• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti polak: Bisedat me Putinin sikur të flisje me Hitlerin

11:24 : 09/06/2022
në BOTA

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, kritikoi liderët e Francës dhe Gjermanisë për bisedat e tyre telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se këto telefonata i duken sikurse të bisedonin me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore, raportoi e përditshmja gjermane, Bild.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë mbajtur biseda të ndara telefonike me Putinin, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Macron veçanërisht ka zemëruar ukrainasit, kur ka deklaruar se Rusia nuk duhet të “poshtërohet” në mënyrë që të ruhen shanset për zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Duda gjatë një interviste për Bild tha se diskutime të tilla vetëm kanë legjitimuar luftën e paligjshme në Ukrainë.

“A ka folur dikush kështu me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore?”, tha Duda. “A ka thënë dikush që Adolf Hitleri duhet të dalë faqebardhë? Se duhet të veprojmë në atë mënyrë që të mos e poshtërojmë Adolf Hitlerin? Unë nuk kam dëgjuar diçka të tillë”, shtoi presidenti polak.

Lexo edhe:

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

Lufta në Ukrainë, që Moska e cilëson “operacion të posaçëm ushtarak”, ka lënë të vdekur mijëra civilë dhe mbi 7 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi.

Ukraina dhe aleatët perëndimorë thonë se Rusia ka nisur luftë të paprovokuar për të pushtuar vendin.

Në një telefonatë të përbashkët me Putinin më 28 maj, Scholz dhe Macron i bën thirrje atij që të lirojë 2,500 luftëtarët ukrainas të fabrikës Azovstal në Mariupol, dhe të bisedojë direkt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Muajin e kaluar, Zelensky hodhi poshtë sugjerimet e bëra nga disa shtete perëndimore se Kievi duhet të japë territor dhe të bëjë koncesione të tjera në mënyrë që t’i jepet fund luftës, duke thënë se këto ide i ngjasojnë me përpjekjet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore për të bindur Gjermaninë Naziste që t’i jepte fund luftës./REL/

Etiketa: hitlerpresidenti polakPutin

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025
BOTA

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025
AKTUALITET

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

20:19 : 17/10/2025
BOTA

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

19:51 : 15/10/2025
BOTA

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
Para

Tritol në biznesin e tij/ Zbardhet dëshmia e Noizy-t: Nuk akuzoj pa fakte

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com