• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brenda burgut të Hagës, si jetojnë Thaçi, Veseli, Selimi e Haradinaj

08:17 : 12/06/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Gazetari Arben Ahmeti në një rrëfim nga Haga, jep detaje rreth ish-krerëve të UÇK’së që po vazhdojnë të mbahen atje. Ai ka treguar për takimet me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, ish-deputetin Rexhep Selimi, Nasim Haradinajn.

Ahmeti thotë se “Kadri Veselin të krijohet përshtypja se e ke takuar para një jave”. Sipas Ahmetit, i cili tha se, Veselin e të tjerët s’mund t’i citojë pa autorizim nga Gjykata Speciale, tre katër parashikime të Veselit tash po dalin të vërteta.

Ai thotë se “Rexhep Selimi është plot vullnet, këngë, humor e unitet”. Nasim Haradinajn e përshkruan si “zhurma”, “bomberi i moralit”. Derisa Ahmeti thotë se “për nga gjendja fizike e psikike më duket si Hashimi i atëhershëm”.

Shkrimi i plotë i Ahmetit:

Një rrëfim nga Haga e Kadriut, Rexhës, Hashimit, Nasimit dhe të tjerëve

Lexo edhe:

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

Jakup Krasniqi është 71 vjeç. Për ish zëdhënësin e UÇK-së aktualisht, prokuroria e Dhomave të Specializuara po kërkon 10 vjet gjykim. Në moshën 81 vjeçare, ai mund të gjendet fajtor sepse ishte zëdhënës që propagandoi për liri ose të shpallet i pafajshëm. Cilido që të jetë vendimi, druaj se do të ishte i vonshëm. Ai po akuzohet për shkak të disa komunikatave të UÇK-së të cilat ishin propagandë për ngritje morali. Po të ishin të vërteta, nga pretendimet e atyre komunikatave do ta kishim çliruar vendin deri në Nish. Aktgjykimi ndaj Ramush Haradinajt pos të tjerash konstaton që komunikatat e UÇK-së ishin propagandë. Jakup Krasniqit do t’i duhen dhjetë vjetë tjera për të rikonstatuar diçka tashmë të konstatuar. Me bacin Jakup nuk u takuam. Për shkak të aranzhimeve teknike. Herën e ardhshme gjithsesi.

Haga

Planifikimi që fillimisht të udhëtojë për një aranzhim tjetër në një shtet të BE-së e nga aty pastaj pas disa ditësh drejt Hagës, dështoi. Sepse u vonua viza Schengen për arsye të kuptueshme. Kësisoj, viza ime hynte në fuqi me datën 9. Po më datën 9, në ora 09:00, gjykata na kishte dhënë leje mua dhe Fidanit për vizitë tek Kadri Veseli. Pra, unë duhej të nisesha me datën 9 drej Schengenit dhe të arrija në Hagë me datën 9 në ora 09:00. U detyrova të shkojë në Stamboll herët në mëngjesin e datës 8. Të fluturoj atë natë drejt Konyas të Turqisë. Me datën 9 të hipë në aeroplanin që nga Konya shkonte në Amsterdam pas mesnate. Ateroj herët në mëngjes. Në ora 09:00 jam para burgut ku po mbahen udhëheqësit e luftës. Itinerari shërbeu për humor e batuta brenda. Ma kujtuan se nuk jam VIP si ata. “Neve në aeroplan privat na kanë pru”… U thashë se pas gjithë atyre orë pritjeje nuk është se nuk ndihesha si Ismail Qemaili në udhëtimin e mundimshëm për në Vlorë.

Rregullat

Për shkak se e kanë të ndaluar të përcjellin mesazhe në publik, pa një autorizim nga Gjykata, nuk do të citoj asnjë deklaratë të Kadrisë, Rexhës, Hashimit e Nasimit. (Renditja sipas orarit të vizitave të lejuara nga Gjykata). Por, kjo nuk më ndalë të tregojë se çfarë ndjeva, pashë dhe kuptova në takim me secilin. Kontakti i parë me burgun, kontrollat, anglishtja verifikuese në një institucion që pretendon të jetë i Kosovës të kthen në kohën e UNMIK-ut. Kur pas disa minutash pritje në një dhomë të vogël hyjnë në korridor grupi i të paraburgosurve gjallërohet ambienti. “Dhezni dritat. Çka keni keshtu?! A jeni ju ne burg a na?!”. Pastaj takimet private.

