• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i Dumanit: Si e shpëtoi Taulant Ballën nga intriga e bandave të Elbasanit

22:07 : 30/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në korrik të vitit 2020 forcat speciale rrethuan një servis makinash në pronësi të fisit Manahasa në rrugën Elbasan-Peqin. Sinjalet ishin se aty do të gjenin armën me të cilën u vra Emiljano Ramazani. Informacionet dolën të sakta. Pistoleta u gjet vërtet, poshtë serbatorit të një makine. Nga ekspertiza doli se ishte përdorur për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Disa antarë të familjes Manahasa u arrestuan. Seiti dhe babai i tij Albert Manahasa dolën nga burgu pas 6 muajsh, kur u provua se nuk kishin lidhje as me vrasjen dhe as me pistoletën.

Por ditën që u arrestuan nga RENEA, një i afërm i tyre akuzoi një deputet për kurthin. Deputetit i referohej si “Tojota Jaris”.

Bujar Dervishi, duke folur pas arrestimit të të afërmve të tij nga familja Manahasa
Bujar Dervishi, duke folur pas arrestimit të të afërmve të tij nga familja Manahasa

Në intervistën për abc, që mund ta shikoni KËTU, personi që flet, Bujar Dervishi ishte i bindur se aksioni i policisë ishte grackë e sajuar nga kundështarët e familjes. Fajin ia vishte deputetit, që i thërriste “Tojota Jaris” epitet me të cilin i referohej Taulant Ballës.

“Personi që e nxit këtë është njeri i një politikani të lartë. Do t’i vijë fundi edhe atij njeriut Tojota Jaris, atë të shikojë ai 3 milion eurot mos shikojë konkurencën e miqve të tij, të shikojë ato 3 milion eurot” shprehej i afërmi i të arrestuarve jashtë komisariatit të policisë.

Lexo edhe:

Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

“Kjo është thjesht nga konkurenca, që e bën Tojota Jaris për miqtë e tij” thoshte Bujar Dervishi duke bërë lidhjen mes ndërhyrjes së policisë dhe interesit që kishin miqtë e Taulant Ballës.

Detaje se kush ishin këta miq dhe çfarë roli kishte Taulant Balla, nuk e tha. Por historia e pistoletës që u fut në servis u rikthye dy vite më pas, e rrëfyer nga Nuredin Dumani.

Pjestarët e familjes Manahasa, shpjegoi ai, konsideroheshin miq të Talo Çelës, prandaj atyre iu ngrit një kurth nga banda kundërshtare. Në servisin e Manahasave u fsheh pistoleta me të cilën një javë më parë ishte vrarë Emiljano Ramazani.

“Me porosi të Erjon Alibej shtetasi Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Nga ç’kuptohet, Manahasat ishin rreshtuar me Talo Çelën, kundër Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt. Kjo ishte arsyeja që iu vu pistoleta në servis dhe pastaj u lajmërua policia.

Kryeministri Rama, ndërsa takon Petrit Çelën, babain e Suel Çelès, gjatë një takimi me PS e Elbasanit
Kryeministri Rama, ndërsa takon Petrit Çelën, babain e Suel Çelës, gjatë një takimi me PS e Elbasanit

Por kur intriga ishte thurur nga porositës të vrasjeve për grupin kundërshtar, pse del emri i Taulant Ballës në këtë çështje? Përse e akuzuan deputetin socialist miqtë e Talo Çelës dhe anën e kujt supozohej se mbante Taulant Balla?

Pse duhej të mendonte njëra palë se Taulant Balla ishte i përfshirë në makinacionet e palës tjetër, kur ai kishte postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste?

Gjasat janë që politika të ketë qenë në kontakt me emra të njohur banditësh në prag të fushatës që pritej të niste në Elbasan për zgjedhjet e 25 Prillit. Në veçanti, Partia Socialiste e Elbasanit kishte përdorur elementë të njohur të krimit për fitoren e 25 Prillit.

Kjo doli në pah gjatë një vizite të Edi Ramës për Ditën e Verës, kur grupi që shoqëronte kryeministrin rrahu protestuesit demokratë në sy të policisë. Po ashtu, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani dhe u shpall në kërkim një emër i njohur i krimit në qytet, si Kelmend Xhaferri, i njohur ndryshe si Kel Çami. Në makinën e tij u gjetën posterat e fushatës së Taulant Ballës.

Kel Çami ka marrë pjesë në sulmin ndaj policisë në vitin 2017 në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, bashkë me Suel Çelën, një nga porositësit e vrasjeve për Nuredin Dumanin.

Lista e veprave penale për këta persona është e gjatë, njësoj si indiciet se përfaqësonin krahun e armatosur të Partisë Socialiste në Elbasan.

Për momentin, pohimet e vrasësve me pagesë nuk shkojnë përtej botës së krimit, por kushdo që lexon rrëfimet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Goxhajt ngre pyetjen: A mund të kryhen kaq shumë vrasje pa pasur lidhjet e duhura?

Besian Xhixha dhe Nuredin Dumani
Besian Xhixha dhe Nuredin Dumani

Nuk ka emra politikanësh në rrëfimet e të penduarve, por bashkëpuntori i Dumanit, Besian Xhixha ka thënë se pas çdo vrasjeje, Nuredin Dumani përmendte lidhjet e forta që kishte në drejtësi dhe politikë.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin, Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur”, ka thënë Xhixha.

Gjatë viteve të fundit, Elbasani është shndërruar në një arenë të përplasjes mes bandave, ku nuk ka munguar fuqizimi i biznesit të elementëve kriminalë me fondet publike, vrasjet me pagesë, ato për prishjet e pazareve të drogës dhe përdorimi i armëve në shërbim të partive politike.

Klevis Kapllani, i vrarë pranë shtëpisë së tij
Klevis Kapllani, i vrarë pranë shtëpisë së tij

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Taulant Balla u transferua nga Elbasani për në Fier. Klevis Kapllani, personi që vendosi pistoletën në servisin e miqve të Talo Çelës u gjet i vrarë në makinën e tij dy muaj më pas, 200 metra pranë shtëpisë.

Në rrëfimin e Nuredin Dumanit nuk përmendet asnjë “Tojota Jaris” që ta ketë ndihmuar, siç pretendonin familjarët e Manahasave.  Deputeti del i shfaqjësuar në këtë episod, përballë hamendësimeve të familjes Manahasa.

Ndërkohë Dumani ka treguar se vrasja e mikut të tij Klevis Kapllanit u krye nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manahasa, si hakmarrje për vendosjen e pistoletës në servis.

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 shtator të vitit 2020, dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari, ishte se 2 ditë më parë, më datë 15 shtator të vitit 2020, u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në vrsjen e Emiliano Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit” ka thënë Dumani./ Lapsi.al

 

Etiketa: BallabandaDumani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

22:18 : 07/07/2025
AKTUALITET

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

21:19 : 06/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

11:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

20:50 : 01/07/2025
AKTUALITET

Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës

12:59 : 26/06/2025
AKTUALITET

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

22:23 : 25/06/2025
Para

Tragjike/ Aksidenti automobilistik i merr jetën lojtarit 25-vjeçar

TË GJITHA

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025

Ngrihet alarmi, BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme

14:59 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com