• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Kërkoi 4000 euro për nxjerrjen e Hipotekës së hotelit, arrestohet zyrtari në Sarandë

12:32 : 11/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Sarandës ka arrestuar Laert Pashën, zyrtar në Kadastrën e këtij qyteti.

Pasha është denoncuar në emision investigative, duke kërkuar 4000 euro në këmbim të nxjerrjes së Hipotekës së një hoteli në Sarandë.

Denoncimi në emisioninin Stop:

Pas 3 vitesh, denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pashën, ish-Drejtorin e Legalizimit që tani në Kadastër punon si specialist, këtë here i kërkon 4000  Euro për nxjerrjen e hipotekës së hotelit.

Qytetari: Vëlla, ça bëre ti?

Lexo edhe:

Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen 2 vëllezër. Ja çfarë iu gjet pas kontrollit

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

Laert Pasha: Çkemi?

Qytetari: Mirë, mo mirë!

Laert Pasha: Po ç’bëhet noi gjë?

Qytetari: Hiç rehat fola çikë me Sajmirin. (Sajmir Braho – Hartograf) Dje ai tha, që medemek unë prura dhe kam prurë dokumentat. I kam në makinë. Tha, që del nji problem atje nga mbrapa, që del dikush tjetër pronar te toka, më tha, që…

Laert Pasha: Ah, bravo!

Qytetari: Jo! Nji sekondë. Toka, që u ble shpia, iku ajo, mbaroi, domethënë bëra pagesën.

Laert Pasha: Po!

Qytetari: Dolën çertifikatat e shpisë, e çertifikatat e shpisë. Ashtu tha. Ç’punë ka ai? Ai i ka me 7501-shin. Ç’punë ka atje ai? S’ka lidhje fare njëra me tjetrën. Nuk ka lidhje fare njëra me tjetrën.

Laert Pasha: Ia sqarove ktë? Ia the?

Qytetari: Po! Ia sqarova, po më ka marrë dhe dokumentin edhe atë të shit-blerjes, edhe atë çertifikatën unë e dorëzova. Më kupton?

Laert Pasha: Edhe ça të tha?

Qytetari: Do shikojmë nga e premtja,- tha.

Laert Pasha: Do të shikoj nesër, domethënë. Edhe nesër domethënë, do ta shikojmë,- të tha?

Qytetari: Do ta shikojmë tënden,- tha ai,- nuk e di, unë e di, se ka mbaruar ajo. E di, se ka mbaruar.

Laert Pasha: Epo prandaj, se kshu më tha dhe mua. Tani sot, dje më fal, që aty ngela dhe unë kshu, se foli me shefen dhe s’kisha ça thosha, se ishin bashkë të dy ata, ka mbivendosje. Ç’është kjo mbivendsje,- thashë. Eh, ka dalë aty,- më tha. Më tha në fillim i kam te shefja. Ore, në rregull! I ke çuar te shefja,-i thashë unë. Pse nuk e protokollon? Edhe atje ngeca unë pastaj. I thashë unë,- prit çikë tani, se s’ka një firmë, e hajde, vazhdo, mbaroi filmi. Kur tani sot, e nxorri kokën, prandaj dhe unë s’doja të nxitoja.

Qytetari: Unë isha me atë djalin e xhaxhait mbrëmë dhe e di, si është muhabeti,- tha, ktu o vlla, tha, ktu kanë paguar nga 5000 euro,- tha për një shpi normale. Tani më fal,- tha, se ti je në Angli tha, ke dhe gjithë atë objekt 4 kate, do shpëtosh ti, se pagova unë 2 mijë euro,- më tha. Legalizimi do, ashtu.., do të hidhesh,- tha. Ç’rëndësi ka tani? Unë kam 2 milionë lekë dhe 2 mijë euro. Kam edhe 300 paund. Të jemi prapë bashkë. Këtu është muhabeti. Dakord! Kaq kam në dispozicion. 2 milionë lekë dhe 2 mijë euro. Fol me Sajmirin, të flas me shefen! Lëri njërën, lëri tjetrën! Unë të marr ato të miat nga e hëna, nga e marta, dhe t’iki në punën time. Kaq gjë! Kaq gjë, o vlla! Do flasësh vetë me atë që t’.. ashtu edhe më kthe një përgjigje!

Laert Pasha: Ja them unë mo! Në rregull!

Qytetari: Ose do të ashtu.., në qoftë se je garantor, të t’i jap këto tani, siç e lamë!

Laert Pasha: Të lutem!

