• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Batuta e Ramës me Kovaçevskin, VMRO paralajmëron protesta: Kërkon dorëheqjen

19:32 : 12/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Të premten, kur ndodhej në Selanik, Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe veton që i ka vendosur Bullgaria për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në takim, Rama i prezantoi kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskin, si kreun e qeverisë së Bullgarisë Perëndimore.

Komenti i Ramës ka shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë nga faktorë të ndryshëm politikë. Kjo ka nxitur reagimin nga kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë edhe një sqarim. Sipas tij, ai kishte ironizuar vetëm bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut, e se gjithçka tjetër ishte vetëm histeri.

Mirëpo pavarësisht se ç’pretendon Rama, duket se ka pasoja në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski doli në një konferencë për shtyp, duke ngritur zërin kundër gjithë çfarë kishte ndodhur. Madje i dërgoi një mesazh kryeministrit Dimitar Kovaçevski pas ironisë në Selanik, duke i kërkuar dorëheqje.

Lexo edhe:

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

“Nëse me Zaev Maqedonia arriti fundin, tani me Kovaçevskin e theu. Publiku maqedonas dëshmoi dje një faj të paparë ndërkombëtar. Dje pamë se si Dimitar Kovaçevski e ka tejkaluar Zoran Zaevin në çdo mënyrë duke shkelur dinjitetin e vendit përmes turpit në skenën publike ndërkombëtare. Jo vetëm poshtëruese fjalët me të cilat Maqedonia u turpërua dhe u ofendua në një takim ndërkombëtar para liderëve ballkanikë dhe kancelarit gjerman, por edhe më shumë që Kovaçevski e ndoqi të gjitha me të qeshura dhe miratim të papërshtatshëm.

Dje kur u prezantua si kryeministër i Bullgarisë së ardhshme perëndimore, Kovaçevski po të kishte një gram dinjitet do të reagonte në mbrojtje të vendit të tij, të cilin e përfaqëson dhe për të cilin merr rrogë nga qytetarët dhe jo duke qeshur e gëzuar.

Çfarë ka për të qeshur dhe për t’u gëzuar zoti Kovaçevski? Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke fare. Kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake! Megjithatë, për popullin jo! Ndaloni poshtërimet e shtetit, papërgjegjshmërinë dhe grabitjen e popullit. Është e tepërt!”,-ka shkruar Mickoski, pas së cilës edhe një herë ka bërë thirrje për protestë të madhe më 18 qershor para Qeverisë.

Ndërkohë “i zhgënjyer” ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në faqen e tij në Facebook rreth ironisë së Edi Ramës duke shkruar se shakaja ishte e papranueshme dhe se ai duhet të kërkojë falje.

“Shakaja” e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje. Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?,”- ka shkruar Dimitrievski.

Etiketa: batuta e RameskryeministriMaqedoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025
RAJONI

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ja sa parti dhe kandidatë marrin pjesë

08:17 : 19/10/2025
RAJONI

Ndikimi rus në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut i kufizuar, por me rreziqe

08:15 : 15/10/2025
BOTA

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025
Para

Formacionet zyrtare/ Kosova për “hakmarrje” ndaj Greqisë, ja si rreshtohen skuadrat

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com