• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të ardhurat për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me 15%

23:24 : 13/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga viti i ardhshëm, individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë më shumë taksa, në formën e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, ndonëse taksa për biznesin e vogël do të vijojë të mbetet zero. Psh, për të vetëpunësuarit me qarkullim vjetor 10 milionë lekë, tatami mbi të ardhurat do të arrijë në rreth 1 milionë lekë në vit.

Të gjithë individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, përfshirë profesionet e lira do të tatohen me 15% për të ardhurat e tyre nga biznesi, sipas draftit të ri të rishikuar të tatimit mbi të ardhurat. Në ndryshim nga drafti fillestar, tatimi do të jetë fiks 15%, jo i përshkallëzuar deri në 23% për të ardhurat mbi 2.4 milionë lekë, siç është për të ardhurat nga punësimi.

Individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit, si më poshtë:

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10,000,000 Lekë në vit, ata kanë të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.

a) 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;

b) 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

c) 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;

d) 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;

e) 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare

f) 30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Psh, nëse një i vetëpunësuar ka 8 milionë lekë në vit qarkullim vjetor, do tí njihen shpenzime prej 2.4 milionë lekësh dhe do tatohet 15% për pjesën e mbetur prej 5.6 milionë lekësh, duke paguar në fund të vitit 840 mijë lekë tatim mbi të ardhurat, ose 70 mijë lekë në muaj. Për të ardhurat prej 10 milionë lekësh, tatimi vjetor arrin në 1 milionë lekë në vit, ose 87.5 mijë lekë në muaj.

Deri tani, të vetëpunësuarit paguanin zero tatim fitim dhe kjo nxiti që shumë individë me paga të larta, për të shmangur normën e lartë prej 23% të tatimit të pagës mbi 200 mijë lekë (më parë kufiri ishte 150 mijë lekë) të dilnin nga skema e të punësuarve dhe të regjistroheshin si të vetëpunësuar. Kjo skemë shmangieje nxiti tatimet që të rishikonin ligjin, duke u vendosur atyre tatim mbi të ardhurat nga biznesi, pasi u njeh shpenzime prej 30%.

Lexo edhe:

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Por, së bashku me të vetëpunësuarit, të gjithë bizneset e tjera të vogla do të paguajnë tatim 15% mbi të ardhurat. Psh, për bizneset e tregtisë, po me një qarkullim vjetor prej 8 milionë lekë, pasi tú zbriten shpenzimet e njohura prej 60%, do të tatohen me 15% për shumën prej 3.2 milionë lekësh dhe do të duhet të paguajnë 480 mijë lekë në vit. Për qarkullim prej 10 milionë lekësh për këtë kategori, tatimi vjetor arrin në 600 mijë lekë në vit.

Të ardhurat nga investimet, ku përfshihet shitja e pasurive të palujatshme, do të vijojnë të tatohen me 15% në vit, ndërsa të ardhurat nga dividend me 8%:

Të ardhurat nga investimet, nëse nuk konsiderohen si të ardhura nga biznesi, sipas Neni 13

[Të ardhurat nga Biznesi] të këtij ligji, përfshijnë të ardhurat në vijim,:

a. Të ardhurat nga interesi, dividendët dhe honoraret;

b. Fitimet kapitale nga tjetërsimi i letrave me vlerë;

c. Fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe pensionit vullnetar;

d. Të ardhurat nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme;

e. Të ardhurat nga qiraja e pasurive të paluajtshme.

Të ardhurat nga punësimi do të vijojnë të tatohet me 13% deri në 2.4 milionëlekë në vit dhe 23% mbi 2.4 milionë lekë në vit.

Drafti parashikon dhe zbritje nga baza tatimore për individët që kan ëtë ardhura të ulëta:

  1. Tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe biznesi, mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore:

a. një shumë kompensimi personal prej 480.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë deri 600.000 lekë;

b. një shumë kompensimi personal prej 360.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600.000 lekë;

c. një shumë kompensimi për cdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç dhe që jeton së bashku me tatimpaguesin në një familje të përbashkët prej 48,000 lekë.

2. Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi, të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi dhe të ardhura vjetore të tatueshme nga investimi më pak se 2.000.000 lekë mund të zbresë përveç kompensimeve individuale sipas paragrafit 1 më sipër, shpenzimet korrente për:

a. shpenzimet për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë;

b. medikamentet për fëmijët e tij ose në ngarkim të tij dhe personave që ka nën kujdestarinë e vet, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Drafti parashikon dhe uljen e kufirit vjetor të deklariit të të ardhurave personale në 1.5 milionë lekë, nga 2 milionë lekë në vit, që është sot si dhe më shumë se 50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i është nënshtruar tatimit përfundimtar në burim, sipas Kapitullit 5 të këtij ligji.

Ndërsa bizneset e vogla do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, tatim fitimi për ta do të jetë zero!

a. Për:

i. individët tregtarë;

ii. të vetpunësuarit, si dhe;

iii. entietet me të ardhura deri 14 milion lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do aplikohet deri në fund të vitit 202X. Norma e tatimit mbi të ardhurat 0 % nuk do aplikohet për tatimpaguesit e përmendur në gërmat (ii) dhe (iii) më sipër, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Do të vijojnë të mbeten në fuqi lehtësitë fiskale për kompanitë e zhvillimit të programeve (5% tatim fitimi), ; Për entitetet, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive (5%), dhe “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, do të vijojnë të jenë të përjashtuara nga tatimi korporativ.

Klikoni këtu për draftin e plotë të rishikuar: Income Tax Draft Revised Alb 30 Maj 2022  /Monitor

Etiketa: taksaTatimetregtare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

08:54 : 25/06/2025
BOTA

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

09:20 : 21/06/2025
AKTUALITET

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025
BOTA

“E neveritshme”, Musk kritikon projektligjin e Trump pas largimit nga qeveria

22:02 : 03/06/2025
business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
Para

Restoranti ku shërbejnë robotët mace

TË GJITHA

Këmbimi valutor 27 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 27/06/2025

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

08:13 : 27/06/2025

A u manipuluan zgjedhjet presidenciale në Poloni?

08:12 : 27/06/2025

Vapë edhe shi, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:06 : 27/06/2025

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

08:04 : 27/06/2025

VIDEO/ Pamjet nga zjarri i madh në Ksamil, pranë resortit “Arameras”

07:54 : 27/06/2025

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com