Wednesday, July 6, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

VOA/ SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

19:34 : 24/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE
VOA/ SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj thotë vendi i tij është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara përsa u takon aftësive mbrojtëse dhe ndihmës për Ukrainën. Pas një takimi në Pentagon me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë së fundmi 17 milionë dollarë për ushtrinë e Shqipërisë. Zyra e gjeneralit Milley tha se në takim u diskutua për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Gjenerali Begaj foli në intervistën me kolegen Keida Kostreci edhe për blerjen e raketave Javelin dhe tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj për stabilitetin në rajon.

Zëri i Amerikës: Zoti Begaj, ju sapo takuat Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane, gjeneralin Milley. A mund të na thoni disa detaje nga ky takim?

Gjen. Bajram Begaj: Faleminderit juve. Është kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë intervistë dhe gjithashtu është kënaqësi të takoj kryetarin e shefave të shtabit të Amerikës, gjeneral Milley-n. Temat e diskutimit ishin të gjithanshme. Kishin lidhje me bashkëpunimin midis dy vendeve tona, kishin lidhje me situatën në Ukrainë dhe me të ardhmen e bashkëpunimit tonë. Me gjeneral Milley-n biseduam për kontributin e dhënë nga shteti amerikan për forcat e armatosura shqiptare dhe historia e bashkëpunimit është 30 vjeçare. Ne jemi në javën amerikane të bashkëpunimit dhe 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Amerikë. Mendoj që bashkëpunimi në fushën ushtarake ka qenë mëse i shkëlqyer. Shtetet e Bashkuara na kanë ndihmuar në modernizimin dhe në ristrukturimin e forcave të armatosura. Programet e modernizimit, të cilat kanë qenë në bashkëpunim me Zyrën Amerikane të Bashkëpunimit janë në vazhdim e sipër. Përveç kontributit në rritjen e fuqisë mbrojtëse të vendit me paisje të reja, kemi edhe kontribut me trajnime të ndryshme, me mirëmbajtjen e paisjeve dhe me stërvitje të ndryshme. Gjatë vitit të kaluar ne ishim mikpritës të stërvitjes Defender-21, e cila ishte një histori suksesi në lidhje me bashkëpunimin ushtarak. Me këtë stërvitje jo vetëm që patëm prezent ushtrinë amerikane në tokën tonë, por u testua edhe roli gjeostrategjik dhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë, po ashtu u testuan edhe kapicitetet kombëtare, qoftë ushtarake, qoftë civile në drejtim të përdorimit të kësaj infrastrukture në drejtim ushtarak.

Zëri i Amerikës: Takimi vjen në një kohë shumë sfiduese në arenën ndërkombëtare, sepse vjen në një kohë kur ka luftë në Evropë, konflikti më i madh që pas Luftës së Dytë Botërore. Konkretisht lidhur me këtë konflikt, çfarë u bisedua sot në këtë takim?

Gjen. Bajram Begaj: Stërvitja Defender-21 testoi të gjitha kapacitetet për transport të shpejtë të trupave dhe mjeteve të forcave aleate, duke përdorur portet, aeroportet dhe tokën në Shqipëri, për të kaluar sa më shpejt në pjesën e Detit të Zi dhe pjesën e Evropës Lindore. Situata tani në Ukrainë është e tillë që Ukraina ndodhet e sulmuar në mënyrë të pajustifikuar dhe të paprovokuar nga një shtet tjetër dhe diskutuam gjatë për bashkëpunimin se si do të kontribuonte Shqipëria më shumë në drejtim të mbështetjes së Ukrainës.

Lexo edhe:

VOA: Thellohet afera e inceneratorëve, publikohen fatura dhe transaksione të reja

Chris Hill: Nuk i takon SHBA t’i tregojë BE se kush duhet të jenë anëtarët e saj

Zëri i Amerikës: Gjeneral, Shqipëria ka ndihmuar Ukrainën, ka pasur disa nisma diplomatike por edhe nga ana ushtarake. Çfarë ndihme ka dhënë dhe cila do të jetë ndihma e mëtejshme nga Shqipëria për Ukrainën?

Gjen. Bajram Begaj: Shqipëria ka ndihmuar dhe mbështetur Ukrainën në planin diplomatik, politik dhe ushtarak. Në planin diplomatik në Kombet e Bashkuara në çdo rezolutë që është mbajtur për Ukrainën, ka gjetur mbështetje dhe jemi bashkëpenëmbajtës të këtyre rezolutave, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu kemi pasur edhe një mbështetje politike për faktin që qeveria shqiptare ka vendosur sanksione kundër Rusisë për agresionin e pajustifikuar dhe të pabazuar ndaj Ukrainës. Gjithashtu qeveria shqiptare ka shprehur gadishmërinë për të mbajtur refugjatët ukrainas dhe ka dhënë ndihma humanitare të llojeve të ndryshme. Në planin ushtarak kjo mbështetje është realizuar përmes donacioneve të bëra nga qeveria shqiptare, të cilat janë lloje të ndryshme municionesh të cilat ne i kemi pasur në përdorim dhe stok në depot tona të forcave të armatosura.

Zëri i Amerikës: Po për më tej?

Gjen. Bajram Begaj: Ne jemi duke menduar për një mbështetje tjetër me ndihma e cila do të jetë në ditët në vijim pasi të merret vendimi i qeverisë shqiptare dhe besoj se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Task-grupi i mbledhur edhe sot ka vendosur që Ukraina është në nevojë për shumë artikuj dhe bazuar tek një listë me të gjithë artikujt që ata kërkojnë ne do të evidentojmë gjendjen tone dhe do të japim mbështetjen maksimale.

Zëri i Amerikës: Shqipëria është një nga vendet që përfiton nga fondet që japin Shtetet e Bashkuara lidhur me Ukrainën dhe lidhur me sigurinë. Ku konsiston kjo ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për Shqipërinë?

Gjen. Bajram Begaj: Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushatarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilar jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare. Këto buxhete ndahen në dy kategori. Një buxhet janë grantet të cilat janë falas për të rritur fuqinë mbrojtëse të vendit dhe një kategori tjetër, e cila ështe me buxhete të përbashkëta, të cilat ndihojnë në fuqizimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Dhe këtë radhë shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar.

Zëri i Amerikës: Një nga kontratat e fundit të qeverisë amerikane, që gjithashtu përfshin Shqipërinë, është për paisje me sisteme raketash Javelin. Ukraina i ka përdorur këto raketa, por Shqipëria është një nga vendet që do të marrë një sasi raketash. A mund të na thoni diçka më shumë detaje, se për çfarë bëhet fjalë?

Gjen. Bajram Begaj: Shqipëria do të marrë nga kompania Lockheed Martin një sasi me raketa kundërajrore të tipit Javelin, të cilat do të rrisin fuqinë tone mbrojtëse kundërajrore. Siç e përmenda dhe më parë ky lloj furnizimi me këto produkte ushtarake do të rrisë fuqinë mbrojtëse të vendit dhe asnjëherë nuk do të jetë për qëllime të tjera, kështuqë do të jetë vetëm për qëllime mbrojtëse dhe si kapacitete që mund të përdoren kudo dhe kurdoherë që do të kërkojë aleanca.

Zëri i Amerikës: Gjithashtu në Shqipëri ka filluar së fundmi punën shtabi i përparuar i forcave speciale amerikane në Evropë. Shqipëria do të jetë një nga bazat. Për çfarë do të shërbejë konkretisht në bashkëpunimin jo vetëm më Shtetet e Bashkuara por edhe në kuadrin e NATO-s, por edhe sigurisht në kuadrin e sigurisë në rajon?

Gjen. Bajram Begaj: Jo vetëm shtabi i përparuar i task-grupit ballkanik të forcave speciale ndodhet në Shqipëri, por gjithashtu edhe SFAB-I (Brigadë e Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës të Komandës Amerikane në Evropë) i cili është një ekip këshillues. Të dyja së bashku do të ndihmojnë, do të këshillojnë ato njësi të forcave të armatosura shqiptare të cilat janë deklaruar në NATO si kapacitete kombëtare, për t’u përdorur në NATO ku të nevojitet. Natyrisht që për t’u përdorur në NATO, duhet që këto njësi, këto forca të arrijnë të certifikohen dhe të akreditohen. SFAB dhe Task Group Balkans i forcave speciale do të bëjnë të mundur që këto njësi ushtarake shqiptare të jenë në kapacitetet e duhura dhe nivelet e duhura që kërkohen për të marrë pjesë në mision.

Zëri i Amerikës: Ka pasur një plan para disa vitesh për të marrë nga Shtetet e Bashkuara disa helikopterë Black Hawk. Ku qëndron ky projekt?

Gjen. Bajram Begaj: Në rritjen e kapaciteteve të forcës ajrore (të Shqipërisë) futet jo vetëm radari por edhe paisja me mjete luftarakë, siç janë Black Hawk. Besoj se vitin tjetër Shqipëria do t’i ketë dy Black Hawk-ët e parë në vend. Çka është e rëndësishme për t’u përmendur është që këto kapacitete që po mundohen të krijohen në Shqipëri, jo vetëm me fondet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe nëpërmjet buxhetit të mbrojtjes, i cili sipas Samitit të Uellsit ka ardhur në vite duke u rritur deri në 2 për qind, do të bëhet e mundur që këto kapacitete të jenë jo vetëm si kapacitete në paisje por të jenë si paketë së bashku me trajnimet, me mirëmbajtjen që të kenë një kohëzgjatje dhe një përdorshmëri më të madhe.

