• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ka krijuar monopol? Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimet për “Noa Control”

16:31 : 18/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin paraprak të nisur ndaj kopmanisë “Noa Control”. Kjo kompani ishte vënë nën hetim për shkak të dyshimeve se si një ndërmarrje me të drejta të veçanta kishte abuzuar me pozitën e saj duke ofruar jo vetëm shërbimin e verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburantit, por edhe shërbime të tjera,

Mes tyre mund të përmendim inspektimin e depozitave të naftës, lëshimin e vërtetimeve teknikë për kompanitë e përpunimit e tregtimit të karburante, që sipas ligjit mund të ofrohen lehtësisht edhe nga kompani të tjera.

Në njoftimin e sotëm, Autoriteti i Konkurrencës del në përfundimet se nuk kishte shenja se kjo kompani po shkelte apo kufizonte konkurrencën.

Njoftimi i plotë

Komisioni i Konkurrencës morri në shqyrtim raportin e Sekretariatit mbi hetimin paraprak ndaj ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK, në tregun e ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Lexo edhe:

Bien çmimet e karburanteve në Kosovë, 4 cent më pak për litër

Rënia e fortë e çmimit të naftës në bursë, po reflektohet lehtë në Shqipëri

NOA CONTROL SHPK, në bazë të Kontratës së Koncesionit “Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm” të nënshkruar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka të drejtën e vetme dhe ekskluzive të kryejë shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës koncesionare.

Në përfundim të procedurës hetimore, nuk u evidentuan shenja të kufizimit të konkurrencës nga ana e ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës mori Vendimin nr. 884, datë 18.05.2022, nëpërmjet të cilit vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak dhe detyrimin e ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK, si një ndërmarrje me të drejta të veçanta, që gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj të respektojë parimet dhe rregullat e konkurrencës, veçanërisht parashikimet e nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Në vijim të mbledhjes, Komisioni i Konkurrencës, në zbatim të nenit 70, pika 2 e ligjit, vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si vijon:

a) Miratimin e një metodologjie për llogaritjen e ndryshimit të tarifave të shërbimeve të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect SHPK, tarifa këto të cilat duhet të jenë të argumentuara dhe të orientuara drejt kostos;

b) Në çdo rast të ndryshimit të tarifave të ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe çdo shërbimi tjetër të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect SHPK, të merret paraprakisht vlerësimi ligjor i Autoritetit të Konkurrencës;

c) Miratimin e një metodologjie për vendosjen e përqindjes për instrumentat matës të verifikuara që rezultojnë me probleme, duke implementuar rekomandimin e dhënë nga Komisioni i Konkurrencës exante me vendimin nr. 646/2019, “Për dhënien e disa rekomandimeve në lidhje me Draft Kontratën e Koncesionit me objekt “Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”, pika II/2/a).

Etiketa: Autoritetikarburantekonkurencanoa control

Lajme të lidhura

RAJONI

Bien çmimet e karburanteve në Kosovë, 4 cent më pak për litër

12:25 : 10/04/2025
AKTUALITET

Rënia e fortë e çmimit të naftës në bursë, po reflektohet lehtë në Shqipëri

15:09 : 05/03/2025
AKTUALITET

Konkurenca/ Zbulohet plani i parë i Nelajt, 30 mijë euro për të djegur anijen në kantierin e Pireut

14:41 : 22/09/2024
AKTUALITET

Monopoli i farmacive! Konkurrencë e pandershme nga rrjetet e mëdha farmaceutike

17:37 : 06/08/2024
AKTUALITET

Vodhi 5 mln lekë nga xhiroja ditore e 6 karburanteve, vihet në pranga menaxheri

10:49 : 05/08/2024
AKTUALITET

Të përfituara nga krimi, sekuestrohen dy karburante dhe prona të Saimir Taullaut

15:42 : 11/04/2024
Para

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Fier

TË GJITHA

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com