me arsyetimin sa vijon: …“Ne lidhje me vepren penale  te parashikuar  nga  neni 190/1  i K Penal, ne ngarkim te te pandehurit A. K. se ai  ka kandiduar për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019 dhe në përfundim të procesit zgjedhor është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Vorë. KQZ në zbatim të dispozitave të ligjit 138/2015, ka bërë verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit për këtë funksionar publik dhe pasi ka rezultuar se kandidati plotesonte kushte ligjore, me vendimin nr. 470, datë 17.5.2019, vendosi njoftimin e KZAZ-së për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, Bashkia Vorë, qarku Tiranë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Në muajin Korrik të vitit 2019 pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Njësisë së Qeverisjes Vendore, Bashkia Vorë, ish kryebashkiaku, i pandehuri A. K. është vënë në dijeni nëpërmjet shtypit të shkruar dhe atij televiziv së në ngarkim të tij ekzistonte një vendim penal nga autoritetet e shtetit grek, gjë e cila sipas të njëjtave burimeve përbente ndalim në kuptim të ligjit per kandidimin apo zgjedhjen e tij si Kryetar Bashkie.

Pas verifikimit të formularit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përcjellë të dhënat e administruara nga KQZ-ja për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik A. K., me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.

Në çështjen objekt gjykimi, prokuroria ne konkluzionet perfundimtare kerkon deklarimin fajtor per të pandehurin A. K., për veprën penale “Fallsifikimi i vulave stampave ose i formulareve” parashikuar nga  neni 190/1 i K.Penal ”, por  nga provat e paraqitura  nga  organi i prokurorise nuk provohet  se ka konsumuar të gjithë elementët objektiv e subjektiv të marrë së bashku, që kjo vepër penale të konsiderohet e kryer.

Gjate shqyrtimit te ceshtjes objekt gjykimi rezultoi plotesisht e provuar se i pandehuri A. K. i ka nxjerre urdherat per lirimin nga detyra te dy nenkryetareve te bashkise dhe drejtorit te kabinetit dhe urdherin per emerimin e ketij te fundit ne detyren e nenkryetarit, gjate kohes qe ka qene ne detyre dhe ende nuk ishte shkarkuar nga KQZ-ja. Urdherat e nxjerra prej tij jane regjistruar rregullisht ne librin ndihmes te protokollit per aktet e kryetarit dhe me pas jane pasqyruar edhe ne librin e protokollit me qellim qe t’i njoftoheshin zyrtareve perkates.”

Informojmë gjithashtu se, ndaj këtij vendimi është ushtruar ankim nga organi i akuzës me objekt: “Ndryshimin e Vendimit Penal Nr. 3549, datë 30.12.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, lidhur me procedimin penal nr. 8185 viti 2019, në ngarkim të të pandehurit A.K., përsa i përket fajësisë së të pandehurit për veprën penale të “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i K. Penal” dhe dosja gjyqësore në datë 08.02.2022 është përcjellë për gjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Etiketa: kajmakuprokuroriareagon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
AKTUALITET

Rënia e Dinastisë “Felaj”

09:24 : 03/08/2025
AKTUALITET

Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin, 31-vjeçari mohon vrasjen e Kozeta Teços

14:13 : 31/07/2025
AKTUALITET

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025
Para

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë aktori i njohur (Foto+Emri)

TË GJITHA

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

15:11 : 25/08/2025

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

14:58 : 25/08/2025

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025

“Mos shkoni se kam parë ëndërr të keqe”, DETAJE nga aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë

14:44 : 25/08/2025

Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

14:30 : 25/08/2025

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Ja kush punoi nën urdhrat e Ballukut

14:14 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com