Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se një 22-vjeçar me inicialet A.S ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është rrëzuar. I riu është sjellë në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/ Informacion paraprak Më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konsipol”, shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.