• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kancelari Scholz vazhdon udhëtimin në Shkup dhe Sofje/ Çfarë pritet

Vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan vazhdon të shtunën me qëndrimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Kjo vizitë ka rëndësi, por edhe potenciali i zhgënjimit është i madh, thotë eksperti Gerald Knaus.

09:24 : 11/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kancelari gjerman vazhdon të shtunën udhëtimin në Ballkan dhe qëndron në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Në qendër të bisedimeve të shtunën qëndron grindja mes Shkupit dhe Sofjes që pengon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bullgaria e pengon prej vitesh këtë duke ngritur pretendime historike. Ditën e parë të udhëtimit, Scholz apeloi në Prishtinë dhe Beograd për përshpejtimin e reformave që iniciojnë procesin e anëtarësimit. Kancelari gjerman kërkoi nga Serbia t’iu bashkangjitet sanksioneve të BE.

Koha për dhënien fund të premtimeve boshe

Vizita e kancelarit gjerman gjen jehonë edhe në mediat gjermane. Gazeta “Straubiger Tagblatt/Landshuter Zeitung” shkruan se Olaf Scholz ka të drejtë, kur do të mbajë gjallë perspektivën europiane në BE. “Por kjo nuk ka nevojë të qëndrojë tek një anëtarësim i plotë. Bashkimi Europian duhet më të fund të largohet nga ajo “e gjitha ose asgjë”. Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi dha idenë sërish e një bashkësie të zgjeruar politike në krah të BE. Një projekt i tillë do të ishte më i ndershëm se sa premtimet boshe që u bëhen vendeve të Ballkanit.”

Serbien Belgrad | Olaf Scholz und Aleksandar Vucic

Kurse “tagesschau” nënvizon, se kancelari gjerman kërkon të nxisë përpara me “ambicie dhe temp” anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në vizitën e tij në Serbi ai u ndesh me një arsenal problemesh. “Ishte momenti kur u bë e qartë, se sa e vështirë do të mund të bëhet me Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.” Në bisedë me presidentin Aleksandar Vuçiq kancelari gjerman nxiti Serbinë, vend kandidat, që t’iu bashkohet sanksioneve europiane kundër Rusisë, ku kancelari në konferencën e shtypit tha, se ‘më mirë të mos bëhen atëherë kur gjithçka të ketë marrë fund.’ “Si reagim presidenti serb me zë të butë, por mjaft i vendosur, filloi të shpjegojë më shumë fjalë, se pse nuk do të ndiqet kjo dëshirë.”

Kosovo Olaf Scholz zu Besuch bei Premierminster Albin Kurti

Eksperti për Ballkanin dhe drejtues i Iniciativës Europiane të Stabilitetit, Gerald Knaus u vlerëson vizitën e Scholzit në Ballkan si mjaft të rëndësishme, por edhe me “potencial të madh zhgënjimi”. “Në 10 vitet e fundit njeëzit shohin që nuk ka ecje përpara, që BE nuk mban premtimin”, tha Knaus në një intervistë për televizionin e dytë gjerman, ZDF. Gjermania është një vend, nga ku rajoni pret shumë, thekson Knaus, dhe shpreh idenë e zhvillimit të një “ambicie politike nga qeveria e koalicionit gjerman”.

Lexo edhe:

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

Auftaktveranstaltung zur Phil.Cologne Gerald KnausGerald Knaus

Duhen premtime konkrete, sipas Knaus, psh., të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund t’u thuhet nëse kushtet plotësohen, atëherë të paktën do t’iu bëjmë pjesë të hapësirës ekonomike europiane.

/DW/

Etiketa: ballkannegociatatOlaf Scholz

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

11:06 : 28/07/2025
BOTA

Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

20:55 : 07/07/2025
AKTUALITET

Ballkani përgatitet për një valë ekstreme të nxehti! Temperatura mbi 40°C javën e ardhshme

15:04 : 26/06/2025
BOTA

Analiza: Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

15:46 : 16/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria, hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët

08:01 : 12/06/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon mashtrimet: Do i mbyllim negociata me BE-në në vetëm 3 vjet

19:39 : 07/05/2025
Para

A do t’i futet politikës? Flet Arbër Hajdari

TË GJITHA

Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

22:08 : 29/07/2025

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

22:05 : 29/07/2025

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

22:05 : 29/07/2025

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik

21:49 : 29/07/2025

Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra

21:34 : 29/07/2025

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com