• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Ruçi te Braho, 31 vite ndryshim emri nga PPSH në PS/ Ja kush morri pjesë

20:03 : 12/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Socialistët kanë festuar sot 31 vjetorin e ndryshimit të emrit nga PPSH në Partia Socialiste, ndërsa festa është organizuar në hapësirën pranë selisë që qeveris vendin nga 2013-ta.

Në festimet e socialistëve ka munguar lideri historik Fatos Nano, i cili pati drejtimin e PS-së deri në 2005, kohë kur nisi shkëputjen nga politika aktive.

Por në festë nuk munguan të tjerë figura të kësaj partie, madje me lidhje nga koha e PPSH-së, si Gramoz Ruçi apo Spartak Braho.

Në festimet e socialistëve nuk kishte ftesë për demokratët, pavarësisht grupimeve se si janë ndarë ato, ndërsa LSI ka zgjedhur të përfaqësohet me Endrit Braimllarin dhe Erisa Xhixhon, dy politikanë të rinj në moshë, që e kanë nisur karrierën në partinë e themeluar nga Ilir Meta, pasi u nda nga PS-ja.

Lexo edhe:

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

Gjithashtu nuk munguan as figura të njohura politike, si Paskal Milo, Agron Duka e Luan Rama, të cilët kanë qenë ose pjesë e PS ose në aleancë me të në periudha të ndryshme.

Partia Socialiste e Shqipërisë vendosi të ndërrojë emrin nga PPSH në PS në 12 qershor të vitit 1991. Socialistët qëndruan në opozitë nga 1992 deri në 1997, kohë kur përmes një revolucioni të armatosur ku drejtimi në zonat në jug të vendit u morr pikërisht nga disa prej figurave kryesore të saj, ose aleatëve, çuan vendin në zgjedhje të parakohshme që u fituan nga PS dhe aleatët e tyre.

Në këto zgjedhje, ku duhet thënë se në territorin në jug të vendit as mund të shkelte ndonjë përfaqësues i PD, PSSH arriti të marrë 52,7 % ose 101 vende në parlamenti. Kryetari socialist Fatos Nano u zgjodh kryeministër. Socialistët përsëritën fitoren edhe në zgjedhjet e 2001, dhe megjithëse patën votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, nuk arritën, për shkak të presionit ndërkombëtar, që kishte të bënte me manipulimet zgjedhore, veçanërisht atë që u konsiderua si fenomeni “Dushk”, ku vetëm nga një zonë elektorale u prodhuan 9 mandate deputetësh.

Në vitin 2004 Partia Socialiste do të kishte ndarjen me një grup brenda saj të cilët krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo çoi në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005 ku pushteti kaloi në duart e qendrës se djathte pas tetë vitesh. Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PSSH dhe u zëvendësua me Edi Ramën i cili njëkohësisht është dhe Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009 koalicioni Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga Partia Soicialiste e Edi Ramës siguroi 64 vende, 6 vende më pak se koalicioni Aleanca e Ndryshimit e drejtuar nga Partia Demokratike i cili siguroi 70 vende. Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim siguroi 4 vende. Disa ditë pas zgjedhjeve kryetari i PSSh deklaroi që zgjedhjet ishin të rregullta dhe korrekte. Këto zgjedhjet ashtu si edhe zgjedhjet e mëparëshme u monitoruan nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë të OSCE. Mbas daljes së rezultateve kryetari i PSSH ndryshe nga deklarimet e mëparshme deklaroi se zgjedhjet ishin manipuluar, edhe pse rezultatet e tyre ishin firmosur nga komisionerët e partisë së tij. Vëzhguesit ndërkombëtarë i deklaruan zgjedhjet e vitit 2009 si zgjedhjet më të mira që ishin zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Disa nga drejtuesit e PSSH i kërkuan Ramës të pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen ashtu siç bëri edhe paraardhësi i tij Fatos Nano. Edi Rama edhe pse humbi zgjedhjet vendosi përsëri kandidaturën për kryetar të PSSH dhe u zgjodh kryetar i kësaj partie për mandatin e tij të 2-të me mbi 99% të votave. Këto zgjedhje u kritikuan nga disa drejtues të PSSH-së si zgjedhje formale të paracaktuara.

Rama arriti të merrte shumicën parlamentare, pas marrëveshjes së 1 prillit me Ilir Metën, në vitin 2013, dhe nga ky vit ai drejton Qeverinë.

Etiketa: 31 vjetorfestimeps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

22:10 : 23/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

Si dështoi plani/ Veliaj jashtë listës për deputet, u “pre në besë” nga Ulsi Manja

19:16 : 22/07/2025
AKTUALITET

Kontrollet për inceneratorin e Elbasanit, arrestohet vëllai i deputetit të PS

13:52 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

17:01 : 13/07/2025
Para

Legjenda e Zvicrës kritikon ashpër Xherdan Shaqirin

TË GJITHA

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025

Trafik i rënduar në Muriqan, udhëtarët presin në temperatura mbi 40 gradë

11:49 : 08/08/2025

U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente

11:43 : 08/08/2025

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

11:34 : 08/08/2025

EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

11:33 : 08/08/2025

Zjarri në Finiq, rrezikohen banesat në Leshnicë

11:17 : 08/08/2025

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com