Kadri Veseli

Të krijohet përshtypja se e ke takuar para një jave. Dallimi i vetëm nga takimet në Prishtinë, është se tash është me veshje joformale. Kujdesin e kujtesën e ka maksimale. Konstatoj tre katër parashikime të tij në publik që tash po dalin të sakta. Por, edhe për këto njëherë tjetër. Ai është konstantja e shokëve aty. Mesfushori në termin e futbollit që lidh mbrojtjen e sulmin me një lidership të pakontestueshëm.

Rexhep Selimi

Në dhomën e vogël të qelisë në Hagë rikonstatoj rëndësinë e tij në luftë si i ri dhe me energji. Ai është plot vullnet, këngë, humor e unitet. 10-shi i luftës që nuk është dhjetësh klasik futbolli. Sepse është me entuziazëm e pozitivitet. Fidani i tregon se po bëhen edhe Radio 10 e Gazeta 10. Nuk mund të tregoj se çfarë na tha, por pas një kohe do jetë supergallatë ky rrëfim.

Nasim Haradinaj

Bomberi i moralit. Ai është zhurma. Komentuam momentin e “dënimit në emër të popullit”. Konstatojmë se në paraqitjen e radhës në TV, duhet të kujdesemi që tavolina të jetë e hekurit. (Dikur na e kishte thyer nje tavolinë në studio).

Hashim Thaçi

Në fushatën “Krenohu me Kosovën” Hashim Thaçin e shihje nga një fshat në tjetrin, nga një mal ne tjetrin, nga një qytet ne tjetrin. Në një analizë të atëhershme ishte kontstatuar se nuk ka regjion e lokacion qe nuk e kishte vizituar të paktën njëherë. Disa prej tyre dy e tre herë. Për nga gjendja fizike e psikike më duket si Hashimi i atëhershëm. Edhe disa rrudha e thinja që i’a patëm shkaktu e që ne kritikët e tij shpresonim se i ka si rezultat i kritikës sonë, i ishin zhdukur. Njeriu që bëri historinë, nuk të ngjan në një të moshuar. Ai duket se e ka ndalur kohën dhe është i gatshëm sërish të bëjë historinë. Ka shumë gjëra që do t’i ndaja nga biseda me Presidentin, por jo kësaj here. Shpresoj ta kemi shpejtë në një rrëfim ndryshe.

Beteja

Luftëtarët janë unik e me vullnet sikur dikur në Malet e Berishës. Dallimi i vetëm është se tash e kane një kundërshtar të cilin e respektojnë, sepse janë të bindur se është viktimë e fushatës së armikut të atëhershëm. Mënyra e motivimit nga Hashim Thaçi, falënderimi nga Veseli apo përshëndetja ushtarake e Rexhep Selimit në largim do më mbesin gjatë në mendje. Në prag të pervjetorit të çlirimit të Kosovës, ne u çliruam nga procedurat e vizitës në një qeli. Brenda mbetën arkitektët e çlirimit të Kosovës. /express

Etiketa: hagelideretuck

Lajme të lidhura

RAJONI

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025
AKTUALITET

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025
BOTA

Sanchez këmbëngul: 2% e PBB-së për mbrojtje është e mjaftueshme për Spanjën

17:39 : 25/06/2025
SPORT

Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium

17:16 : 13/06/2025
KRYESORE

Federata serbe nderon Dukën, fyen shqiptarët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025
SPORT

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

12:21 : 08/06/2025
Para

"Miss Universe 2022"/ Ja kush janë dy më të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës (Foto)

TË GJITHA

Surf mbi metro, “trendi” i ri në New York, mbi 200 të ndaluar (Video)

17:57 : 15/07/2025

Champions/ Egnatia luan sfidën e kthimit, një inxhinier ndërtimi vendos drejtësi në Islandë

17:48 : 15/07/2025

3.9 mld lekë për projektet e rrugëve në 4 muaj/ Si u shpenzuan paratë e buxhetit

17:35 : 15/07/2025

Bellingham i nënshtrohet operacionit, do të mungojë gjatë për Real Madrid

17:32 : 15/07/2025

FT: Trump inkurajon privatisht Zelenskyn që të godasë Moskën

17:30 : 15/07/2025

Trump jep dritën jeshile, lejon Nvidian t’i shesë Kinës çipa të avancuar

17:18 : 15/07/2025

E bija e Agron Llakajt: Që nga humbja e nënës, çdo ditë është një pikëllim i madh

17:17 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com