• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Goditet rrjeti i mjekëve shqiptaro-italian, ja për çfarë akuzohen

16:29 : 10/06/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një operacion i zhvilluar nga SPAK dhe Drejtoria e Qarkut Antimafia e Milanos ka shkatërruar një grup kriminal që përbëhej nga shqiptar dhe italian.

Mësohet se janë vënë në pranga 9 persona, 6 prej tyre në Itali dhe 3 në Shqipëri.

Sipas organit të akuzës, Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Sipas, SPAK, me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane.

Grupi i organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri.

Lexo edhe:

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Mjeket e vënë nën hetim janë Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto ndërsa biznesmenet jane: Aleksander Gjokaj e Ndue Pulaj

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

 

Deklarata e plotë e SPAK:

Mbështetur nga Eurojust, autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Itali dhe Shqipëri kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Gjatë një dite aksioni, janë arrestuar nëntë të dyshuar. U sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të  paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin.

Eurojust mbështeti autoritetet në Itali dhe Shqipëri me ngritjen dhe financimin e një skuadre  të përbashkët hetimore (SPH) në mars 2022. U organizuan gjithashtu dy takime koordinuese  nga Eurojust për të lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe për të ofruar mbështetje për koordiminimin e  hetimit.

Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

Sot më datën 10 Qershor 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë kryer 11 (njëmbëdhjetë) kontrolle në ambjetet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

Etiketa: arrestimeItalispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

18:13 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, Hekuran Cumani humb jetën duke mbrojtur të vëllanë

17:42 : 20/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Dënohet me 6 vite burg shqiptari i kapur me 105 kg kokainë në Itali

15:53 : 20/10/2025
BOTA

VIDEO/ E rëndë në Itali, ultrasit vrasin shoferin e autobusit të tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes

15:00 : 20/10/2025
BOTA

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025
Para

Broja do të qëndrojë te Chelsea, Tuchel e dëshiron ta ketë në skuadër

TË GJITHA

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

21:47 : 20/10/2025

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

21:33 : 20/10/2025

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025

U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit

21:12 : 20/10/2025

5 yjet i fitojnë vetëm 2 shenja/ Meri Shehu zbulon se çfarë do ndodhë me Hënën e re në Peshore

21:05 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com