• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jetoi me 8 mijë lekë/ SPAK “i bën qokën” Bekteshit të KPK

02:00 : 08/06/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokuroria Speciale, SPAK, ka dorëzuar për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme kërkesën për pushimin e hetimit ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi.

SPAK konfirmon zyrtarisht për “Boldnews.al” se kërkesa është dorëzuar në gjykatë të Martën e kësaj (7 qershor 2022).

Prokuroria Speciale thotë se mbështet kërkesën për pushimin e hetimit në nenin 329/a të Kodit të Procedurës Penale, gjë që do të thotë se nuk janë gjetur elementë të veprës penale.

Komisionerja e Vetingut, Bekteshi, është kallëzuar penalisht për “falsifikim dokumentash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë” nga shoqata “Drejtësi për drejtësi” dhe ish-prokurori i Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Në Dhjetor të vitit të kaluar, SPAK dorëzoi në gjykatë një kërkesë të ngjashme për pushimin e hetimeve ndaj Bekteshit.

Kërkesa e parë u shqyrtua nga gjyqtari paraprak, Erjon Bani, i cili, me një vendim të datës 7 Janar 2020, ia riktheu dosjen prokurorisë, pasi konstatoi se hetimet ishin të paplota.

Në atë vendim, gjykata e ngarkoi Prokurorinë Speciale që të kryente brenda tre muajve mbi 30 detyra konkrete, të cilat vlerësoheshin të domosdoshme për zgjidhjen përfundimtare të rastit “Bekteshi”.

Vendimi gjyqësor i janarit 2022 konstatoi jo vetëm mangësi të theksuara në hetimet e SPAK-ut, por edhe episode të dyshimta mbi pasurinë e komisioneres së Vetingut, Brunilda Bekteshi.

Megjithatë, SPAK konfirmoi së fundmi se, pasi janë përmbushur të gjitha detyrat e lëna nga gjykata, sërish është arritur në konkluzionin që hetimi duhet pushuar.

Tashmë pritet që Gjykata e Posaçme të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe të vlerësojë nëse ajo është e drejtë dhe e mbështetur në ligj ose jo.

Dyshimet mbi pasurinë

“Boldnews.al” ka raportuar më herët lidhur me dyshimet mbi pasurinë e komisioneres Brunilda Bekteshi, mbështetur në argumentat e përdorur nga gjyqtari paraprak, Erjon Bani, në vendimin e datës 7 janar 2022.

Brunilda Bekteshi u zgjodh anëtarë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Qershor 2017.

Në deklaratën e pasurisë “para fillimit të detyrës”, ajo deklaron ndër të tjera se ka në bashkëpronësi me bashkëshortin një apartament, me sipërfaqe 75 m2, blerë në dhjetor 2018, me vlerë 54 mijë euro.

Si burim për blerjen e apartamentit ka deklaruar kursime familjare dhe një kredi bankare, të marrë në Janar 2009.

Në foto: Formulari fillestar i pasurisë së Komisioneres Brunilda Bekteshi

Bekteshi, në një Memo drejtuar Prokurorisë, deklaron se këtë apartament e ka blerë me vlere 3.1 milionë lekë të reja.

Lidhur me kredinë ajo ka deklaruar se, në fund të vitit 2008, ka menduar të blejë një apartament tjetër, me sipërfaqe 2+1, me vlerë 54 mijë euro dhe për këtë arsye ka nënshkruar kontratë porosie me një kompani ndërtuese.

Në funksion të kontratës së porosisë, të nënshkruar në dhjetor 2008, Bekteshi dhe bashkëshorti i saj kanë marrë kredi në NBG Bank.

Por, ndërkohë që kanë marrë kredinë, bashkëshortët Bekteshi kanë revokuar kontratën e porosisë për apartamentin 2+1, pasi, sipas saj, objekti kishte pasur probleme me persona të tretë.

Ajo deklaron gjithashtu se shumën e parave për kredinë, e ka përdorur për punime në apartamentin 1+1, të cilin, siç shprehet para prokurorisë, e ka blerë në shumën 3.1 milionë lekë.

Gjykata, pasi shqyrtoi aktet e dosjes, përfshirë edhe kontratat e administruara në kuadër të hetimit penal, ngre dyshimet se shtetasja Brunilda Bekteshi mund të ketë kryer veprën penale të “deklarimit të rremë”, gjë për të cilën kërkon më shumë angazhim procedurial nga SPAK-u.

Dyshimet për “deklarim të rremë”

Gjykata ka administruar një kontratë për blerje apartamenti 1+1, me sipërfaqe 75 metra katrorë, të nënshkruar nga Bekteshi në dhjetorit 2007, pra një vit para asaj që është shënuar në formularin e pasurisë.

Sipas asaj kontrate, Bekteshi ka “blerë apartamentin 75 metra katrorë me çmim 3.1 milionë lekë të reja dhe shuma është likujduar jashtë zyrës noteriale. Shitësi deklaron se i ka marrë të hollat”.

Pra, siç konstaton gjykata, “apartamenti është blerë në Dhjetor 2007 dhe jo në Dhjetor 2008, sikurse është deklaruar në formularin e pasurisë. Po ashtu, ai nuk është blerë me kredi në vlerën 54 mijë euro, por pagesa është bërë në shumën 3.1 milionë lekë, e cila është likujduar para nënshkrimit të kontratës”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës Speciale për Brunilda Bekteshin

Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake, SPAK-u ka administruar dokumentacionin mbi të ardhurat ndër vite të Brunilda Bekteshit dhe bashkëshortit të saj, me qëllim identifikimin e burimeve financiare për blerjen e apartamentit.

Bazuar në përllogaritjet e kryera nga gjykata, referuar të ardhurave të mbështetura në dokumentacion ligjor, si edhe duke përfshirë edhe shpenzimin për blerjen e apartamentit, rezulton se familja Bekteshi e përbërë nga 3 anëtarë në atë kohë, “ka pasur në dispozicion mesatarisht 98.067 lekë në vit ose 8172 lekë në muaj”.

Referuar këtyre të dhënave, Gjykata ngre “dyshime të arsyeshme se shtetasja Brunilda Bekteshi nuk ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për blerjen e apartamentit”.

Në foto: Gjykata e Posaçme ngre dyshimin se Brunilda Bekteshi nuk ka pasur burime të ligjshme për blerjen e apartamentit

Po ashtu, referuar dokumentacionit të dorëzuar nga SPAK-u, gjykata konstaton se Bekteshi dhe bashkëshorti i saj nuk kanë pasur mundësi financiare as për të paguar 16.500 euro, shumë e cila u përdor si këst i parë për kontratën e porosisë për apartamentit 2+1.

Megjithëse kontrata për blerjen e atij apartamenti nuk u finalizua, bashkëshortët Bekteshi gjithësesi deklarojnë se kishin paguar 16.500 euro parapagim, të cilat u janë kthyer pas me revokimin e kontratës së porosisë.

Por, për gjykatën, rezulton se Brunilda Bekteshi i ka paguar këtë shumë, ndërkohë që ajo nuk e justifikon krijimin e vlerës me burime të ligjshme, sipas dokumentacionit që është administruar në hetimet paraprake të SPAK-ut.

Në vijim, Gjykata rrëzon prokurorinë, e cila i ka justifikuar Brunilda Bekteshit një shumë prej 50 mijë dollarësh, të deklaruar nga komisionerja si një e ardhur e bashkëshortit të saj në vitin 1997.

“Gjykata çmon se gjatë hetimeve paraparake nuk është dorëzuar asnjë dokument për të justifikuar burimin e këtyre të ardhurave”, shprehet gjykata.

Për të kryer një hetim sa më të plotë, Gjykata e Posaçme urdhëroi Prokurorinë Speciale që të kryente një sërë veprimesh të tjera hetimore, përfshirë edhe ekspertimin financiar mbi nivelin e të ardhurave të komisioneres Brunilda Bekteshi.

Tashmë, çështja është rikthyer sërish para gjyqtarit paraprak dhe pritet që brenda pak javëve Gjykata Speciale të japë një vendim për kërkesën e dytë të Prokurorisë Speciale.

LEXO EDHE:

https://boldnews.al/2022/02/09/brunilda-bekteshi-jetoi-me-8-mije-leke-ne-muaj-gjykata-spak-te-hetoje-thelle-vetingas-en/

https://boldnews.al/2022/04/19/jetoi-me-8-mije-leke-ne-muaj-deklarimi-i-plote-brunilda-bekteshit-qe-nuk-bindi-gjykaten-anti-korrupsion/

Etiketa: brinilda bekteshikpkspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e Noizyt

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com