• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

”Qasje në veprimtari publike”/ OSBE dhe OKB deklaratë kritike për lirinë e shtypit në Shqipëri

12:01 : 03/05/2022
në AKTUALITET

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Vincenzo Del Monaco dhe Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në vendin tonë, Fiona McCluney, kanë bërë një deklaratë të përbashkët.

Theksohet se gazetarëve duhet t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, përfshi edhe fushatat zgjedhore. OSBE dhe OKB iu referohen këtu fenomenit të njohur si “kasetat”, i cili vijon edhe ditët e sotme. Shembulli tipik i kësaj është kryeministri Edi Rama, i cili gjithë aktivitetet e tij publike i xhiron dhe transmeton vetë përmes kanalit të tij ERTV.

Në deklaratë thuhet se, “mediet e pavarura, të lira dhe pluraliste qëndrojnë në qendër të qeverisjes së mirë dhe të shtetit të së drejtës. Ato kontribuojnë në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies, promovimin e pjesëmarrjes në ligjërimin publik dhe politik, dhe nxitin proceset demokratike. 3 Maji shërben për t’u rikujtuar qeverive se sa e nevojshme është që ata të respektojnë angazhimin e tyre për lirinë e shtypit”.

“Siç theksohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit “ne vendosim në qendër të vëmendjes punën thelbësore të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias, që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga ata në pushtet, shpesh duke vënë në rrezik të veten e tyre. (…) Pa lirinë e shtypit, nuk ka shoqëri të vërteta demokratike. Pa lirinë e shtypit, nuk ka liri”, thuhet në deklaratë.

“Këtë vit, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, me temën “Gazetaria nën rrethimin dixhital”, vë në pah mënyrat e shumta se si gazetaria rrezikohet nga mbikëqyrja dhe sulmet e ndërmjetësuara në formë digjitale ndaj gazetarëve, si dhe pasojat që kjo sjell te besimi i publikut në komunikimet digjitale. Epoka digjitale ka krijuar një mjedis me zhvillim të shpejtë, i cili, ndërsa nga njëra anë ka demokratizuar qasjen në informacion dhe ka rritur shkëmbimet përtej kufijve, nga ana tjetër ka ndikuar në të drejtën e privatësisë dhe në shumë rrethana i ka vënë punonjësit e medias dhe burimet e tyre akoma më në rrezik për t’u shenjëstruar, ngacmuar dhe sulmuar – për shembull, për shkak të ruajtjes së të dhënave, spyware-ve dhe mbikëqyrjes digjitale”, vijon deklarata.

Lexo edhe:

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

“Në mesin e kërcënimeve në rritje për sigurinë tonë të përbashkët dhe një pandemie globale, ne varemi më shumë se kurrë nga gazetaria e pavarur, e bazuar në fakte dhe e besueshme, si një busull për të lundruar në oqeanin e informacionit, keqinformimit, dezinformimit, lajmeve të rreme dhe propagandës. Në mbarë botën, kjo ditë shërben si një kujtesë për qeveritë dhe udhëheqësit për nevojën për të respektuar lirinë e shtypit. Ajo është gjithashtu një mundësi për profesionistët e medias që të reflektojnë mbi etikën profesionale”, tha ambasadori Del Monaco.

“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara në Shqipëri dëshirojnë të nderojnë punën thelbësore të gazetarëve dhe profesionistëve të medias. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj kauzës së lirisë së medias në vend, si një kauzë e domosdoshme për ndërtimin e institucioneve dhe shoqërive të forta e të qëndrueshme”, thuhet më tej në deklaratë.

”Në kontekstin e Shqipërisë, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rëndësinë e mesazheve të mëposhtme: Të mbrohen profesionistët e medias dhe gazetarët nga dhuna, frikësimi dhe ngacmimi, si në internet ashtu edhe jashtë tij, dhe t’u jepet qasje në veprimtaritë publike, edhe gjatë fushatave zgjedhore; Të sigurohen kontrata të duhura pune për profesionistët e medias dhe gazetarët, qasje më e mirë në informacion, liria e shprehjes dhe rritja e profesionalizmit; Të forcohen përpjekjet për të garantuar pluralizmin e medias, kufizimin e përqendrimit të pronësisë së medias dhe të nxitet vetërregullimi i medias si alternativë shumë më e mirë se sa rregullimi nga ana e qeverisë.”

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993.

Etiketa: mediaOKBosbeqasjeveprimtari

Lajme të lidhura

BOTA

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

17:48 : 22/10/2025
BOTA

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

18:49 : 20/10/2025
BOTA

Misioni paqeruajtës në Gaza, Egjipti kërkon një rezolutë të shpejtë të OKB-së

13:57 : 20/10/2025
BOTA

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

22:08 : 15/10/2025
BOTA

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

18:45 : 15/10/2025
BOLD BLOG

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025
Para

Papa kërkon të udhëtojë drejt Rusisë, vjen reagimi i Moskës

TË GJITHA

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025

Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

17:37 : 31/10/2025

Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një rival politik me shpirt liberal dhe kulturë të rrallë

17:28 : 31/10/2025

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com