• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Largimi i trurit, mjekëve dhe infermierëve nga vendi, dramë që duhet të ndalet sa më parë

11:55 : 28/04/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” doktorin e shquar neurokirurg Gentian Toshkëzi: “Me mirënjohje ndaj përkushtimit të tij fisnik si doktor humanist të dhënë gjatë pandemisë COVID-19 si për vendlindjen e tij: Shqipërinë, ashtu edhe për vendbanimin e tij aktual: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u vlerësua si mjeku më i mirë i vitit 2020 në shtetin e Pensilvani.

Në vlerësim të arritjeve të larta të shënuara si mjek jashtë atdheut, duke na bërë krenarë për lartësimin që i bën Shqipërisë, si dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm mjekësor dhe shkencor.”.

Në ceremoninë e veçantë të organizuar me këtë rast, ku merrnin pjesë edhe personalitete të shquara të mjekësisë shqiptare, Presidenti Meta u shpreh:  “Është kënaqësi të vlerësojmë një mjek të shquar shqiptar, neurokirurgun Gentian Toshkëzi.

Doktor Toshkëzi, i cili shkëlqen me profesionalizmin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, punon prej 14 vitesh, në Departamentin e Neuro-Shkencës të Jefferson Torresdale Hospital.  Për punën e dalluar në këtë spital, gjatë pandemisë Covid-19, ai u vlerësua me çmimin e madh ‘Doktori më i mirë amerikan, Top neurokirurg 2020’, nga shteti i Pensilvanisë.

Me specializime dhe trajnime të shumta në Tiranë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara, ai ka shpalosur kudo aftësitë e tij, në shërbim të pacientëve.

Lexo edhe:

Nga divorci me Kryemadhin, lobimi i LSI deri tek kartat bankare, zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

Doktor Toshkëzi është pjesëtar i denjë i disa akademive dhe kongreseve neurologjike si Akademia Amerikane e Kirurgëve Neurologë, Kongresi i Kirurgëve Neurologë; Shoqëria e Neurokirurgjisë në Gjuhën Franceze, etj.

Doktor Toshkëzi ia ka kushtuar të gjithë jetën e tij misionit fisnik të mjekut, duke dhënë kontributin e tij mjekësor dhe shkencor, përmes pjesëmarrjes dhe organizimeve të konsultave shkencore, përmes qindra publikimeve prestigjioze dhe artikujve shkencorë, si edhe duke qenë pjesë e ekipit të profesionistëve në Institutin Vickie dhe Jack Farber për Neuroshkencën.

Doktor Toshkëzi bashkëpunon me mjekë e specialistë nga të gjitha fushat e Neuro-Shkencës, duke pasur në fokus pacientin dhe një shërbim sa më të mirë ndaj njerëzve me nevoja shëndetësore. Ai dha kontributin e tij edhe gjatë pandemisë, përmes ekraneve televizive shqiptare, shprehu opinionin dhe këshillat e tij.

Krenar për vendlindjen e tij, ai e ka ngritur Shqipërinë lart edhe përtej oqeanit, përmes punës dhe profesionalizmit të dalluar.  Doktor Toshkëzi na ka bërë të gjithëve krenarë, për lartësimin që i ka bërë vendit tonë, për arritjet e tij dhe vlerësimet e shumta, që ai merr në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mbi të gjitha për vlerësimet që merr nga pacientët, që janë edhe fokusi i punës së çdo mjeku.

Ne krenohemi me Doktor Toshkëzin, e të gjithë ata mjekë e bluza të bardha shqiptare, që shkëlqejnë me aftësitë e tyre, në vende të ndryshme në botë, ku ata punojnë e jetojnë.

Ata janë ambasadorë më të mirë të vlerave më të larta profesionale shqiptare, duke i shërbyer me përkushtim mbrojtjes së jetës dhe shëndetit. Sakrificat e tyre janë të shumta, duke u përballur me sfidat e punës së përditshme, por edhe ato globale, siç ishte edhe pandemia Covid-19, ku shumë mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë sakrifikuan edhe jetën e tyre në mbrojtje e shërbim të njerëzve.

Për fat të keq, largimi i trurit, i intelektualëve, i mjekëve dhe infermierëve nga vendi, është një dramë dhe plagë e madhe, që duhet ndalur sa më parë, duke krijuar kushte më të mira pune dhe motivimi, si dhe mundësi të shumta për zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional në vendin tonë.

Një shoqëri e shëndetshme është ajo, që kujdeset për njerëzit në nevojë dhe sidomos për ata, që u shërbejnë këtyre njerëzve në nevojë. Ndaj ne ju jemi mirënjohës të gjithë bluzave të bardha, që ndër vite, vazhdojnë plot përkushtim të mbrojnë shëndetin publik.

I jemi mirënjohës dhe Doktor Gentit, që e përfaqëson denjësisht vendin tonë në SHBA dhe kudo ku ai, jep kontributin e tij.

Etiketa: doktoretikja e truritMeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga divorci me Kryemadhin, lobimi i LSI deri tek kartat bankare, zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO

17:49 : 27/06/2025
Teknologji

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

17:37 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

GJKKO e la në qeli, Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji, akuzat formulohen nga “Rilindja”

15:44 : 26/06/2025
AKTUALITET

Meta: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik, ja pse i refuzova

20:00 : 24/06/2025
AKTUALITET

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

14:05 : 21/06/2025
Para

Rozana Radi në mbështetje të Beatrix pasi u bullizua në rrjet, ja çfarë e këshillon të bëjë

TË GJITHA

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

11:35 : 29/06/2025

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

11:29 : 29/06/2025

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025

Kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

11:16 : 29/06/2025

Interi ka nevojë të mbulojë shpenzimet, Asllani kryeson listën e largimeve

11:05 : 29/06/2025

Autor i tetë vjedhjeve të biçikletave në Durrës, arrestohet 36-vjeçari

10:54 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com