• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuçiç e Rama, modelet e dështuara në aventurën e radhës

22:01 : 09/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku

Pas shfaqjes më të zhurmshme deri më tani të Ballkanit të Hapur që u dha në Ohër, pas përplasjes së argumentave pro dhe kundër kësaj inisiative, pas mesazheve nga zyrtarë të Uashingtonit e Brukselit, pas fjalimeve e konferencave të shtypit ku lartësoheshin vlerat europiane të këtij projekti, do të mjaftonte një pyetje e thjeshtë për të nxjerrë në dritë paradoksin e aventurës rajonale të radhës, të ndërmarrë nga Vuçiç e Rama.

Kush janë këta dy liderë që kanë marrë përsipër krijimin e një hapësire më të lirë, më demokratike, më të begatë dhe më të barabartë në rajon? Cili është modeli në vendet e tyre, ku drejtonë prej një dekade, që tashmë mund ta aplikojnë në Ballkanin Perëndimor? A janë ata mishërues të atyre vlerave dhe parimeve që predikojnë për të ardhmen e ndritur të Ballkanit të Hapur?

Ballafaqimi me modelin politik, ekonomik dhe shoqëror që Vuçiç dhe Rama kanë ngritur në vendet e tyre, është edhe shpjegimi se përse ata i kanë hyrë një aventure të re në Ballkan. Pikërisht paradoksi mes realiteteve në Beograd e Tiranë dhe imagjinares që ata propagandojnë për një hapësirë ballkanike, dëshmon për nevojën personale që këta dy individë kanë për të mbetur si faktorë të dorës së parë në rajon. Duke u imponuar si liderë që kontrollojnë më shumë se gjysmën e popullsisë në këtë hapësirë, ata po tentojnë të imponohen si udhëheqësit që kanë në dorë stabilitetin dhe fatin e rajonit, dhe mu për këtë arsye, të amnistohen për rrënimin e demokracisë, lirive dhe ekonomisë në vendet e tyre.

Për të njëjtën arsye, po këta dy liderë (dhe zoti Thaçi në Kosovë), patën nisur disa vite më parë një tjetër aventurë, atë të shkëmbimit të territoreve dhe popullsive për të krijuar hapësira etnikisht të pastra. Edhe atëherë nuk munguan brohoritjet për këtë gjetje gjeniale që do t’i jepte fund konflikteve dhe do sillte pajtimin e madh, nuk munguan të njëjtët zara mediatikë që sot militojnë për Ballkannin e Hpaur e të njëjtët diplomatë e sekserë ndërkombëtarë që, pas vizatimit të hartave, tani vizatojnë korsitë e gjelbra në pikat kufitare. Në fund, u pa qartë se ideja e madhe e shkëmbimit të territoreve ishte një nismë individuale e të njëjtëve liderë që sot kërkojnë shkrirjen e tyre, gjithnjë për të njëjtin qëllim. Të legalizojnë keqqeverisjen, korruspionin dhe lidhjet me krimin e organizuar në vendet tyre, nëpërmjet noterizimit ndërkombëtar si faktorë stabiliteti në rajon.

Lexo edhe:

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

Deklarata e ministres serbe, Vuçiç: Nuk pasqyron vullnetin tim

Alkesandër Vuçiç dhe Edi Rama janë sot dy liderët më problematikë në rajon. Ata dallohen për drejtimin e tyre autoritar, për eleminimin e opozitarizmit, për kontrollin e plotë mbi mediat, biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, për korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes, për lidhjet e forta me krimin e organizuar në majat e vendimmarrjes politike, për pastrimin e parave dhe hapjen e kufijve për trafikimin e drogave të forta. Këto sipas raporteve ndërkombëtare dhe mediave më serioze europiane. Tani, këtë të dy, Vuçiç dhe Rama kanë marrë përsipër të krijojnë një hapësirë ballkanike ku do të lulëzojë ekonomia e lirë, qarkullimi i lirë i njerëzve dhe kapitaleve dhe ku do të përfitokan të gjitha vendet pjesmarrëse. A mundet që dikush që i ka frenuar apo më keq i ka shkatërruar këto vlera, që nga konkurrenca e lirë e deri tek ekonomia e pastër, në vendin e tij, t’i ndërtojë ato për vendet e tjera?

Dy liderët e gjatë, njëri i Beogradit e tjetri i Tiranës, janë të vetmit që nëpërmjet korruspionit, blerjes së votës, kontrollit mbi mediat e biznesin dhe kompromentimit të një grushti ndërkombëtarësh, kanë frenuar rotacionin normal politik në vendet e tyre. Në vendet e tjera kjo ka ndodhur, madje Kosova, me të cilën kryeministri ynë po na largon për shkak të aventurës së tij të radhës, ka nxjerrë në krye të 20 viteve një klasë krejt të re politike. Dhe po t’i shtosh problemeve të brendshme të Shqipërisë dhe Serbisë, edhe rolin destabilizues të kësaj të fundit, të dëshmuar si në Malin e Zi, në Bosnje e në Kosovë, do duhej një logjikë vërtetë speciale për të pranuar shndërrimin e një modeli të degraduar në një projekt të praruar si Ballkani i Hapur. /Lapsi/

Etiketa: RamashkullakuVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
RAJONI

Deklarata e ministres serbe, Vuçiç: Nuk pasqyron vullnetin tim

20:48 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
RAJONI

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

19:25 : 12/07/2026
RAJONI

8 shtete bllokojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE

17:49 : 08/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
Para

"Shqipërinë do ua kthejmë shqiptarëve", Meta: Ja çfarë do të nis pas 24 korrikut

TË GJITHA

Balla përplaset me Kaprin: Agron Shehaj ka grabitur pronat në Vlorë! E pashë në Google Earth, do qeshë gjithë Shqipëria

12:41 : 16/07/2026

Hegseth vendos të bëhen teste testosteroni për ushtarakët amerikanë

12:33 : 16/07/2026

Ish-kryetarja e FRPD: Me Berishën nuk fitohen zgjedhjet! PD duhet rinovuar

12:19 : 16/07/2026

‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

12:11 : 16/07/2026

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş