• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ronaldo konfirmon qëndrimin te Man.United: Me Ten Hag luftojmë për trofe!

18:51 : 04/06/2022
në SPORT
Foto: PETER POWELL / EFE

Foto: PETER POWELL / EFE

Kristiano Ronaldo konfirmon se ai është shumë i lumtur në “Old Trafford” dhe beson se Mançester Junajtid do të rikthehet në nivele të larta sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag.

Sulmuesi portugez u rikthye në Premier Ligë pas 12 vitesh verën e shkuar dhe sezonin e mbylli me 24 gola në 38 ndeshje, duke qenë shënuesi më i mirë i klubit ndonëse “Djajtë” bënë një tjetër vit zhgënjyes, duke e mbyllur kampionatin në vend të 6-të. Junajtid mbylli sezonin e pestë pa fituar asnjë trofe, por 37-vjeçari ka vendosur të respektojë kontratën e tij edhe pse në 2022-’23 nuk do të luajë në Champions për herë të parë pas 19 vitesh. Duke folur gjatë një interviste për sajtin e klubit, portugezi tha: “Sigurisht që isha i lumtur që u riktheva në klubin që më ngriti karrierën. Ishte e pabesueshme ndjesia e rikthimit. Ishte shumë bukur të ndieje tifozët, lumturia e tyre ishte fantastike”.

Ten Hag do të marrë rolin e trajnerit këtë sezon dhe Ronaldo i jep mbështetjen e tij holandezit, por edhe paralajmëron se atij i duhet dhënë kohë për të ndryshuar situatën në klub: “E di që ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Ajaksin dhe është një trajner me eksperiencë, por ne duhet t’i japim kohë. Gjërat duhet të ndryshojnë në mënyrën siç ai dëshiron. Shpresoj që të ketë sukses sigurisht, sepse nëse ai do të jetë i suksesshëm edhe Mançesteri do të jetë i tillë. Kështu që i uroj suksese. Ne jemi të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët gjithashtu. Unë i uroj më të mirën dhe le të besojmë se vitin tjetër ne do të fitojmë trofe”.

Mançester Junajtid nuk po fiton, por e ardhmja e akademisë së tyre premton të jetë e ndritur. Skuadra U-18 fitoi “FA Youth Cup” muajin e shkuar për herë të parë pas 11 vitesh. Ronaldo beson se Ten Hag do t’u japë shansin talenteve të moshave për të treguar veten edhe me ekipin e parë: “Unë jam për t’i dhënë shansin brezit të ri, sepse ata do të jenë e ardhmja. Por ti duhet t’i ndihmosh gjithashtu ata që t’i vendosësh në pozicionin e duhur, sepse ka shumë presion të luash në Premier Ligë, për të cilën unë mendoj se është kampionati më i vështirë në botë me një diferencë të madhe.

Ti duhet t’u japësh atyre kohën, shansin dhe t’i lejosh të përmirësohen në mënyrë normale, pa presion. Por mendoj se duhet t’i japim mundësinë brezit të ri. Ata e kuptojnë se për të fituar ti duhet të bësh sakrifica, të punosh fort, të kesh etikë pune, të jesh i dedikuar. Por sigurisht që nëse fëmijët do të kërkojnë këshillat e mia, unë do të jap opinionin dhe këshillat e mia sepse dua të ndihmoj.”, u shpreh Ronaldo.

Lexo edhe:

Leverkusen kërkon pasuesin e Ten Hag, del në skenë emri i teknikut spanjoll

Ten Hag u shkarkua pas vetëm dy ndeshjesh nga Leverkusen, klubi gjerman tregon arsyet

Etiketa: Man UnitedRonaldoTen Hag

Lajme të lidhura

SPORT

Leverkusen kërkon pasuesin e Ten Hag, del në skenë emri i teknikut spanjoll

17:47 : 02/09/2025
SPORT

Ten Hag u shkarkua pas vetëm dy ndeshjesh nga Leverkusen, klubi gjerman tregon arsyet

15:51 : 01/09/2025
SPORT

Hojlund kërkon largimin nga Man.United, Milani bën ofertën e parë për sulmuesin

17:17 : 13/08/2025
SPORT

Sesko zbulon sulmuesit e preferuar te Man.United, Ronaldo mungon në listën e sllovenit

17:32 : 12/08/2025
SPORT

Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur

22:01 : 11/08/2025
SPORT

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025
Para

“Meta firmosi dekretin jashtë Shqipërisë”, Balla-Berishës: Firma në tokë shqiptare

TË GJITHA

Mungon fjala gjenocid, Parlamenti Europian miraton rezolutën për Gazën

17:11 : 11/09/2025

BIRN: Rama shpall “pushtet përgjithmonë” dhe cilëson “përrallë” rotacionin në demokraci

17:02 : 11/09/2025

EMRAT/ Goditet grupi i “spaçiatorëve” në Kuçovë, arrestohen 3 shpërndarës droge

16:53 : 11/09/2025

Big Brother Kosova ‘ndez motorët’, Olsa Muhameti publikon videon e Gjestit dhe Xhenetës në shtrat

16:49 : 11/09/2025

35 mijë $ për kalimin ilegal/ Pranga tre personave që dërgonin shqiptarë në SHBA e Kanada (Emrat)

16:46 : 11/09/2025

Qeveria “Rama 4″/ BIRN: Ministra besnikë dhe ndryshime sa për fasadë

16:36 : 11/09/2025

U përfshi në skandalin e Jeffrey Epstein, Starmer shkarkon ambasadorin britanik në SHBA

16:34 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com