• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Llatja i Elbasanit ndryshoi letrat për t’i dhënë “Timac” tender 100 mln lekë

13:56 : 23/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Elbasanit ka shpallur kompaninë “Timac” fitues të tenderit me vlerë mbi 100 milionë lekë të vjetra, në kundërshtim me kriteret që vetë kishte përcaktuar fillimisht në dokumentat e prokurimit publik.

Por, që të justifikonte procedurën, Bashkia e drejtuar nga Gledjan Llatja, ka bërë një modifikim “të vogël”, e cila shkonte në favor të shoqërisë fituese.

Në mesin e Prillit 2022, Bashkia Elbasan shpalli tenderin “Blerje mjete teknologjike për pastrim”, me fond limit 10.8 milionë lekë të reja pa TVSH.

Në përfundim të procedurës, Bashkia Elbasan shpalli fitues kompaninë “Timac”, e cila ishte edhe konkurrentja e vetme në garë, referuar dokumentave zyrtare.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Rezultati i këtij tenderi është i shoqëruar me dyshime për favorizim.

Në foto: Rezultati i tenderit për “Blerje mjete teknologjike për pastrim” të Bashkisë Elbasan

“Boldnews.al” ka shqyrtuar të dhënat e procedurës dhe ka konstatuar anomalinë.

Në Kriteret e Veçanta të Kualifikimit të dokumentave standarte të tenderit, e konkretisht në “Kapacitetin Ekonomik dhe Financiar”, Bashkia Elbasan ka parashikuar që operatori që do të shpallej fitues, do të duhej “që të paraqesë bilancet vjetore, për vitet financiare 2019, 2020, 2021, të shoqëruara me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar…”.

Në foto: Në dokumentet standarte të tenderit parashikohet se kriter kualifikimi për operatorët është dorëzimi i bilanceve tregtare për vitet 2019, 2020, 2021

Kompania “Timac” nuk ka mundësi logjike që të përmbush këtë kriter.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, shoqëria private “Timac” është krijuar në Maj të vitit 2020.

Pra, më së paku, ajo nuk kishte asnjë mundësi reale për të dorëzuar bilancet e vitit 2019, pasi në atë kohë nuk ekzistonte.

Në foto: Shoqëria “Timac” shpk është regjistruar në Maj 2020, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit

Por, çfarë ka ndodhur?

Në proces-verbalin “Për argumentimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit”, që mban datën 14 Prill 2022, Bashkia e Elbasan ka përcaktuar se “Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin bilancet vjetore, për vitet financiar 2020, 2021, të shoqëruara me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar…”.

Pra, në këtë proces-verbal, është hequr detyrimi për dorëzimin e bilanceve për vitin 2019.

Në foto: Në proces-verbalin “Për argumentimin e kritereve…”, Bashkia Elbasan hoqi detyrimin për dorëzimin e bilanceve tregtare për vitin 2019

Dhe, në këtë mënyrë, shoqëria “Timac” plotësonte kushtet dhe, në përfundim, u shpall edhe fituese.

Shoqëria fituese është në pronësi të Eneida Puca dhe është me seli në “Tirana Industrial Park”.

Në shoqëri me emër të ngjashëm, “Timak” (pra, me shkronjë fundore “K”), është në pronësi të motrës së saj, Arjeta Puca.

Kompania private e Arjeta Pucas është krijuar në vitin 2016 dhe ka disa vite që operon në tregun e mjeteve për qëllime të veçanta, përfshirë edhe autoambulanca.

Por, në tenderin e Bashkisë së Elbasanit është përfshirë kompania më e re e familjes Puca, “Timac” shpk, e cila kishte nevojë për një “dorë” nga administrata e Gledjan Llatjas që të fitonte tenderin për blerjen e mjeteve teknologjike nga Bashkia e Elbasanit.

Etiketa: bashkia e ElbasanitGledjan LlatjatenderTimac

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
Para

Emigrantët për tre muaj dërguan rreth 240 mln euro në Kosovë

TË GJITHA

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025

Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

17:37 : 31/10/2025

Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një rival politik me shpirt liberal dhe kulturë të rrallë

17:28 : 31/10/2025

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com