• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Putini po vdes, çfarë pritet të ndodhë?

10:29 : 05/06/2022
në BOTA

Lexo edhe:

BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Rusia shpall organizatë të padëshiruar ‘Amnesty International’: Kush e mbështet do të ndiqet penalisht

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka folur: Presidenti rus Vladimir Putin u trajtua kohët e fundit për “kancerin e avancuar”.

Përderisa spiunët e Amerikës parashikuan saktë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka asnjë arsye për të mos besuar këtë vlerësim. Mund ta bëjë ose jo më të ashpër, më fanatik, më të dhunshëm.

Ai mund të vdesë ose jo së shpejti. Sëmundja e tij mund ose nuk mund ta bëjë atë më pak kompetent për të udhëhequr një vend me madhësinë e Rusisë.

Ajo që mund të themi me siguri është se elitat e Rusisë e dinë se ai është i sëmurë dhe se një luftë për pushtet ka shpërthyer tashmë ose do të shpërthejë së shpejti. Kush e pason Putinin është tani çështja që, dashje apo s’do, do të informojë të gjithë sjelljen e elitës dhe zgjedhjen e politikave.

Ndërkaq, ne e dimë se zëvendësimi i Putinit duke ruajtur të paprekur sistemin që ai ndërtoi këto 2 dekada do të jetë shumë i vështirë. Rusia është një shtet fashist, dhe Putin është qendra që e mban në këmbë të gjithë sistemin.

Largimi i tij, që tani mund të konsiderohet si i afërt, do të krijojë më shumë sesa një boshllëk pushteti, të cilin do të përpiqen që ta mbushin miqtë e tij më të afërt. Ikja e tij do të shkundë deri në themel regjimin fashist. Gjermania naziste ishte e paimagjinueshme pa Adolf Hitlerin.

Edhe Italia fashiste varej tërësisht nga Benito Musolini për koherencën dhe ekzistencën e saj.

Putini ka shpenzuar më shumë se dy dekada duke çmontuar me kujdes institucionet demokratike të sapolindura të Rusisë, duke i zëvendësuar ato me një diktaturë shumë të centralizuar, personaliste, e cila e nxirrte pjesën më të madhe të legjitimitetit të saj nga kulti i personalitetit që ai ndërtoi për veten e tij.

Ky kult e përfaqësonte Putinin si mishërim të fuqisë mashkullore. Forca e tij fizike, parathoshte dhe simbolizonte forcën e Rusisë. Po ashtu, një Putin në rënie do të dukej sikur paralajmëron rënien e Rusisë.

Miqtë e tij ose do të detyrohen ta zëvendësojnë Putinin me një diktator me një energji, karizëm dhe popullaritet të ngjashëm gjë që është ndoshta e pamundur duke pasur parasysh moshën dhe mungesën e joshjes fizike të këtyre njerëzve ose duhet të përpiqen të ndërhyjnë në sistem në një mënyrë të atillë që ta bëjnë atë më shumë të përshtatshëm për të sunduar nga një lider më i dobët.

Por edhe kjo do të jetë e vështirë, pasi sistemi i Putinit përbëhet nga institucione koherente, të cilat “përshtaten” sipas logjikës së diktaturës. Do të jetë tejet e vështirë të zëvendësohen pjesët e veçanta të tij, pa ndikuar në të njëjtën kohë në stabilitetin e gjithë sistemit.

Pasardhësit e Putinit, ashtu si ata të Leninit dhe Stalinit, do të ndahen ndoshta në të linjës së ashpër dhe të butë. Në rrethana normale të një stabilitetit relativ politik dhe ekonomik, do të ishte e diskutueshme se kush do të fitonte. Por kushtet në Rusinë e sotme nuk janë aspak normale.

Ekonomia ndodhet aktualisht në rënie të lirë për shkak të sanksioneve të ashpra nga Perëndimi. Dhe lufta kundër Ukrainës është gati e sigurt se nuk do të përfundojë me një fitore të Rusisë.

Këto kushte do të favorizojnë një linjë të butë, e cila do të jetë e gatshme të nisë disa reforma, t’i japë fund luftës dhe të riparojë marrëdhëniet me Perëndimin. Shokët e Putinit e dinë këtë gjë, dhe ndoshta po planifikojnë lëvizjet e tyre të ardhshme në përputhje me rrethanat.

Përfaqësuesit e linjës së ashpër, e kuptojnë se sa më gjatë të mbetet Putini në pushtet dhe ekonomia dhe lufta do të vazhdojnë të përkeqësohen, aq më të këqija janë shanset e tyre për të trashëguar pushtetin.

Tani mundësia e një grushti shteti nuk është vetëm e mendueshme, por ndoshta edhe e pashmangshme. Sidomos pasi komuniteti i inteligjencës amerikane, ka deklaruar gjithashtu se Putin ka qenë objektiv i një atentati të dështuar në muajin mars.

Me një luftë për pushtet që po zhvillohet në Kremlin, aftësia e Moskës për të menaxhuar sferën e saj të largët do të dobësohet në mënyrë të pashmangshme. Provincat, dhe veçanërisht ato të lidhura me kombet jo-ruse, me histori të krenarisë kombëtare dhe me burime të bollshme, mund të nisin të kërcejnë për një autonomi më të madhe.

Nëse gjërat vërtet shkojnë keq në Kremlin, përpjekjet për lëvizjen e pavarësisë do të bëhen të mundshme.

Cilido qoftë skenari, dhe pavarësisht se kush e fiton luftën për pushtet, apo edhe sa kohë do të qëndrojë Putini në krye të vendit, Perëndimi nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Rusi.

Tundimi për të mbështetur Putinin dhe statuskuonë e tij do të jetë po aq i fortë tani, sa ishte tundimi për të mbështetur Mikhail Gorbachev dhe statuskuonë e tij në pragun e shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Por çfarëdolloj gjëje që të bëjmë, do të ketë në rastin më të mirë një efekt të papërfillshëm në tensionet e krijuara nga brenda Rusisë.

Gjithçka që mund të bëjnë realisht Shtetet e Bashkuara, është të përgatiten për luftën për pushtet që do të ndodhë në Kremlin, ta pranojnë se Rusia ka të ngjarë të bëhet shumë shpejt një vend shumë i paqëndrueshëm, dhe të forcojnë më tej lidhjet e saj me fqinjët e afërt të Rusisë, të cilët për mirë a keq, do të duhet të përballojnë barrën e zhytjes në kaos të Rusisë.

Etiketa: PutinRusi

Lajme të lidhura

BOTA

BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

15:25 : 20/05/2025
BOTA

Rusia shpall organizatë të padëshiruar ‘Amnesty International’: Kush e mbështet do të ndiqet penalisht

09:43 : 20/05/2025
BOTA

Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin

22:06 : 19/05/2025
BOTA

Përfundon biseda telefonike Trump-Putin, reagon kreu i Kremlinit

19:21 : 19/05/2025
BOTA

SHBA braktis Ukrainën: Nëse Rusia s’është gati për paqe, atëherë kjo nuk është lufta jonë!

16:24 : 19/05/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Trump do të telefonojë sot Putinin dhe Zelenskyn

12:04 : 19/05/2025
Para

A është zbuluar kush e ekzekutoi Naim Bajrin? Ja ç´thotë kryepolici i Shkodrës

TË GJITHA

Fitoi në Krujë/ Aulon Kalaja: Kam bërë fushatë modeste, harxhova vetëm 6 mln lekë të vjetra

22:07 : 20/05/2025

Luis Enrique: Mbappe më kufizonte sistemin e lojës, tani çdo detaj është në dorën time

22:00 : 20/05/2025

Moti i keq godet Francën, përmbytje të mëdha nga reshjet e dendura, raportohet për tri viktima

21:59 : 20/05/2025

“Mbrojmë votë”/ Aksioni i opozitës pas humbjes, Berisha: Qëllimi, zgjedhje të parakohshme

21:56 : 20/05/2025

“Më dërgoi një plumb”/ Murrizi rrëfen kërcënimin me jeta: E gjeta personalisht kush ishte

21:51 : 20/05/2025

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

21:46 : 20/05/2025

BE ndjek linjën e SHBA-së, vendos t’ia heqë sanksionet ekonomike Sirisë

21:43 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com