• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OKB paralajmëron se disa vende do të përballen patjetër me mungesë ushqimi

21:46 : 02/06/2022
në AKTUALITET, BOTA

Duke adresuar krizën globale të ushqimit që rrjedh nga pandemia dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, ndihmësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Abdul Hakim Elwaer tha se nuk do të ketë uri, por se me siguri do të ketë mungesë ushqimi për një kohë të gjatë, veçanërisht për vendet me kapacitet të ulët prodhues.

“Më shumë se 800 milionë njerëz në botë tashmë po përballen me pasiguri ushqimore”, tha Elwaer për Anadolu Agency (AA), duke shtuar se çështja nuk mund të përgjithësohet pasi varet nga vendet.

Duke folur gjatë takimit vjetor të Grupit të Bankës Islame për Zhvillim në Egjipt, ai tha se kriza e ushqimit nuk filloi sot pasi rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore (MENA) është përballur me krizën për një kohë të gjatë.

Ai potencoi problemet globale të vazhdueshme si mungesa e ujit dhe ndryshimet klimatike dhe shtoi se tashmë ekziston një mungesë e aftësisë për të prodhuar ushqim.

Elwaer vuri në dukje se burimet e ujit nuk janë më të qëndrueshme, “kështu që nuk mund të varemi nga i njëjti prodhim kulture dhe sezone korrjeje në të njëjtën kohë si gjithmonë”.

Lexo edhe:

EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

Rusia, Ukraina dhe rajoni i Detit të Zi ofrojnë alternativë të mirë për furnizimin me ushqim të lirë për rajonin më të afërt të Afrikës së Veriut, i cili është importues neto i grurit dhe vajit ushqimor me 80-90 për qind.

Pas fillimit të luftës, produktet bazë ushqimore si gruri, vaji dhe sheqeri shënuan rritje të konsiderueshme të çmimeve.

Çmimi i një ton grurit u rrit nga niveli 300 dollarë në nivelin 500 dollarë ndërkohë që disa vende, përfshirë Rusinë, Ukrainën, Indinë dhe Kazakistanin, pezulluan ose kufizuan eksportet e këtyre nevojave bazë.

“Si pasojë e COVID-it, zinxhirët e furnizimit u ndërprenë dhe kjo ishte si një thirrje zgjimi”, nënvizoi ai. “Të gjitha vendet e kanë kuptuar se ekziston një kërcënim i tmerrshëm nga zinxhiri i furnizimit me ushqim për shkak të paraqitjes së disavantazheve”, tha Elwaer.

Duke kujtuar se kriza Rusi-Ukrainë filloi gjatë procesit të rimëkëmbjes së pandemisë, ai tha se furnizimi i botës me nevojat bazë ishte pezulluar ose ndërprerë.

Ka disa vende që ende e ndjenë veten të sigurt, por ata janë në panik sepse duan të gjejnë burime alternative, theksoi ai.

FAO po u ndihmon vendeve duke u ofruar atyre këshilla për politika, të dhëna dhe informacione mbi tregun global, çmimet dhe vendndodhjet për proceset alternative dhe proceset e prodhimit vendas, shtoi ai.

Çmimet e plehrave

Elwaer vuri në dukje se sezoni i të korrave do të vijë së shpejti, por ka mungesë të burimeve ujore dhe kushtet e tokës po bëhen më të vështira dhe më solide.

“Ju duhen plehra më të specializuar, plehrat sintetike janë në gjendje të kompensojnë të gjitha këto kushte. Nuk ka asnjë mënyrë që të ruajmë nivelet e prodhimit tonë brenda vendit pa përdorimin e plehrave”, tha ai.

Rusia prodhon dhe eksporton numër të madh plehrash ndërsa prodhimi i plehrave është shumë i varur nga çmimet e gazit natyror, tha ai.

Pritet rritje e kërkesës për naftë dhe gaz ndërsa bota është në pritje të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit, që do të thotë rritje të çmimeve të plehrave dhe mungesë të plehrave.

“Atëherë kriza do të përshkallëzohet”, tha ai, duke shtuar se bota është në një kohë të qetë dhe të heshtur përpara stuhisë.

“Sigurisht, kjo është një krizë globale dhe i gjithë komuniteti global po ndërvepron së bashku dhe po komunikon dhe po bashkohet për të provuar të ofrojë zgjidhje afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata”, tha Elwaer.

Sipas tij, ka disa donatorë të mëdhenj si Bashkimi Evropian që i japin hua disa burime financiare rajonit fqinj për t’i ndihmuar ata të përdorin kapacitetet e tyre për të prodhuar më shumë ushqim brenda vendit.

Por, kjo nuk mjafton dhe vendet duhet të rishikojnë politikat e tyre afatgjata për konsumin dhe të reduktojnë hedhjen e ushqimit, tha ai, duke shtuar se shumë ushqime të importuara në të vërtetë hidhen.

Etiketa: cmimenafteOKB

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja

11:19 : 24/10/2025
BOTA

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025
BOTA

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

16:43 : 23/10/2025
BOTA

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

17:48 : 22/10/2025
BOTA

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

18:49 : 20/10/2025
BOTA

Misioni paqeruajtës në Gaza, Egjipti kërkon një rezolutë të shpejtë të OKB-së

13:57 : 20/10/2025
Para

A është Berisha Kryetar i PD? Ja çfarë thotë Salianji

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com