Një person i shumëkërkuar u arrestua nga Policia në Vlorë me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
I arrestuari është shtetasi Kastriot Dervishaj, 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.