• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Çmenduria” e AKSHI-t, 2 mln USD për regjistrin e vaksinave të COVID-it

13:02 : 21/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI, Teknologji

Nga Boldnews.al

Rritja e çmimeve ka rritur edhe “buxhetin e shtetit”. Por duket rritja e buxhetit nuk po shkon drejt uljes së varfërisë, por është kthyer në një minierë për shtetarët, të cilët kanë para në arkat e shtetit.

Dhe, si t’i shpenzojnë?! Natyrisht, skema më e mirë është nëpërmjet procedurave teknike, të cilat kuptohen pak ose aspak nga publiku i gjerë.

Madje, as për mallra apo ndërtime, por për shërbime. Dhe, në këtë mënyrë, paratë avullojnë dhe “ka për të gjithë”. Pa dashur të ngremë akuzë, në këto radhë po të ndalemi te një tender i kryer nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila prokuron miliona euro në muaj. Apo më saktë, ka marrë një “çek të bardhë” nga Rama, aq sa hoqi edhe shërbimet në sportele, duke i bërë online. Por, këto shërbime i kanë sjellë të ardhura shtesë Mirlinda Karçanajt, e cila ka hapur ditët e fundit një tender për regjistrin e vaksinave.

Faksimile: AKSHI ka akorduar rreth 2 milionë USD për ngritjen e regjistrit të vaksinave

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, AKSHI ka hapur tenderin e hapur mbi kufirin e lartë monetar, me objekt “përmirësimi i regjistrit elektronik të vaksinimit”. Pra, bëhet fjalë vetëm për një përmirësim të regjistrit që është në Institutin e Shëndetit Publik, teksa fondet janë të Buxhetit të Shtetit.

Lexo edhe:

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

“Fondi limit i këtij tenderi është 185.661.600 lekë pa TVSH” thuhet në dokumente, që nëse konvertohen apo i shtohet edhe TVSH-ja, shuma shkon në plot 2 milionë USD. Pra, vetëm për të përmirësuar këtë sistem, ku do të shtohen emrat e shqiptarëve që u vaksinuan për Covid 19, shteti shqiptar shpenzon plot 2 milionë dollarë. Një shumë e konsiderueshme, pasi regjistri nuk i vjen në ndihmë kujtdo. Mijëra shqiptare kanë bërë vaksinën kineze, e cila nuk njihet për udhëtime në vendet europiane. Dhe, cilido dokument i dalë nga ISHP-ja nuk mund të përdoret në Evropë!

Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_10
Faksimile: Në dokumentet shoqëruese, AKSHI thotë se në këtë regjistër do të hidhen edhe të vaksinuarit me Covid 19
Faksimile: Në dokumentet shoqëruese, AKSHI thotë se në këtë regjistër do të hidhen edhe të vaksinuarit me Covid 19

Boldnews.al shfletoi edhe dokumentet shoqëruese të këtij tenderi, ku thuhet se “MSHMS është institucioni përgjegjës për organizimin e Programit Kombëtar të Imunizimit si dhe koordinon, nëpërmjet këtij programi pranë Institutit të Shëndetit Publik, zbatimin e imunizimit nga institucionet e kujdesit shëndetësor”.

Ministria miraton kalendarin e vaksinimit, për të gjitha grup-moshat, kundër sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat si dhe listën e sëmundjeve që parandalohen nga vaksinat, të cilat përfshihen në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

“Vaksinimi realizohet pranë institucioneve shëndetësore te cilat janë të detyruara të sigurojnë evidentimin e saktë të personave që i nënshtrohen vaksinimit, planin e vaksinimit dhe sasitë e nevojshme të vaksinave” thuhet në dokumente.

Më tej sqarohet se çdo institucion që ofron vaksinim duhet të sigurojë kushtet përkatëse të zinxhirit të ftohtë, ndërsa janë të detyruara të pajisin me librezën e vaksinimit të gjithë personat që i nënshtrohen vaksinimit. Libreza e vaksinimit, kërkohet dhe plotësohet sa herë që aplikohen vaksinat.

Mësohet se pranë ISHP në vitin 2011 është i instaluar sistemi informativ i vaksinimit, i cili mund të regjistrojë të dhëna të imunizimit te fëmijëve, të menaxhojë rezervat (stokun) e vaksinave dhe ruajtjen e tyre. Por, AKSHI thotë se mungon ndërveprimi me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile për të dhënat e shtetasve si dhe të dhënat e fëmijëve si anëtarë të familjes. Sistemi duhet të lidhet edhe me regjistrin e te siguruarve të FSDKSH, me sistemin e recetës elektronike dhe me sistemin e-vizita, për të dhënat e qytetareve të vaksinuar kundër COVID-19.

Etiketa: akshidokumentetender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
Para

Masat për finalen, Gledis Nano jep detaje

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com