Zëri i Amerikës: Kjo situatë që është krijuar në Evropë, si e ka ndryshuar mënyrën se si përgatiten anëtarët e ushtrisë shqiptare, jo vetëm nga ana ushtarake, fizike, por edhe moralisht, psikologjikisht?

Gjen. Bajram Begaj: Kjo situatë e cila ndodhi në Ukrainë, është një situate e cila është vlerësuar realisht nga forcat e armatosura shqiptare. Jemi të fokusuar në rritjen e përgjegjshmërisë së forcave të armatosura shqiptare, për të bërë detyrën sa më mirë, për t’u përkushtuar sa më mirë dhe për të krijuar ato kapacitete operacionale që nevojiten në rastet e një ndodhie të tillë. Shpresojmë që Ballkani Perëndimor, pavarësisht se është një situatë e vlerësuar e qetë, por është një rajon që është i brishtë dhe ne duhet të jemi shumë mirë të fokusuar. Dhe për këtë forcat e armatosura dhe shteti shqiptar e bëjnë detyrën shumë mirë, është eksportues i paqes. Ne kemi kontribuar në operacione dhe misione të ndryshme të aleancës dhe në Kosovë, në KFOR ne kemi trupat tona të cilat janë atje duke marrë pjesë në misione çdo gjashtë muaj dhe kontributet tona në NATO, jo vetëm në KFOR janë të mirëpritura nga NATO.

Etiketa: BegajSHBAvoa

Lajme të lidhura

VOA: Thellohet afera e inceneratorëve, publikohen fatura dhe transaksione të reja
AKTUALITET

VOA: Thellohet afera e inceneratorëve, publikohen fatura dhe transaksione të reja

19:59 : 05/07/2022
Chris Hill: Nuk i takon SHBA t’i tregojë BE se kush duhet të jenë anëtarët e saj
BOTA

Chris Hill: Nuk i takon SHBA t’i tregojë BE se kush duhet të jenë anëtarët e saj

19:20 : 05/07/2022
Mike Pompeo: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve
BOTA

Mike Pompeo: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve

17:40 : 05/07/2022
Trazira në SHBA, dy policë plagosen në festën e pavarësisë në Filadelfia
BOTA

Trazira në SHBA, dy policë plagosen në festën e pavarësisë në Filadelfia

09:26 : 05/07/2022
‘Marrja nën kontroll e Hënës’, Kina reagon pas paralajmërimit të NASA-s
BOTA

‘Marrja nën kontroll e Hënës’, Kina reagon pas paralajmërimit të NASA-s

23:02 : 04/07/2022
Operacion masiv për kapjen e autorit të masakrës në Illinois të SHBA
BOTA

Operacion masiv për kapjen e autorit të masakrës në Illinois të SHBA

22:37 : 04/07/2022
Para
Aurela Gaçe thirrje për marshim pas përdhunimit të 15-vjeçares

I rrezikonte karrierën, Aurela Gaçe tregon ngjarjen e vështirë para 16 vitesh



TË GJITHA

Facebook zgjedh dy organizata për të verifikuar lajmet e rreme në Shqipëri e Kosovë

Facebook zgjedh dy organizata për të verifikuar lajmet e rreme në Shqipëri e Kosovë

17:41 : 06/07/2022
VIDEO/ Vatër e madhe zjarri në Himarë, flakët shumë afër zonave të banuara

Mbi 50 ha ullinj e pemtari shkrumbohen nga flakët

17:35 : 06/07/2022
Bushati: Njerëzit protestojnë se janë në ankth, Rama ndan paratë me klientët

Dy Klodët nuk kanë mashtruar Ramën, ata kanë vjedhur për llogari të tij

17:32 : 06/07/2022
Partizani e la në Tiranë para Conference League, afrimi verës i çon “mesazh” klubit

Partizani e la në Tiranë para Conference League, afrimi verës i çon “mesazh” klubit

17:30 : 06/07/2022
Rama-Ballukut: Mos ia merr fjalën koleges. Liburn, çfarë ke me Belindën?

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

17:28 : 06/07/2022
OBSH: Omicron me simptoma shumë më të lehta, infekton traktin e sipërm respirator

Dy humbje jete nga Covid dhe 947 raste të reja/ Ja qytetet më të prekura (Harta)

17:25 : 06/07/2022
VIDEO/ Kalaja: Koha që shqiptarët të bëhen popull ujk

VIDEO/ Kalaja: Koha që shqiptarët të bëhen popull ujk

17:11 : 06/07/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com