• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kraja: Shumë shpejt do të plasë bomba e pensioneve

20:17 : 02/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Eksperti i ekonomisë, Akil Kraja, në një lidhje me “Radari Informativ” ka komentuar situatën ekonomike në Shqipëri.

I pyetur se çfarë po ndodh me largimin e shumë bizneseve të huaja nga Shqipëria, Kraja tha se kjo tregon se sa primitive është ekonomia e vendit tonë.

Sipas tij mungesa e krahut të punës, por dhe mos mbrojtja nga ana e shtetit, ka bërë që bizneset e huaja të largohen nga vendi.

Sa i përket rritjes së çmimeve, Kraja ka theksuar se kjo tregon edhe njëherë se sistemi fiskal në Shqipëri është një fluskë që pritet të shpërthejë nga momenti në moment.

Ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të plasë bomba tek pensionet.

Lexo edhe:

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

Pjesë nga diskutimi:

140 kompani të mëdha me pronësi të huaj kanë mbyllur aktivitetin e tyre gjatë vitit 2021. Largimi i të huajve që investojnë në Shqipëri çfarë do të thotë?
Kraja: Është kaq problematike situata sa do të duhet të kuptojmë imazhin e madh. Pikësëpari largimi i tyre ka të bëjë me madhësinë e punonjësve, kemi një rënie të qenësishme të numrit të bizneseve të huaja që punësojnë një numër të madh punonjësish, nuk sjellin investime të mëdha, por shfrytëzojnë krahun e punës. 50% e investimeve të huaja në Shqipëri është në fushën e energjisë dhe naftës. Nëse marrim këto dy elementë, kemi investime të huaja që nuk gjenerojnë vende pune por shkojnë si investime në energji, kemi dhe investime të huaja që sjellin vende pune. Nëse i kombinojmë të dyja shohim një ekonomi primitive. Largimi i bizneseve të huaja në këtë kontekst tregon se edhe elementë bazik në ekonomi, Shqipëria ka probleme. Nëse shohim pjesët numerike, emigrimi është real, mosha mesatare 39-vjeç tregon në mënyrë të drejtë për drejtë kompetivitietin e moshës shqiptare. Investitorët e huaj nuk kërkojnë vetëm çmime por dhe cilësi. Emigrimi i viteve të fundit të zhgënjyer nga ky realitet të emigrojnë dhe kostot për investitorët rriten. Pse do vijnë investitorët e huaj në Shqipëri? Nuk ka punëtorë, shteti nuk i mbron investimet e huaja, informaliteti është shtuar. Çfarë shitet në Shqipëri tani? Shitet Butrinti, pra shitet historia. Nuk ishte kot ajo historia e 600 e ca vilave, kjo është pastrim parash, prandaj investitorët nuk vijnë. Situata është tragjike.

Një tjetër shqetësim është rritja e çmimeve që vijon me hapa galopantë?
Kraja: Më gjeni një investitor që mund të jetë me 8 klasë që të investojë në një ekonomi ku shteti dikton çmimet, rrit taksat, tenderat sekretë. Pra në një realitet ku çmimet vendosen nga shteti, bizneset nuk vijnë. Ne shohim në Kosovë dhe Maqedoni, të cilat nuk kanë resurset që ka Shqipëria por naftën e kanë më lirë, sepse këtu vidhet. Çmimi në tregjet botërore ka rënë, pavarësisht sanksioneve, por që në termat që po flasim nuk flitet për një rritje kaq të lartë sa ndodh në Shqipëri. Ka një rritje abuzive.

Brenda pak ditësh do kemi rritje të reja nga produktet që vijnë nga bulmeti? Çfarë duhet të bëjë qeveria, si mund të përballohet kjo?
Kraja: Situata e Covid gjatë vitit 2020 dëshmoi më së miri kapacitetin e ulët të Shqipërisë për të rimbursuar ekonominë e vendit. Fondet për të ndihmuar ekonominë e vendit ishte 2-3 herë më e ulët. E vetmja masë që mund të zbatojë ekonomia shqiptare është të fusë dorën në çmime, shteti është i bllokuar, pra do të rrisë taksat. Në momentin kur çmimet nuk mund të ulen, rriten taksat.

Si mund ta shohim draftin që përfshin sistemin e taksave?
Kraja: Dyfishim i gjobave. Ministrja e financave ka thënë se edhe për një mosrakordim do të ketë dyfishim të gjobave. Prisni bombën atomike më vonë që është ajo e pensioneve. Frika ime është se taksat po rriten se qeveria po e kupton që me emigrim po ikën dhe forca punëtore, situata është katastrofike, ekonomia shqiptare është primitive.

Etiketa: ekonomiaKrajapensione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

20:52 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026
AKTUALITET

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

15:40 : 12/06/2026
AKTUALITET

‘Ndëshkohet’ brezi i tranzicionit, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

12:37 : 11/06/2026
AKTUALITET

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

11:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

I kërkojnë 1.1 mln lekë dhe i bllokojnë pensionin, drama e gruas pasi i vdiq burri

21:52 : 25/05/2026
Para

FOTO/ Nga qeni te kali, ja si i kanë pagëzuar kafshët e tyre Isco dhe Muller

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetbetciograndpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet