• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekjet, rekord në 2021-in/ INSTAT zbulon shkaqet, meshkujt më të prekurit nga Covid

18:09 : 03/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Lexo edhe:

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2021, është 30.507, duke shënuar një rritje prej 10,5 % vdekje më shumë, krahasuar me vitin paraardhës, raporti INSTAT në publikimin për shkaqet e vdekjeve.

Ky është niveli më i lartë i vdekjeve vjetore i regjistruar ndonjëherë në vend dhe është si rrjedhojë e pasojave që dha në shëndetin e popullatës pandemia e Covid-19, sidomos në pjesën e parë të vitit.

Sipas gjinisë, regjistrohen 16.883 vdekje për meshkujt dhe 13.624 vdekje për femrat. Vdekjet e meshkujve përbënin 55% të totalit, nga rreth 52% që është në vite normale, duke treguar se pandemia ishte më fatale te meshkujt.

Sias INSTAT, Niveli bruto i vdekshmërisë për vitin 2021 është 1.085,0 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 972,7 vdekje që ishte në vitin 2020. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë “shkaqet natyrale” me 97,3 % të vdekjeve gjithsej.

Në vitin 2021, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,4 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 568,6 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 10,8 %.

Në grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundjet kronike të zemrës” me 37,2 %, “Sëmundjet të enëve të trurit” me 23,7 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 22,8 %.

Grup sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve (16,8 %). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 9,0 % më shumë humbje jete. Vdekjet në grup-moshën mbi 70 vjeç përbëjnë 91,1 % të vdekjeve për këtë grup sëmundje dhe shkaku specifik është “vdekje nga pleqëria”.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga grup sëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, është gati 1,5 herë më i lartë, krahasuar me 2020 dhe përbën grupin e tretë kryesor referuar shkakut të vdekjes. Rreth 11,8 % e vdekjeve gjithsej kanë si shkak këtë grup sëmundje dhe niveli i vdekshmërisë për 100 mijë banorë është 128,4 vdekje.

Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 11,2 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i katërt referuar shkakut të vdekjes. Krahasuar me vitin 2020, janë regjistruar 4,4 % më pak humbje jete nga kjo grup sëmundje. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi i “tumore malinj të aparatit të tretjes”, me 35,2 % dhe “tumore malinj të aparatit të frymëmarrjes” me 23,7 %.

Vdekshmëria sipas gjinisë

Grup sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Nga 15.986 të vdekur nga kjo grup sëmundje, 46,2 % janë femra dhe 53,8 % janë meshkuj. Në raport me popullsinë, shënohet 523,0 vdekje tek femrat dhe 614,6 vdekje tek meshkujt për 100 mijë banorë.

Për “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, norma e vdekshmërisë për 100 mijë banorë është më e lartë tek meshkujt krahasuar me femrat, 163,1 përkundrejt 94,1 vdekje.

Femrat kanë normën më të lartë të vdekshmërisë në grup sëmundjen “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, 195,4 vdekje për 100 mijë banorë. Norma e vdekshmërisë për grup sëmundjen “Tumore” është 151,9 vdekje për meshkujt dhe 92,3 vdekje për femrat për 100 mijë banorë.

Vdekshmëria foshnjore

Në vitin 2021, numri i vdekjeve foshnjore është 228. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 43,9 % dhe “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 21,1 % të vdekjeve gjithsej të kësaj grup-moshe.

Vdekshmëria sipas grup-moshës

Për grup-moshën 0-19 vjeç, numri më i madh i vdekjeve lidhet me grup sëmundjet specifike si “Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes” (27,5 %) dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (25,3 %). Për grup-moshën 20-44 vjeç, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” (32,5 %) dhe “Dëmtimet traumatike” (26,4 %) janë grupet me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara. Për grup-moshat 45-64, 65-79 dhe 80+ vjeç, shkaku kryesor mbetet sëmundjet të aparatit të qarkullimit të gjakut.

Vdekshmëria sipas qarqeve

Sipas qarqeve, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1.841,0 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun Kukës me 829,1 vdekje.

Qarku i Shkodrës shënon vlerën më të lartë të koeficientit bruto të vdekshmërisë për grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 733,5, ndërsa qarku Durrës shënon vlerën më të ulët me 476,6 për 100 mijë banorë.

Referuar grup sëmundjes “Tumore” vlera më e lartë e koeficientit bruto të vdekshmërisë vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 204,7 vdekje, ndërsa më e ulët në qarkun e Tiranës me 94,0 vdekje për 100 mijë banorë të qarqeve përkatëse.

Në vitin 2021, vdekshmëria sipas grup sëmundjeve kryesore për çdo qark ruan pothuajse të njëjtën strukturë, ku numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga grup sëmundja ‘Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut’ ndjekur nga ‘Sëmundjet të aparatit të frymëmarjes‘ dhe ‘Tumoret’./ Monitor

Etiketa: INSTATshifratvdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026
BOTA

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

19:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

Oficeri italian humbi jetën pas aksionit për kapjen e tij, shqiptari: Kisha drogë me vete, s’e pashë që u rrëzua

19:00 : 26/06/2026
BOTA

Shkon në mbi 10.000 numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë

17:28 : 25/06/2026
AKTUALITET

Familja e aktorit Gjergji Lala kallëzon spitalin në Romë! Prokuroria italiane hap hetim për vrasje nga pakujdesia

21:47 : 24/06/2026
AKTUALITET

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026
Para

Ligji i ri në Greqi, një nga ndihmat më të mëdha për qytetarët

TË GJITHA

Parlamenti i Gjeorgjisë shndërrohet në një “ring”, deputetët përleshen me grushte (Video)

15:04 : 27/06/2026

Bregdeti 2026: Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë

14:57 : 27/06/2026

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

14:36 : 27/06/2026

Kodi zgjedhor aktual/ Maliqi: Skandal! Prodhon servilë, pazarxhinj e sekserë!

14:25 : 27/06/2026

Tabaku: Ekonomia e vendit e ndërtuar mbi privilegje dhe klientelizëm

14:12 : 27/06/2026

Zjarr në periferi të Vlorës, flakët shumë pranë banesave

13:54 : 27/06/2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit

13:48 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet