• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi/ Kajmaku ishte nën vëzhgim, si vu në pranga (Detajet e reja)

09:33 : 13/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Mediat italiane bëjnë të ditur se Kajmaku është arrestuar më datën 27 maj në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e ‘San Benedeto del Tronto’ në Itali.

Ish-kryebashkiaku i Vorës mësohet se e kishte fshehur drogën në vazo me lule. Informacionet e para flasin për një vlerë prej 1 milion euro të drogës së sekuestruar.

Për rreth 60 ditë Kajmaku, dhe grupi të cilit i shërbente, ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia italiane. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje, policia italiane ka montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë.

Pas kapjes së tij, autoritetet italiane kanë kërkuar informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me këtë shtetas, i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit. Për më shumë se 8 muaj policia italiane kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa nisi ta mbante në vëzhgim derisa u arrestua me 20 kilogramë kokainë.

Kur u arrestua nga policia italiane me 20 kg kokainë në zonën e ‘San Benedetto del Tronto’, Agim Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte.

Lexo edhe:

Itali/ 34-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë të fshehur në pako çamçakëzi

Nëna e vrasësit të Ilariës akuzohet për fshehje krimi, pastroi gjakun e 22-vjeçares në shtëpi

Kajmaku dhe nipi i tij kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda. Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij.

Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës, ka zgjidhur problemet me drejtësinë shqiptare, por tashmë sapo i ka hapur ato me drejtësinë italiane. Ai u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku opozita nuk mori pjesë, por nuk e gëzoi për shumë kohë atë mandat. Partia Demokratike i zbuloi atij një dënim të padeklaruar në Greqi për falsifikim parash, të cilin duhet ta kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe menjëherë policia e shpalli në kërkim. Në ditën që u shkarkua nga KQZ-ja ai firmosi shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë, firmë e cila i rëndoi pozitën, pasi u akuzua edhe për përdorim të postit pas lirimit.

Pasi qëndroi 8 muaj në arrati, Agim Kajmaku u arrestua në një spital privat ku kishte shkuar për problem shëndetësore. Por një ditë pas arrestimit, në 8 korrik 2020 Gjykata e Apelit liron ish krye-bashkiakun e Vorës.

Apeli caktoi ‘detyrim paraqitje’ për Kajmakun pasi vetë prokuroria, konkretisht prokurorja Arta Marku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë. Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo me sa duket ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Etiketa: agim KajmakuItali

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ 34-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë të fshehur në pako çamçakëzi

15:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

Nëna e vrasësit të Ilariës akuzohet për fshehje krimi, pastroi gjakun e 22-vjeçares në shtëpi

15:30 : 18/09/2025
A young boy being bullied at school
BOTA

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025
BOTA

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

19:21 : 14/09/2025
Para

Makina hyn brenda xhamisë në Pejë, tre persona të lënduar

TË GJITHA

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com