Qytetari: Andaj të thashë unë.

Laert Pasha: Unë do bëj njëherë muhabetin, pastaj po m’u përgjigjën, do të them hajde!

Qytetari: Në rregull! Flasim!

Laerti premton pas takimit që do flasë me hartografin Saimir Brahon kundrejt ryshfetit për 4000 Euro, duke i kërkuar denoncuesit 1000 Euro kapar.

Takimi i radhës bëhet dhe jepen 1000 Euro.

Qytetari: Fole gjë me atë? Si e latë? Si u bë muhabeti?

Laert Pasha: M’i jep mua ato do ta shikojmë,- më tha mua!

Qytetari: Po mirë mo, të mbarojmë, o vlla!

Laert Pasha: T’i mbarojmë sot, se ikin ato!

Qytetari: Ç’është ai muhabet?

Laert Pasha: Të paktën, pos’u mbarua deri të hënën…

Qytetari: Ore! Unë jam.., po pres sot, o vlla, ta mbarojmë! Të mbarojmë punë sot! Tani u sqarove me atë ti? Fole, që unë jam gati?

Laert Pasha: Po! Fola!

Qytetari: Fole me atë? Ca tha? Do i bëjë sot, apo jo? Urdhëro! Të mbarojmë tani!

Laert Pasha: Po nuk më dha përgjigje për këtë, do t’i shikoj tani,- më tha.

Qytetari: Tani, si do ia bëjmë? Do marrësh gjysmat tani dhe gjysmat me të mbaruar atë?

Laert Pasha: Sa ke ti tani me vete?

Qytetari: Unë kam dy me vete.

Laert Pasha: I ke këtu?

Qytetari: Po, këtu I kam! Do marrësh 1 tani, 1 del certifikata, do marrësh na-nëm! Kaq e thjeshtë është! Ti do e marrësh, apo jo? Printoje, ma jep në dorë edhe s’ka gjë! Mbarojmë punë! Tani ça të them unë? Mos duhen edhe më shumë, o vlla? Ca të them unë,- tha,- se s’kam mundësi më edhe unë.

Laert Pasha: Unë do t’i them o bëje tani, se i kam ktu!

Qytetari: Po pra! Kaq gjë! Mbaroi filmi!

Laert Pasha: Po më tha, që jo ashtu, do të them, më thuaj, sa do do, t’i them.., t’i them dhe atij, po re dakord!

Qytetari: Po pse s’fole tani njëherë me atë vetë ti, hë vlla?

Laert Pasha: Më tha, që do t’i bëj mo!

Qytetari: Do t’i bëj?

Laert Pasha: Hë!

Qytetari: Hë, në rregull! Po do t’i bëj, hajde në rregull!

Laert Pasha: Po ç’thotë tani, nuk thotë pas 5 minutash dhe Sajmiri, se është nji çikë dobiç.

Qytetari: E mora vesh! Po thuaj “urdhëro”! Tjetri po paguan,- thuaj. Dakord? Je në rregull,- thuaj? Kaq gjë! Nji printim do bëhet aty, ça do bëhet?! Mbase e një çikë me Range Rover unë, e një çikë me ato orët e mira me florira e me kto…

Laert Pasha: Njeri tamam përsëmbari, po ktu ta marrin për dobësi. E kupton?

Qytetari: Atje është e keqja hë, se thonë,ështëi ngarkuar. E kupton?

Laert Pasha: Ah bravo! Ajo është!

Qytetari: Atje është muhabeti. Të shkoj te banjua unë, pastaj?

Laert Pasha: Ik vlla! 5 minuta, erdha dhe unë.

Qytetari: Është një grua aty.

Laert Pasha: S’na intereson. Numëroji! Ç’është ajo? 500-tshe?

Qytetari: Dyqindshe!

Laert Pasha: Dyqindshe.., hë, hë, po…

Qytetari: 2,3,4,5,6,7,8,9,10.

Laert Pasha: Dhjetë!

Qytetari: Numëroji dhe njëherë vetë! Në rregull? Hë, të tjerat i ke këtu edhe 1 mijë këtu. Në rregull hë?

Laert Pasha: Në rregull!

Takimi në ASHK me hartografin Sajmir Braho.

Qytetari: Duhet të keni çelsa rezervë ju? Ça bëhet?

Sajmir Braho: Hiç mo, më mbarove fare?

Qytetari: Eh mo, mirë, në rregull! Shiko tani!

Sajmir Braho: Ka ardhur sot?

