• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po e humbin virgjërinë organet e Vetingut

11:10 : 05/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Kur u zgjodhën për të kryer kontrollin financiar, profesional deri edhe moral të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë, merret me mend se antarët e komisioneve të Vetingut u konsideruan si ajka e sistemit të drejtësisë. Të drejtë, të pastër dhe pa asnjë cen profesional, ata kishin mbi supe një mision për të cilin u investuan përfaqësuesit e SHBA, BE dhe 140 votat nga parlamenti.

Antarët e KPK dhe KPA qenë filtrat ku duhej të ngecnin gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe si të tillë, duhej të ishin të pastër dhe të ndershëm si pak të tjerë.

Por ndër vite trupa e juristëve të Vetingut ka nxjerrë probleme, që kanë të bëjnë me falsifikim dokumentash dhe fshehje të pasurisë. Askush nuk priste që juristët e Vetingut të ishin të virgjër, por në disa raste gjetjet ndaj tyre janë edhe më të rënda se ato për disa prokurorë dhe gjyqtarë, që u dogjën nga kontrolli.

I tillë duket rasti i Etleda Çiftes që u mor e pandehur nga SPAK për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentash. Çiftja akuzohet se kur plotësoi deklaratën e pasurisë deklaroi se kishte paguar 50 mijë euro për një sipërfaqe toke në Qerret të Kavajës. Por në kontratë, shuma e blerjes rezultoi të ishte 300 mijë lekë.

Lexo edhe:

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

Prej vitesh, ndërsa ishte nën hetim anëtarja e KPK-së nuk e sqaroi dot falsifikimin, ndërkohë që ishte edhe një nga antarët e trupës që kaloi në Veting, Arben Krajën. Të hënën pritet që të pezullohet nga puna si antare e KPK dhe të japë llogari para SPAK.

Ironikisht, pasaktësitë e deklarimeve të tij, nuk u nxorën në dritë nga ata që e përzgjodhën dhe që e kishin detyrë kushtetuese ta bënin këtë punë, por nga viktimat e tij. Kallëzimi penal ndaj Dacit u depozitua nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të tre të shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit.

Para Etleda Çiftes ishte Luan Daci që u kap me falsifikim dokumentash. Ish-antari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u dënua me 6 muaj burg, që u konvertua më pas në shërbim prove, sepse kishte fshehur një masë disiplinore në aplikimin e tij si pjesë e organeve të Vetingut.

Rasti “Daci” vuri në dyshim të gjitha vendimet e dhëna më parë nga ai për vetingun, pasi juristët arsyetonin se “gjyqtari ishte në kushte paligjshmërie”.

Vendimet e KPA, në të cilat Kolegji mund të ishte ndarë në raportin 4 me 3, u konsideruan automatikisht të cënueshme nëse ish-gjyqtari Daci kishte qenë pjesë e shumicës. Të tjerë argumentuan se e gjithë vendimarrja e Kolegjit ishte e cënueshme, sa kohë në kuoumin e tij, ishte përllogaritur vota e një gjyqtari të caktuar në kushte paligjshmërie.

Një tjetër anëtar i KPA, Ardian Hajdari është në gjykatë për të njëjtat arsye. SPAK e akuzon për “fshehje të të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur. Hajdari akuzohet se kur aplikoi për të qenë pjesë e organeve të Vetingut ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Sipas verifikimeve të kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

“Siç rezulton e provuar nga hetimi, ky shtetas, gjatë gjithë viteve të ushtrimit të profesionit të avokatit është udhëhequr nga qëllimi i vetëm për të fshehur të ardhurat, me qëllim për të mos paguar detyrimet tatimore ndaj shtetit,” thuhet në kërkesën e SPAK për gjykim.

Skandale të tjera, kanë karakterizuar punën e antarëve të organeve të vetingut, që nga përgjimet e Gerta Bungos që përbetohej se një “maloke” nuk do ta kalonte vetingun kurrë e deri te fshehja e parave me të cilat ishin paguar udhëtimet në resorte turistike.

Në shkurt, opozita i bashkoi votat me mazhorancën për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut, duke ndryshuar Kushtetutën pa një analizë paraprake dhe pa asnjë kushtëzim.

Vendimi i Lulzim Bashës për të votuar pro zgjatjes së organeve të vetingut u mor pas kërkesave të vazhdueshme të ambasadës amerikane dhe të delegacionit të Bashkimit Europian. Deri më tani mendohet se ende një e treta e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit janë ende në pritje për të kaluar vetingun/Lapsi.al

Etiketa: anëtarëhetimevetting

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

20:00 : 22/08/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
AKTUALITET

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

11:03 : 10/08/2025
BOTA

Rikthehet “fantazma” e 2016-ës/ Prokuroria e SHBA-ve nis hetimet për origjinën e çështjes Trump–Rusi

18:28 : 05/08/2025
AKTUALITET

SPAK i komunikoi akuzat/ Reagon Meta: Ja dy kërkesat që i ngritëm me forcë për t’u hetuar

15:39 : 04/08/2025
Para

Grabitja e bankës në Koplik, daljen pamjet e arrestimit të autorëve

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com