Qytetari: Jo s’erdhi sot ajo. Iku, se kishte nji punë edhe nesër, pasnesër do iki dhe unë.

Sajmir Braho: Pa merak! Do t’ia lë Laertit unë. Ta marri Laerti e ta japi ty! Ik!

Laert Pasha: Të thashë “rri i qetë”, mos…!

Qytetari: Thuaj, mor burrë i dheut, nesër paradite të mbarojmë punë!

Laert Pasha: E ka mbaruar ky more!

Në fund bëhet një takim ku jepen 2000 Euro.

Laert Pasha: Ç’bëre?

Qytetari: Hiç! Ja! Çfarë do bëhet tani? Do e mbyllim ktë muhabet sot, a jo?

Laert Pasha: Ta mbyllim t’i q..* n…*, se m’u, m’,u m’…,u bëra dhe unë, më iku mëndja. Hajde lart 1 muaj, merr, mba…

Qytetari: Merre telefonin! Mos e lër ktu, të vete të bëj një ujë unë edhe…!

Laert Pasha: Jo, jo! Dëgjo! Jo këtu, se ka njerëz aty!

Qytetari: Po mirë, si të duash!

Laert Pasha: Do vemi te zyra, te shkallët aty te dera!

Qytetari: Te zyra?

Laert Pasha: Jo te zyra mo! Ktu te shkallët, sa futesh te dera e jashtme, poshtë fare! Aty s’ka gjë!

Qytetari: Mirë mo! Nërregull!

Laert Pasha: Jo te zyra, jo!

Qytetari: Po jo për atë, po dhe te shkallët kalojnë njerëz, prandaj.

Laert Pasha: Ka një moment, që s’ka njerëz.

Qytetari: Hajd, lëvizim tani!

Laert Pasha: Po ku do takohemi?

Qytetari – Ja mo, matanë! Do më shikosh mua ti? Ec mbrapa meje ti, eh…

Laert Pasha: Mirë! Ik pastaj!

Qytetari: Hej, hë, mo! Ja tek kjo pjesa ktu o, vari leshtë!

Laert Pasha: Hë!

Qytetari: Se do na marrin me dylbi andej, hë..!

Laert Pasha: Jo mo, hajd’ vemi atje!

Qytetari: Unë thashë, ktu nga mbrapa mo, tek kjo pjesa ktu, po prapë ka, dukesh aty. Hap sytë aty! Hajde t’i numëroj unë!

Laert Pasha: Mos m’i numëro! Sa janë aty?

Qytetari: Ore 2000 janë, o vlla!

 

Laert Pasha: 2000 t’i jap të gjitha Sajmirit, vetëm?

Qytetari: Unë të thashë, të tjerat i kam këtu. 2 milionë. Po mbaroje atë thuaj, e kaq! Dakord, hë? Mbaroje atë-thuaj, që të marrësh të tjerat tani mbasdite! Kaq di unë! Në rregull, hë?

Laert Pasha: Po do mbaroj ai me shefen të gjitha këto, domethënë. Se mos mendon, se janë të tijat të gjitha këto.

Qytetari: Ku ja..?

Laert Pasha: Sajmiri!

Qytetari: Ore thuaj “kemi dhe 2 milionë akoma për të marrë,- thuaj”. Kaq, o burrë!

Laert Pasha: Në rregull!

Qytetari: Në rregull, hë?

Laert Pasha: Mirë!

Qytetari: Edhe mos të mërzitet për këtë, për kaq gjë, o vëlla!

Laert Pasha: Mirë!

Qytetari: Ndaj u prish shefja, që vajti i dhe Sajmirit kaq, tha 1 mijë dhe tani 1 mijë do thotë ajo, ça, ça janë kto? Më kupton? Mirë vlla!

Laert Pasha: Ika!

Qytetari: Ok! Hajde!

Etiketa: arrestimKadastraSaranda

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen 2 vëllezër. Ja çfarë iu gjet pas kontrollit

09:40 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

11:49 : 04/06/2025
AKTUALITET

Falsifikimi i markave të veshjeve luksoze, arrestohet edhe djali i ish-kandidatit të PD

11:27 : 04/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, pranga dy “skifterëve” në Tiranë! PAMJET

09:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Mashtrim me call center/ Arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

09:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Me 9 kg kokainë të pastër në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Zvicër

16:25 : 02/06/2025
Para
Marrë nga "Instagram"

E rëndë/ Reperi shqiptar filmon veten duke rrahur një person (Video virale)

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com